• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre rryma brenda Rilindjes, hapen fraksionet, lëkundet Rama

09:19 : 05/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ndërsa mendon se opozitën e ka mposhtur, madje paralajmëron shkrirjen e saj, Rama nuk po i bën ballë “opozitarizmit” brenda partisë së tij. Ajo që përflitej, por nuk pranohej publikisht, u zyrtarizua dje në sallën e Parlamentit, nga ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Në fjalimin e tij disi populist, Bushati foli për arrogancë pushteti kundrejt opozitës dhe qytetarëve, përqëndrimin e ekonomisë në duart e pak njerëzve dhe konfliktualitetin e madh që e ka çuar vendin në moment kritik. “Duhet të gjejmë udhën e arsyes si PS, pasi vendi ndodhet në udhëkryq të madh”-tha ish-ministri, ndërsa shtoi se “ne në PS nuk duhet të jemi arrogantë”.

Ndarja që i bën PS-së nga Rilindja, shihet si momenti i shkëputjes me Edi Ramën, i cili vërtetë në koperturë qeveris me “vulën e PS-së”, por ka krijuar një “Parti OMGJ” (Genetikisht të modifikuar), siç është Rilindja. Ai thirri emra të përvetshëm si Gramoz Ruçi, Musa Ulqini apo Pandeli Makjko, që të reagonin ndaj situatës së krijuar, duke iu drejtuar atyre: “Ju jeni socialistë”.

Ndarja haptas që bën Bushati shkon me fraksionet brenda së majtës, që deri më tani i kanë lënë dorë të lirë Ramës, por po shohin se struktura ku militojnë dhe janë investuar, po degradon në një subjekt pa bosht e shtyllë kurrizore, duke importuar persona pa asnjë lidhje me elektoratin e majtë.

Lexo edhe:

Rama: Pasi fituam bindshëm zgjedhjet, u kujtuam për lirimin e hapësirave publike

13 vite në pushtet, por ende s’ka ujë, Rama u shmanget pyetjeve duke i quajtur “pallavra”

Kështu është sot kabineti qeveritar, me ministra të cilët nuk kanë pasur një beteje të vetme politike, që kurrë nuk janë përballur me elektoratin, e për më shumë nuk ndjejnë përgjegjësinë e asaj çfarë bëjnë. Ky është oazi i kryeministrit Edi Rama që Partinë Socialiste sot e ka kthyer në një “OJQ”, drejtimin e së cilës e kanë personazhe që qeverisin në mënyrë të shkëputur totalisht nga elektorati dhe programi politik.

Socialistët e traditës janë të pakët në Parlament, ndërsa ne qeveri mundohet t’i “përfaqësojë” i vetëm nënkryeministri Erion Braçe, që më shumë flet sesa vepron. Gjithçka tjetër është në duart e Rilindjes, aty ku bën pjesë edhe kryebashkiaku i Tiranë Erion Veliaj, një krijesë e Edi Ramës, që pasi shantazhi kryeministrin arriti ta bindë për ta kandiduar sërish si kryetar Bashkie.

Veliaj pak kohë më parë ishte mprehur se me rënien e Ramës të ishte ai pasuesi, duke krijuar dy rryma, ata që mbështesnin Ramën dhe të tjerët që do vinin pas Lali Erit, gjithnjë duke anashkalur PS-së.

Llogaritë u shkuan gabim si Ramës ashtu edhe Veliajt, pasi në Partinë Socialiste po lind fraksioni tjetër, në dukje i pakët në numër, por gjithsesi mbesin boshti i së majtës. Bushati është një ish-ministër i qeverisë Rama 1 dhe 2, por reagimet e djeshme të tij nuk duket se janë “qejfmbetje” për shkarkimin nga Rama. Ai ka lexuar elektoratin poshtë, socialistët e zhgënjyer, që sot janë të shtuar në numër, ndihen të papërfaqësuar dhe njësoj të nëpërkëmbur si çdo qytetar tjetër.

Rilindje apo PS? Koha do e tregojë cila do triumfojë, e para përfaqësohet nga “grupi rapsodisë” Elisa me shokë e shoqe që jetojnë në botën haluçinative të liderit Rama, ndërsa pjesa tjetër e heshtur është enturazhi PS, që gjithsesi ndihet i dobët në Parlament dhe qeveri, por i fortë në elektorat. Dikush mund ta konsiderojë si “përçarje” lindjen e fraksioneve, sidomos daljes në skenë të “xhaketave të vjetra”, por në fakt është shpëtimi i një subjekti politik, nga një pengrarrje e kahershme.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Pasi fituam bindshëm zgjedhjet, u kujtuam për lirimin e hapësirave publike

09:06 : 21/07/2025
AKTUALITET

13 vite në pushtet, por ende s’ka ujë, Rama u shmanget pyetjeve duke i quajtur “pallavra”

09:05 : 21/07/2025
AKTUALITET

Veliaj në qeli, Rama: E zëvendësuam me deputetët

08:57 : 21/07/2025
BOTA

Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?

08:47 : 21/07/2025
BOTA

I rrezikshmi “Fito” në duart e drejtësisë amerikane

08:38 : 21/07/2025
AKTUALITET

Dosja ‘Partizani’/ Mbahet sot seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin në GJKKO

08:32 : 21/07/2025
Para

“Me fat që të kemi Lali Eri”/ Luana Vjollcën e ka marrë malli për Veliajn?

TË GJITHA

Rama: Pasi fituam bindshëm zgjedhjet, u kujtuam për lirimin e hapësirave publike

09:06 : 21/07/2025

13 vite në pushtet, por ende s’ka ujë, Rama u shmanget pyetjeve duke i quajtur “pallavra”

09:05 : 21/07/2025

Veliaj në qeli, Rama: E zëvendësuam me deputetët

08:57 : 21/07/2025

Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?

08:47 : 21/07/2025

I rrezikshmi “Fito” në duart e drejtësisë amerikane

08:38 : 21/07/2025

Dosja ‘Partizani’/ Mbahet sot seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin në GJKKO

08:32 : 21/07/2025

Itali/ I dënuar për vrasje dhe prostitucion, shqiptari kapet me kokainë

08:25 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com