• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Konsujt e nderit”/ Cili është kontributi i Samir Manes?

14:29 : 02/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ai që po quhet së fundmi “ministër-dhëndër”, i ngarkuari me punë si Ministër i Jashtëm, Gent Cakaj, ndërmori një fushatë të fuqishme diplomatike për integrimin e Shqipërisë-u angazhua për heqjen e targave diplomatike të Konsujve të Nderit të shteteve të huaja në vendin tonë.

Përtej kotësisë së kësaj sipërmarrjeje, Cakaj riktheu në vëmendjen e publikut rolin e Konsujve të Nderit të Shteteve të Huaja në Shqipëri, sidomos angazhimin e tyre, në të cilat, në shumicën e rasteve janë në interes vetëm të atyre mbajnë këto detyra.

“Konsulli i nderit i shtetit të huaj”, një pozicion honorifik diplomatik i njohur në të gjithë botës, është në përgjithësi një njeri i suksesshëm në jetën e tij profesionale, në biznes, art, kulturë, etj, i cili angazhohet të forcojë raportet e Shtetit që i jep këtë titull me një shtet tjetër, i cili është larg gjeografikisht ose që nuk mbulohet plotësisht me shërbimin diplomatik.

Lexo edhe:

Rama premton “qiqra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

Këmbimi valutor 14 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Gent Cakaj, pasi lajmëroi në fillim të kësaj jave heqjen e disa privilegjeve diplomatike të “konsujve të nderit”, risolli në publik listën e tyre dhe vendet ku ushtrojnë këtë “detyrë”.

Në krye të kësaj liste qëndron biznesmeni i fuqishëm, Samir Mane. Ai ka titullin e “Konsullit të Nderit” të Tajlandës në Shqipëri. Sipas këtij roli, ai duhet të kontribuojë për të sjellë “frymën” e Tajlandës në Shqipëri. Nuk ka asnjë rekord publik se cili është rezultati i raporteve Shqipëri-Tajlandë. I dukshëm është vetëm fakti që, në disa qendra luksoze estetike shërbehet masazh, nga vajza të specializuara në këtë shërbim, tajlandeze apo filipineze.

Pas Manes, lista vijon me Mimoza Ndroqin, bashkëshorten e pronarit të televizionir ‘Ora”, Ylli Ndroqi. Mimoza është “konsulle nderi” e Kosovës në Shqipëri.

Por, një shkrim i gazetës “Express” të Kosovës, publikuar më 1 Prill 2019, hedh dyshime mbi emërimin e znj. Ndroqi në postin honorifik.

Shkruan gazeta “Express”: “Në Ministrinë e Punëve të Jashtme- thonë për Gazetën Express- se Mimoza Ndroqi ka qenë vetëm e propozuar, por nuk është zyrtarisht konsulle e nderit në Shqipëri. “Mimoza Ndroqi nuk është konsulle e nderit e Kosovës në Shqipëri”, thuhet në përgjigjen e MPJ’së.

Mirëpo, ndryshe prej asaj që thuhet nga MPJ’ja, Ndroqi në Shqipëri qëndron formalisht si konsulle e nderit nga Kosova. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, emri i saj figuron si një nga dy konsujt e Kosovës.

Lista e ‘Konsujve të Nderit” të shteteve të huaja në Shqipëri është e gjatë dhe në radhët e saj gjenden kryesisht biznesmenë shqiptarë, të cilët kanë aktivitet tregtar edhe jashtë vendit tonë. Deri më tani, këta konsuj përfitonin disa privilegje, ndër të cilat edhe të udhëtonin me automjete të targuara me ‘CD” (Corpus diplomaticus-Trup Diplomatik).

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, mori masën ‘e fuqishme”, duke u hequr të drejtën e përdorimit të targave CD.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama premton “qiqra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

08:18 : 14/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 14 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kushte të qëndrueshme atmosferike e alternime vranësirash, parashikimi i motit sot

08:04 : 14/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025
SPORT

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025
BOTA

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025
Para

'S'ke turp që nxjerr gjoksin përpara fëmijëve", komentuesit ‘kryqëzojnë’ këngëtaren

TË GJITHA

Rama premton “qiqra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

08:18 : 14/10/2025

Këmbimi valutor 14 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 14/10/2025

Kushte të qëndrueshme atmosferike e alternime vranësirash, parashikimi i motit sot

08:04 : 14/10/2025

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com