• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohen identitetet e pafundme që kishte Admir Murataj dhe vendi ku i merrte makinat

17:15 : 12/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Admir Murataj, apo i ashtuquajturi – njeriu me 13 identitete, po del që kishte bashkëpunëtorë të ngushtë në Kosovë. 40-vjeçari që asnjëherë nuk ra në duar të policisë shqiptare, e për vite ishte në kërkim ndërkombëtar, dyshohet se për një kohë u strehua në Kosovë, teksa për të hetuar këtë janë mobilizuar policitë e të dy shteteve.

Gazeta Express ka konfirmuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë se Murataj, që qëndron prapa vjedhjeve milionëshe, mjetet që i kishte përdorur gjatë aksioneve të vitit 2015, i kishte marrë nga Kosova

Arlena Krivenjeva

40-vjeçari Admir Murataj që mbeti i vrarë në aksionin e para pak ditëve në aeroportin e Rinasit në Tiranë, kur një grup i organizuar mirë vodhën 10 milionë euro, përveç se njihet mirë në Greqi e Shqipëri, është i njohur edhe për autoritetet në Kosovë.

Murataj lidhjet në Kosovë i kishte prej vitesh, e ndërkaq dje, ka filluar hetimi për të parë lidhjen me shtetin kosovar edhe për vjedhjen e fundit të 10 milionëve.

Lexo edhe:

Broja ende pa ekip, ja destinacioni më i mundshëm për sulmusin kuqezi

Aksident në Dimal, plagosen 2 fëmijë të mitur

Organet e rendit në Kosovë e Shqipëri për ta vënë atë nën pranga kanë filluar bashkëpunimin që nga viti 2015. Dyshimet e organeve të hetuesisë ishin pas grabitjeve që kishin ndodhur atë vit në shtetin shqiptar.

Bëhet fjalë për dy grabitje, njëra që kishte ndodhur në 13 shkurt të vitit 2015, e njohur si grabitja në tunelin e bankës.

“Grabitja në tunelin e bankës, më 13 shkurt 2015 gjatë transferimit nga Union Bank për në Raiffeisen Bank, në Vjenë, Austri nga Rinasi të 900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanikë dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese me peshë totale 49.80 kilogramë”, ndërkaq tjetra, që kishte ndodhur në dhjetor të atij viti.

“Grabitja në Qafë Kashar më 3 dhjetor 2015 gjatë transferimit nga Credins Bank për në Raiffeisen, në Vjenë, Austri nga Rinasi të 1 800 000 Paund Britanikë, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë.

Gazeta Express ka marrë konfirmimin nga Prokuroria e Përgjithshme në Shqipëri se atë vit për në Kosovë është dërguar një letërporosi për të identifikuar pronësinë e mjeteve që ishin përdorur për realizimin e këtyre dy grabitjeve.

“Në kuadër të hetimeve për grabitjet e vitit 2015, nga Prokuroria në Shqipëri është dërguar letër porosi për identifikimin e pronësisë mbi mjetet që ishin përdorur për realizimin e grabitjeve”, ka bërë të ditur, këshilltari për media i kryeprokurorit të përgjithshëm të Shqipërisë, Denion Ndrenika.

Ndrenika ka bërë të ditur se hetimet kanë rezultuar se bëhej fjalë për mjete që ishin marrë nga Kosova.

“Mjetet rezultonin se ishin marrë nga Kosova”, thotë ai.

Tutje, ai shtoi se atë vit ishin pyetur disa shtetas të Kosovës për këto mjete, nga kush i kishin blerë dhe kujt ia kishin shitur.

“Janë pyetur disa shtetas në Kosovë në lidhje me mjetet se nga i kanë blerë dhe kujt ia kanë shitur. Kjo ka qenë rruga juridike e marrë nga Kosova”, thotë këshilltari i kryeprokurores së Shqipërisë Arta Markut.

Përveç dy vjedhjeve të vitit 2015, Murataj po kërkohej edhe për një tjetër vjedhje të kryer në vitin 2017.

“Grabitja pranë universitetit “Epoka”, më 9 shkurt 2017 gjatë transferimit nga BKT për në Rinas, të 2 400 000 Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanikë, 85 000 Franga Zvicerane, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë”.

Admir Nikaj që më vonë do të ndërronte mbiemrin në Murataj nuk u dënua në Shqipëri, por ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërkaq akuzohej për veprat penale, “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”.

Express pas raportimeve në mediat shqiptare për lidhjen e 40-vjeçarit me Kosovën ka arritur të konfirmojë nga drejtori i Policisë, Rashit Qalaj se tashmë policia vendore është duke hetuar për të.

Dyshimet janë se Admir Murataj është strehuar në ndonjë qytet të Kosovës, teksa flitet se i njëjti për t’i ikur identifikimit kishte kryer edhe disa operacione plastike.

Nga aksioni spektakolar i organizuar nga disa persona të armatosur, e që mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore, vetëm një gjë u shkoi keq hajnave. Ishte vrasja e Admir Murataj me një plumb në mes të kokës si dhe një veturë e djegur pranë skenës së krimit që lanë gjurmët e vetme nga grabitja.

Njeriu i padukshëm për policinë greke e shqiptare është autori i një prej vjedhjeve më spektakolare të bëra në Shqipëri dhe në botë, me plot 10 milionë euro.

Lajme të lidhura

SPORT

Broja ende pa ekip, ja destinacioni më i mundshëm për sulmusin kuqezi

18:47 : 23/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Dimal, plagosen 2 fëmijë të mitur

18:42 : 23/07/2025
BOTA

VIDEO/ Avioni rrëzohet në mes të autostradës në Itali, humbin jetën dy persona

18:35 : 23/07/2025
AKTUALITET

SPAK e mori të pandehur/ Avokatët e Veliajt: Arrestimi i paarsyeshëm, pa asnjë provë

18:33 : 23/07/2025
SPORT

E ardhmja e Kumbullës, Roma merr vendimin përfundimtar për mbrojtësin shqiptar

18:25 : 23/07/2025
AKTUALITET

GJKKO jep vendimin për dosjen e tenderave/ Dënohet ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe 3 të tjerë

18:21 : 23/07/2025
Para

(VIDEO) Truproja i Arta Markut dhunon gazetarin, publikohen pamjet

TË GJITHA

Broja ende pa ekip, ja destinacioni më i mundshëm për sulmusin kuqezi

18:47 : 23/07/2025

Aksident në Dimal, plagosen 2 fëmijë të mitur

18:42 : 23/07/2025

VIDEO/ Avioni rrëzohet në mes të autostradës në Itali, humbin jetën dy persona

18:35 : 23/07/2025

SPAK e mori të pandehur/ Avokatët e Veliajt: Arrestimi i paarsyeshëm, pa asnjë provë

18:33 : 23/07/2025

E ardhmja e Kumbullës, Roma merr vendimin përfundimtar për mbrojtësin shqiptar

18:25 : 23/07/2025

GJKKO jep vendimin për dosjen e tenderave/ Dënohet ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe 3 të tjerë

18:21 : 23/07/2025

Dorëheqja e Skënder Gegës te Partizani, ja kush do ta drejtojë skuadrën

18:12 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com