Mediat gjermane raportojnë se policia ka sekuestruar qindra kilogramë kokainë të fshehur në kuti bananesh, e cila ishte shpërndarë në gjashtë supermarkete dhe në një qendër logjistike në Gjermaninë veriore.
Mësohet se operacioni u zhvillua të mërkurën, ndërsa policia tha se lënda narkotike kapte një vlerë në treg prej 28 milionë dollarë.
Mediat lokale deklaruan se sasia e sekuestruar e kokainës nuk ishte saktësisht e qartë, pasi ende nuk është përcaktuar saktësisht se sa kilogram është kapur.
Autoritetet gjermane thanë se po punohet për zbulimin e rrjetit të trafikut të drogës.