• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshimet/ Tender 1 mln USD për “Sinteza”. Sërish hija e “shefit të madh”

10:30 : 11/04/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një valë dorëheqjesh është shënuar muajt e fundit në administratën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për shkak të refuzimit për të qenë pjese e njësive tenderuese, në procedura të dyshimta prokurimi publik, të zhvilluara nga ky institucion.

AKSHI është një prej institucioneve që prokuror miliarda lekë çdo vit. Në periudhën 2015-2019, Agjencia ka prokuruar rreth 40 milionë dollarë, sipas “spendingdata.al”. Në këto vlera të mëdha nuk janë të përfshira disa tendera të zhvilluara së fundmi, ku vetëm një kompani, ‘Sinteza & Co” ka fituar rreth 3 milionë USD në periudhën janar-shkurt 2019.

Burime konfidenciale nga zyrat e AKSHI-t deklaruan për “Boldnews.al” se zyrtarë të ndryshëm të këtij institucioni janë larguar me dorëheqje “të imponuar”, për shkak se nuk kanë pranuar që të zbatojnë “orientimet” e drejtuesve të institucionit për të përgatitur tenderat që favorizojnë kompani të caktuara.

Të njëjtat burime deklarojnë se AKSHI, për të mbuluar praktika të dyshuara si abuzive, ka nisur të aplikojë tendera me “mbulesë” Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), institucion ky që aplikon “procedura sekrete” tenderimi. Disa tendera të organizuar nga AKSHI, të fituar nga disa kompani me lidhje të forta me zyrtarë shumë të lartë shtetërorë, janë nën verifikim gazetaresk nga ana e “Boldnews.al”.

Lexo edhe:

Temperaturat e larta në Francë/ Masa për të përballuar situatën, ndalohet shitja dhe konsumi i alkoolit

Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

Një praktikë, me dyshime të forta për abuzime nga zyrtarët e AKSHI-t, është zhvilluar së fundmi.

Një kompani e rëndësishme e pajisjeve teknologjike në tregun shqiptar fiton në Shkurt 2019 një tender rreth 1 milion dollarë të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Por kompania fituese, në mënyrë të papritur, vendos të tërhiqet nga ofrimi i shërbimit të tenderuar, duke hequr dorë në këtë mënyrë nga përfitimi i fondeve publike.

Rrjedhimisht, fitues shpallet kompania “Sinteza & Co”, e renditur e dyta në këtë tender dhe që kishte dhënë një ofertë më të larta financiare se e para.

Indicja për këtë zhvillim mbërriti në redaksinë e “Boldnews.al” nga një denoncim prej një personi që u vetë-deklarua si punonjës i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Denoncuesi, megjithë këmbënguljen e redaksisë, nuk pranoi të identifikohej, pasi “rrezikonte të humbiste vendin e punës”.

Gjithësesi, ky person kishte vendosur që t’i drejtohej “Boldnews.al”, pas publikimit të një artikulli disa ditë më parë, në bazë të të cilave hidheshin dyshime mbi disa praktika të ndjekura nga “Posta Shqiptare”, në bazë të cilave kompania ‘Sinteza & Co” ishte shpallur fituese në dy tendera të zhvilluar në vitin 2018, me vlerë totale rreth 1 milion dollarë.

“Denoncuesi” nga AKSHI pretendon se titullarët e institucionit orientojnë grupet e tenderave për të hartuar specifikime teknike që shkojnë në favor të ‘Sinteza & Co”. Sipas tij, orientimi i drejtuesve është që “kjo kompani duhet të shpallet fituese në tendera, pasi përfaqësuesit e saj prezantohen si “mëkëmbës” të një politikani shumë të lartë shtetëror, i cili i mban lidhjet me kompaninë nëpërmjet një familjari të tij me shtetësi të huaj. Ky politikan i madh ka nevojë për shuma parash, pasi është kohë fushate zgjedhore”.

