• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Laçi nuk mund të jetë Korleone

14:34 : 07/04/2019
në BOLD BLOG

Nga Elton Laska

Prej kohës kur portalet e rrjetet sociale filluan të kthehen në burimin tonë kryesor të informacionit, gjithnjë e më shumë, titujt bombastike i zënë vendin lajmit korrekt.

Sa herë ndodh që në Itali apo dhe në Shqipëri realizohet ndonjë grabitje ose vjedhje e rastit, që grabitësit ose hajdutët të jenë nga Kurbini ose Mirdita, titulli i lajmit dhe hyrja e tij në portale, nis me fjalën “Skifter”.
Është një aktor humori që ngriti mitin e skifterit laçjan në Shqipëri e për fat të keq, jo pak të rinj të këtij rrethi, sot e kanë për krenari të identifikohen me kete emërtim, pasi fama e momentit, rrjetet sociale dhe euforia e rinisë, nuk gjykojnë shumë për dëmin që i bëjnë vetes, bashkëmoshatarëve të tyre e mbi të gjitha familjes.
Për shumë të rinj në qytetin tim, të jesh skifter është kthyer në modë, pikërisht nga fama që i dha personazhit të skifterit ai aktor, që asnjë herë gjeti rastin të thoshte që ky rol është në kuadër të humorit dhe nuk përfaqëson rininë kurbinase, trevës fisnike që aq shumë i dha Shqipërisë.

Në Shqipëri, kufiri mes botës së “vipave” e paligjshmërisë, është bërë i padukshëm dhe pasojat do jenë fatale për shoqërinë tonë.
Per fat te keq, portalet “eksitohen” nga klikimet, kur shkruajnë për skiftera laçjan, që bredhin me makina luksoze dhe shoqërohen me vajzat e show bizit, por pa e kuptuar se kesisoj po i vënë damkën një qyteti të tërë.

Lexo edhe:

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

Nëse nuk je skifter, nëse nuk vishesh me firmato, nëse ke bërë 17 vjeç dhe nuk ke Benz, BMW, apo Audi, për shumë të rinj konsiderohet dështim e për këtë mentalitet, edhe mediat kanë një pjesë të fajit.

Skifterat nuk janë një fenomen i panjohur për ne kurbinasit, dikush e ka nisur atë rrugë nga halli e dikush nga etja për pasurim të shpejtë, por me bindje të plotë ju them se kjo kategori në Kurbin, por edhe në Mirditë e Lezhë, është në minorancë.

Tranzicioni i stërzgjatur i Shqipërisë, më shumë se kudo, është ndjerë në qytete si Kurbini, ku uzina mbante ekonominë e qytetit dhe mbyllja e saj, solli pasoja fatale në ekonominë e familjeve laçjane.
Pasojë e kësaj është edhe përhapja e sëmundjes së skifterllëkut tek shumë të rinj të qytetit, por ama ju them se kostot dhe pasojat e kësaj epidemie, deri tani kanë qenë fatale për shumë familje.
Sot shqiptarët e dinë se Laçi është kryeqendra e skifterëve në Shqipëri, e dinë Laçin si një garazh makinash luksoze dhe dyqanesh luksi, ndonëse shumë pak kanë vizituar këtë qytet dhe thuajse aspak nuk kanë lexuar një libër për të mësuar më shumë për të.
Laçi, të nderuar miq, nuk është sinonimi i Korleones e as Monte Carlos, por është një rreth ku shumica e banorëve jetojnë me dinjitet dhe punë të ndershme. Është një qytet ku varfëria ekstreme dhe papunësia, nuk ia ka cënuar askujt dinjitetin dhe burrërinë, ndonëse ka privuar shumë ëndrra, që kanë mbetur në sirtar.
Laçi është një qytet me djem e vajza të jashtëzakonshëm, që shkëlqejnë në profesione si mjekësi, mësuesi, jurisprudencë, në biznes, në informatike, ekonomi dhe shumë fusha të tjera.
Kurbini është një trevë, që i ka dhënë vendit burra dhe gra, që kanë mbajtur poste të rëndësishme në hierarkinë shtetërore dhe kanë kontribuar shumë për ndërtimin e Shtetit Shqiptar, që nga themelimi i tij. Është krahina e dyerve të mëdha, si Përvizi, Skuraj apo Papa Klementi lX i cili ishte me origjinë nga Kurbini.

Kurbini është vendi ku është hapur shkolla e parë shqipe, ku feja, traditat dhe geni i shqiptarit, është ruajtur ndër shekuj.
Kurbini është zona ku janë një seri objektesh kulti me vlera historike dhe arkeologjike, që do t’i kishte zili çdo qytet evropian. Kurbini është treva, ku jetojnë në një harmoni për t’u pasur zili banorët e vjetër të Kurbinit, mirditasit e vjetër e të rinj, malësorët e fisëm dhe banorë të qyteteve të ndryshme, që në Kurbin kanë gjetur një qytet mikpritës e dashamirës, për vitet që kanë punuar e jetuar këtu. Medias dhe aktoreve te tjere te rendesishem te shoqerise, u takon te ndalen sado pak edhe tek keto vlera, dhe jo thjesht ti vene nje nofke
te pamerituar ketij rrethi.

Lajme të lidhura

BOTA

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

22:29 : 08/06/2025
SPORT

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

22:27 : 08/06/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nëse dhuna vazhdon mund të dërgohen marinsat në Los Angeles

22:12 : 08/06/2025
BOTA

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

22:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

21:59 : 08/06/2025
SPORT

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025
Para

Takimet e Bashës me fermerët nxehin nënkryeministrin/ Shqetësim ka vetëm kanalet…

TË GJITHA

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

22:29 : 08/06/2025

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

22:27 : 08/06/2025

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nëse dhuna vazhdon mund të dërgohen marinsat në Los Angeles

22:12 : 08/06/2025

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

22:11 : 08/06/2025

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

21:59 : 08/06/2025

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com