• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Babalja”, përgjimet e reja/ Rama: Kupola e policisë dhe e Ministrisë së Brendshme u kap në…

16:26 : 02/04/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Përgjimet e reja të publikuara në çështjen “Babalja” tregojnë se e gjithë kupola e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme janë në një ndërveprim kriminal.

Deklarata është bërë nga zv.kryetari i LSI-së, Luan Rama, sipas të cilit faktet dëshmojnë edhe njëherë gjendje skandaloze sipas tij të institucioneve të zbatimit të ligjit në vend.

“Kjo maskaradë, ky korpus aktesh kriminale dëshmon edhe njëherë tjetër se në çfarë gjendje skandaloze gjenden institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe pikërisht këtu e ka burimin, këtu e merr frymëzimin, këtu e gjen motivimin edhe veprimtaria gjithnjë në rritje e grupeve kriminale, e demonstruar në mënyrën më flagrante  dhe më sfiduese edhe me aktet e fundit të vrasjeve që kanë mbuluar Shqipërinë, në të tërë hapësirën e saj nga Vlora në Elbasan, në Tiranë dhe në Shkodër”, tha Luan Rama.

Deklarata e plotë:

Jam sot këtu në këtë deklaratë për shtyp nga Lëvizja Socialiste për Integrim për të sjellë edhe njëherë në vëmendjen e qytetarëve, në vëmendjen e opinionit, në vëmendjen e të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë fakte të rënda, fakte skandaloze do të thoja, të bëra publike edhe mbrëmë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku mbi bazën e provave që janë pjesë përbërëse të dosjes hetimore në të ashtuquajturën “çështje Babale”, provohet me një mori faktesh, provash të administruara ligjërisht, se jo vetëm disa individë, por e tërë kupola drejtuese e Ministrisë së Brendshme dhe e Policisë së Shtetit, por jo vetëm, edhe prokuroria, edhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nuk janë thjesht dhe vetëm përpara një situate të rëndë të mosveprimit të tyre në zbatim të ligjit, por ç’është më e rënda janë në një bashkëveprim, janë në një ndërveprim kriminal, nën urdhrat dhe në shërbim të njerëzve të botës së krimit, të trafikantëve dhe të kriminelëve, që i përdorin për interesa që nuk kanë të bëjnë me autoritetin e ligjit, me zbatimin e ligjit dhe me autoritetin që duhet të ushtrojnë institucionet e zbatimit të ligjit.

Lexo edhe:

PËRGJIMET/ “T’i prishet gjilpëra armës tek laboratori”, si Ekil Nderjaku kërkoi ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s

PËRGJIMET/ “O nëna ime”! Pritësi italian lumturohet për drogën që i dërgojnë shqiptarët

Kjo maskaradë, ky korpus aktesh kriminale dëshmon edhe njëherë tjetër se në çfarë gjendje skandaloze gjenden institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe pikërisht këtu e ka burimin, këtu e merr frymëzimin, këtu e gjen motivimin edhe veprimtaria gjithnjë në rritje e grupeve kriminale, e demonstruar në mënyrën më flagrante  dhe më sfiduese edhe me aktet e fundit të vrasjeve që kanë mbuluar Shqipërinë, në të tërë hapësirën e saj nga Vlora në Elbasan, në Tiranë dhe në Shkodër.

Prandaj është kjo arsyeja që edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit e rithekson edhe njëherë me forcë se korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar. Sepse trafikantët e drogës kanë nën shërbimin e tyre drejtues të strukturave të zbatimit të ligjit. Sepse trafikantët e drogës tërheqin prej hunde drejtues policie në nivele të larta, prokurorë dhe të gjithë drejtuesit e institucioneve të zbatimit të ligjit. Prandaj, sepse është kjo situatë, për shkak të këtij realiteti kriminal, Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thekson se krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafiku i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda. Prandaj Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thekson se Shqipëria shërben si bazë operacionesh për grupit e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Europë, në Lindjen e Mesme dhe në Amerikën e Jugut.

Prandaj Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thekson për Shqipërinë se ky vend është njëkohësisht burim i kanabisit dhe gjithnjë e më shumë një vend tranzit për kokainën dhe heroinën. Prandaj Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thekson se grupet kriminale shqiptare e trafikojnë kokainën dhe heroinën drejt tregjeve evropiane nga vendet burimore, nga Amerika e Jugut dhe Azia.

Ky realitet kriminal, kjo situatë e rëndë kriminale, ky kriminalizim i strukturave të zbatimit të ligjit, pa asnjë mëdyshje është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë, është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kreut të saj, sepse pandëshkueshmëria ndaj këtyre grupeve kriminale, bashkëveprimi me ta, dhe raporti i ndërveprimit që fillon që me vjedhjen kriminale të votave është detyrimi, është shpagimi që qeveria ka ndaj grupeve kriminale, është kjo arsyeja që askush nuk vepron në këtë vend për të zbatuar ligjin dhe për të vendosur standardet e drejtësisë funksionale, të drejtësisë që bën drejtësi dhe ku përpara ligjit janë të gjithë të barabartë, kriminelë dhe trafikantë, por edhe policë dhe prokurorë që janë shërbëtorë të kriminelëve dhe trafikantëve. Ajo çka u publikua mbrëmë është vetëm njëri prej episodeve kriminale, shumë më tepër raste të kësaj natyre do të mësoni në ditët në vijim, prandaj nuk ka alternativë tjetër përballë qytetarëve, përveçse të largojnë njëherë e mirë të keqen që nis dhe mbaron me qeverinë e këtij vendi.

Etiketa: Babaljaluan ramapergjime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PËRGJIMET/ “T’i prishet gjilpëra armës tek laboratori”, si Ekil Nderjaku kërkoi ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s

14:26 : 23/05/2025
AKTUALITET

PËRGJIMET/ “O nëna ime”! Pritësi italian lumturohet për drogën që i dërgojnë shqiptarët

13:27 : 23/05/2025
AKTUALITET

Vrasja e Xhulio Prelës, Gjykata e Apelit i kërkon SPAK bisedat e Ervis e Brilant Martinajt

14:03 : 27/04/2025
AKTUALITET

PËRGJIMET/ “U pastrua”, si u manipulua audioja e përballjes Veliaj-Dado

17:04 : 05/04/2025
AKTUALITET

“Po na përgjohen celularët”/ Eksperti i IT: Ka nisur përdorimi i DPI-së! Qeveria mund ta keqpërdorë

11:26 : 02/04/2025
AKTUALITET

Karamuço: SPAK po heton takime të fshehta të Veliajt në paraburgimin e Durrësit

20:27 : 19/03/2025
Para

Rama paralajmëron burgosje masive me ndihmën e “opozitarëve” të rinj

TË GJITHA

VIDEO/ Nuk do të jenë në stadium, por TKZ “dridhin” Tiranën me këngën për Adem Jasharin

16:27 : 07/06/2025

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

16:17 : 07/06/2025

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

16:12 : 07/06/2025

Zyrtare/ Vllaznia prezanton afrimin e radhës në merkato

16:01 : 07/06/2025

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

15:52 : 07/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

15:46 : 07/06/2025

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

15:42 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com