Ky pretendim është thuajse identik me atë që prezantoi pak ditë më parë një punonjës i ‘Posta Shqiptare”. Të dy këta persona, “burime denoncues”, në mënyrë të pavarur me njëri-tjetrin, prezantojnë të njëjtat lidhje të “Sinteza & Co” me politikanin e lartë dhe familjarin e tij.

Të dy persona përmendin të njëjtin emër politikani, por që “Boldnews.al” nuk merr përsipër publikimin e tij, përsa kohë dy “denoncuesit” nuk kanë pranuar ta deklarojnë publikisht informacionin, emrat e përfshirë, si edhe lidhje të mundshme të tyre me kompaninë “Sinteza & Co”.

Gjithësesi, “Boldnews.al” kreu verifikimet e saj lidhur me procedurën e prokurimit publik, të zhvilluar nga AKSHI në Shkurt 2019.

Informacioni i denoncuesit rezultoi i saktë përsa i përket fituesit dhe faktit që kompania e renditur e para në tenderin rreth 1 milion dollarë ishte tërhequr nga nënshkrimi i kontratës.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike nr. 6, dt. 11 Shkurt 2019, është publikuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftimi i formularit të fituesit të tenderit të shpallur në Nëntor 2018, për “Blerje pajisje elektronike dhe softe informatike”.

Në bazë të dokumentave publike, rezulton se fitues i tenderit është shpallur kompania “Infosoft”, e cila ofronte shërbimin e kërkuar nga AKSHI për vlerën e 103 milionë lekë të reja.

Por, siç rezulton në dokumentat zyrtarë, kompania ‘Infosoft”, megjithëse është renditur e para në këtë tender, “ka tërhequr ofertën ekonomike”.

Rrjedhimisht, është shpallur fitues kompania e renditur e dyta, ‘Sinteza & Co”, e cila ka ofruar shërbimin e kërkuar nga AKSHI për një vlerë më të lartë, 104 milionë lekë të reja.

Nga verifikimi i mëtejshëm në Buletinin e Prokurimit Publik, rezulton se ‘Sinteza & Co” është fituese edhe në një tjetër tender të zhvilluar nga AKSHI, në Janar 2019, me vlerë rreth 1.8 milionë dollarë.

Në këtë tender të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, “Sinteza..” është shpallur fituese e procedurës “Për përmirësimin e Sistemit të Informacionit Parauniversitar” së bashku me një kompani tjetër.

Në këtë rast të dytë, bashkimi i operatorëve “ATD” dhe “Sinteza” janë shpallur fitues, pasi kanë paraqitur ofertën më të ulët, krahasuar me pjesëmarrësit e tjerë

Lajme të lidhura

BOTA

Temperaturat e larta në Francë/ Masa për të përballuar situatën, ndalohet shitja dhe konsumi i alkoolit

09:57 : 26/06/2026
SPORT

Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

09:34 : 26/06/2026
BOTA

Si e zhytën tërmetet Venezuelën në një makth?

09:27 : 26/06/2026
BOTA

Sulmi ndaj anijes së mallrave, OKB pezullon planin e evakuimit në Ngushticën e Hormuzit

09:26 : 26/06/2026
AKTUALITET

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

09:17 : 26/06/2026
AKTUALITET

Përplasje me armë zjarri në Shkodër, dy të arrestuar, një në kërkim /EMRAT

09:05 : 26/06/2026
Para

“1 mandat 300 mijë euro”, hapet ankandi para Kuvendit

TË GJITHA

Temperaturat e larta në Francë/ Masa për të përballuar situatën, ndalohet shitja dhe konsumi i alkoolit

09:57 : 26/06/2026

Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

09:34 : 26/06/2026

Si e zhytën tërmetet Venezuelën në një makth?

09:27 : 26/06/2026

Sulmi ndaj anijes së mallrave, OKB pezullon planin e evakuimit në Ngushticën e Hormuzit

09:26 : 26/06/2026

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

09:17 : 26/06/2026

Përplasje me armë zjarri në Shkodër, dy të arrestuar, një në kërkim /EMRAT

09:05 : 26/06/2026

Fyerje, diskriminim e dhunë, muslimanët si viktimë e racizmit në Gjermani

08:57 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet