• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Autogoli” i Blendi Gonxhes/ Forcohen dyshimet për korrupsion te Targat

13:05 : 08/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një ditë pasi një punonjës e akuzoi Drejtorin e Patentave, Blendi Gonxhe, se po përfiton 400 milionë lekë të vjetra në muaj nëpërmjet korrupsionit, ish-zëvendësi i Ramës ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrë indirekte.

Në profilin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në rrjetin social “Facebook”, Blendi Gonxhe ka postuar një “risi” në dhënien e “targave të veçanta”.

Sipas informacionit publik, cilido person që kërkon targa të veçanta, duhet të paguajë një çmim më të lartë se sa normalja.

Sipas postimit të Gonxhes, kjo nismë është ndërmarrë për të shmangur korrupsionin, si edhe për të mbushur arkën e Drejtorisë së tij.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

Kjo nismë nuk është një zgjidhje origjinale. Ajo aplikohet në shumë vende të botës dhe, natyrisht, kushdo që kërkon diçka “luksoze”, duhet të paguajë më tepër.

Por Gonxhe, këtë sipërmarrje të re, e shoqëron me disa dyshime për paraardhësit e tij.

Alo Drejtor!

1
2
3

Është një kolazh fotove që shoqëron postimin e Gonxhes, duke aluduar se, para tij, “targat e veçanta” merreshin vetëm nëse telefonoje drejtorin. Blendi Gonxhe nuk jep asnjë të dhënë se cili drejtor paraardhës u jepte “zgjidhje” kërkesave në këtë mënyrë.

Ai vijon më tej: “Sistemi i ri, pa mik, pa drejtor…. lekët në arkën e Drejtorisë”, qartësisht duke aluduar se paraardhësit e tij i “zgjidhin” kërkesat e veçanta nëpërmjet korrupsionit.

4

Deri këtu, Gonxhe sillet si një qytetar i thjeshtë, i cili dyshon se procesi i dhënies së targave është bazuar në korrupsion.

Por, Blendi Gonxhe, nuk është një qytetar i thjeshtë. Ai sot është Drejtor i Përgjithshëm i Targave dhe ka detyrimin funksional që të kallëzojë penalisht çdo vartës apo ish-drejtor të përfshirë në veprime korruptive.

Në postimin zyrtar në “Facebook”, drejtori Gonxhe duket i bindur që, jo ai, por paraardhësit e tij kanë bërë korrupsion.

Por, Gonxhe nuk jep asnjë të dhënë se sa kallëzime penale ka bërë ai për paraardhësit e tij. Gjithashtu, ai nuk jep të dhëna se sa ishte shuma e parave që kanë marrë paraardhësit e tij për të dhënë këto “targa të veçanta”.

Pa u dhënë përgjigje këtyre pikëpyetjeve, Gonxhja, nuk ndryshon, as më shumë e as më pak se sa punonjësi i tij, i cili e akuzon se fiton 400 milionë lekë korrupsion në muaj.

Gonxhja akuzon paraardhësit, vartësi i tij akuzon Gonxhen! Atëherë, pse u dashka të besohet Gonxhja për ish-drejtorët dhe të mos besohet vartësi i tij (anonim) për korrupsionin e Gonxhes?!?!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025
BOTA

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025
AKTUALITET

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025
BOTA

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025
AKTUALITET

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025
BOTA

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025
Para

Parashikimet për Eurovision/ Jonida Maliqi renditet e ... (FOTO)

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com