• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzoi komisioneren për ndërhyrje, shkarkohet kryeprokurori i Sarandës…

10:11 : 09/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra drejtuesne Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademit.

Në përfundim të seancës, prokurori ka bërë replika me trupi gjykues, duke u shprehur se “kjo nuk mbaron këtu, do përballemi sërish bashkë. Po nuk të futa në burg, mbaje mend”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për pasurinë e drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademin, si dhe e akuzoi për deklarim të rremë, në lidhje me njohjen e dy personave me precedentë penal.

Nga ana tjetër, prokurori mohoi gjetjet e KPK-së, ndërsa e nisi mbrojtjen e tij, duke hedhur dyshime se mund të jenë ndikuar në hetimin e tyre nga një person i dënuar për trafik narkotikësh.

“Kam informacione nga publiku, se një person i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, i cili ka një të afërm në KPK, ka ndikuar në hetim, në mënyrë që të më dëmtojë”, tha Ademi dhe më pas, vazhdoi me kërkesat dhe mbrojtjen e tij. Ndërkohë, KPK, në fillim të seancës, bëri të ditur se hetimi për prokurorin ishte mbyllur vetëm në dy kritere, atë të pasurisë dhe aftësive profesionale.

Lexo edhe:

Elon Musk pendohet për përplasjen me Trump: Disa nga postimet e mia ishin të tepërta

“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian

Në lidhje me kriterin e pasurisë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), ka dorëzuar raport negativ për prokurorin, duke konstatuar deklarim të rremë, fshehje të pasurisë dhe gjendje në kushtet e konfliktit të interesit, sa i takon marrjes me qira të një prone për 99 vite. Ndërkohë, nga hetimi i Komisionit, janë konstatuar pasaktësi lidhur me deklarimin për apartamentin me sipërfaqe 130 metra katrorë në Vlorë, të blerë në vitin 2012 në vlerën 45 mijë dollarëve, shkruan Reporter.al.

Nga hetimi, janë evidentuar paqartësi edhe për një apartament ku ka jetuar në vitin 2003. Sipas komisionit, subjekti e ka porositur verbalisht këtë apartament në vitin 2002 dhe është tërhequr në vitin 2003. Më tej, relatorja tha se prokurori ka deklaruar në deklaratën veting shpenzime në vlerën e 800 mijë lekëve për mobilie, ndërsa në deklarimin e vitit 2005 shuma është deklaruar 500 mijë lekë.

Problem është konstatuar edhe në blerjen e 2 makinave, shpenzimet për të cilat nuk arrinte t’i justifikonte. Sa i përket vlerësimit profesional, është konstatuar se nuk ka problematika me aftësitë profesionale dhe organizative. Por, në lidhje me etikën janë evidentuar dëshmi të rreme për njohjen dhe kontaktin me dy persona të proceduar penalisht.

“Në lidhje me shtetasin F.D., u konstatua se për të në vitin 2011, është regjistruar procedimi penal për armëmbajtje pa leje. Hetimi është marrë nga subjekti dhe nga numri i telefonit të tij, është lënë takim me personin F.D., por nga pyetja që i ka bërë komisioni, subjekti ka mohuar njohjen me të. Kështu, duket se subjekti ka pasur njohje me këtë person dhe pavarësisht kësaj, ka marrë në dorë hetimet e çështjes ndaj tij. Duket se subjekti nuk ka deklaruar fakte të vërteta në lidhje me njohjen”, tha relatorja për njërin nga rastet.

Ademi e ka filluar karrierën në vitin 1998 si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Vlorës. Ai është emëruar prokuror me datë 5 korrik 2004 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Në vitin 2015 ai është promovuar si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Edison Ademi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Etiketa: ademikpkperplasja

Lajme të lidhura

BOTA

Elon Musk pendohet për përplasjen me Trump: Disa nga postimet e mia ishin të tepërta

10:17 : 11/06/2025
AKTUALITET

“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian

09:32 : 11/06/2025
AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

Operacioni “URA”, gazetarja: Troplinët u përplasen me Dakon për listën e hapur të PS-së

22:35 : 26/05/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

I fundit i Çapjave – Saga e vrasjeve të Elbasanit

21:17 : 18/05/2025
Para

Superskandali/ Policia përdor gaz lotësjellës te “Bregu i Lumit”(VIDEO)

TË GJITHA

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

20:58 : 14/06/2025

Itali/ Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

20:27 : 14/06/2025

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim për kartonin e tij

20:17 : 14/06/2025

Trump dhe Putin, 50 minuta në bisedë telefonike për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

20:01 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com