Sondazhi i IPR Marketing, prezantuar disa ditë më parë në RTV Ora, ka përplasur aktorin Laert Vasili dhe gazetarin Bledian koka në studion e emisionit “360 Gradë” .
Pjesë nga debati:
Vasili: Duhet të jemi të kujdesshëm me deklaratat sepse na dëgjon populli. Në çfarëdolloj televizioni po të shihni në të gjitha tubimet e të majtës do shihni njerëz jashtëzakonisht të grumbulluar. Shihni në protestat e opozitës.
Koka: Ore seriozisht e ke ti?
Vasili: Po po seriozisht e kam. E ke tek sondazhi që u bë para një jave, e tregon të majtën … Ju mendoni se në opozitë do të bëhet një aleancë midis të majtës dhe të djathtës, por e keni shumë gabim. Do kesh të majtën e bashkuar.
Koka: Mitingje si të Edi Ramës paralelisht bënte Erdogan dhe e patë çfarë rezultati mori. E bëjmë debatin ndryshe a kanë bazë akuzat e opozitës për korrupsion.
Vasili: Bëni referendum. Shihni vendet Skandinave.
Koka: Arsyeja pse Rama nuk i jep përgjigje Biberajt në shkrimin e tij është sepse Rama ka dështuar të reformojë një sistem ekonomik.