• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria ‘vatër zjarresh’, ministrja deklaratë: S’ka asnjë justifikim

14:33 : 01/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjatë tre javëve të fundit, Shqipëria është përfshirë nga zjarre masive, ku shumë pyje dhe fshatra janë përballur jo vetëm përpara flakëve por edhe dëmeve të konsiderueshme.

Lidhur me këtë situatë emergjente, ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka sqaruar edhe detaje lidhur me situatën e krijuar.

“Dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët shqetësimin për situatën shumë të pazakontë që është krijuar gjatë 3 javëve të fundit me zjarret që kanë rënë në zona të ndryshme të vendit. Është një situatë shqetësuese sepse dëmi i shkaktuar është i madh. Janë djegur deri tani mbi 245 hektarë pyje e kullota, ndërkohë që në shumë raste zjarret ende nuk është arritur të vihen nën kontroll. Por është një situatë shqetësuese edhe sepse me dhjetra efektivë të FA janë sot duke punuar papushim, në kushte shumë të vështira dhe të rrezikshme për të shuar këto zjarre dhe sidomos për të parandaluar që ato të përhapen drejt zonave të banuara, ku dëmet mund të bëheshin shumë herë më të rënda. Përfitoj nga rasti për t’i falënderuar të gjithë ata djem e vajza për punën që po bëjnë në shërbim të komunitetit dhe ruajtjes se pasurisë së përbashkët”, tha Xhaçka.

“Unë dua t’ju jap sot disa fakte që edhe media, por edhe qytetarët të kuptojnë më mirë përse e quaj këtë një situatë të pazakontë. Gjatë muajit Mars janë shënuar plot 243 vatra zjarri, të shpërndara gjeografikisht në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Mesatarisht, 8 vatra zjarri në ditë, edhe pse temperaturat kanë qenë nën 20 gradë, e madje në shumë prej këtyre zonave shumë më poshtë se aq. Vjet, në të njëjtën kohë ky numër ka qenë 0 edhe pse kushtet atmosferike kanë qenë të ngjashme. Dhe sado të kthehesh mbrapsht në vite nuk mund të gjesh një vit tjetër me këtë frekuencë zjarresh. Ajo që e bën këtë situatë edhe më të pashpjegueshme është fakti që këto zjarre janë akte kriminale, pra ato janë ndezur qëllimisht dhe në pjesën dërrmuese të rasteve pa asnjë arsye përfitimi prapa. Pra s’kemi të bëjmë me zjarre të vëna për të hapur kullota apo zjarre të vëna padashje duke djegur mbeturinat, etj. Në pjesën dërrmuese këto janë akte të pastra vandalizmi, për mos ju vënë akoma një emër tjetër në mungesë të provave konkrete që do t’i zbulojnë hetimet. Janë akte që për nga logjika e natyra u ngjajnë si dy pika uji atyre sulmeve me kallëpe tritoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, që ndoshta si për rastësi kanë ndodhur po gjatë të njëjtës periudhë. Në këtë situatë, kur akte të tilla jo vetëm që po shkatërrojnë pronën e përbashkët, por edhe synojnë të krijojnë një situatë alarmi e shqetësimi tek qytetarët, ju bëj thirrje të gjithë forcave politike, të gjithë politikanëve, që të na bashkohen për të denoncuar dhe për të luftuar këtë fushatë që nuk shkon në dëm të qeverisë, por në dëm të vendit. Personalisht jam ndjerë e keqardhur dhe e revoltuar kur kam dëgjuar ndonjë syresh që është rrekur të krijojë ndonjë alibi për këtë situatë”, shtoi.

“Nuk ka e nuk mund të ketë alibi e as justifikime për këto akte. Dhe nuk ka e nuk duhet të ketë asnjë forcë politike, pavarësisht problemeve që ajo ka, që të mbështesë duke justifikuar, apo të nxisë përmes gjuhës së konfliktit e dhunës akte, që e theksoj, nuk dëmtojnë qeverinë, por rrezikojnë të kthehen në një kërcënim real për pronën dhe jetën e qytetarëve. U bëj thirrje autoriteteve lokale, të gjitha strukturave të njësive të qeverisjes vendore që në disa raste kanë qenë gati inekzistente përpara këtyre situatave, se, minimumi që këto struktura duhet të bëjnë me punonjësit e drejtorët, me këshilltarët bashkiakë e administratorët e kryepleqtë, pra me këtë ushtri njerëzisht që janë sot në borderotë e njësive të qeverisjes vendore, është që të informojnë në kohë për këto zjarre, të veprojnë menjëherë për parandalimin e përhapjes së tyre. Bashkë me ta ftoj edhe të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë duke na informuar në kohë për zjarret, por edhe duke na informuar kurdo që kanë informacion për individët e grupet që qëndrojnë pas këtyre akteve të qëllimshme kriminale. Shqipëria është e shqiptarëve, është e fëmijëve tanë pa asnjë dallim, sot e mot, dhe të gjithë bashkë pa asnjë lloj ndasie duhet të ruajmë pasurinë e përbashkët e të mbrojmë jetën e familjeve tona, karshi çdo përpjekje për të djegur e shkatërruar atë që na ka dhuruar natyra dhe puna e përbashkët”, përfundoi.

Lexo edhe:

La Repubblica: Lumenj droge nga Shqipëria në Puglia

Mbështetje nga SHBA për reformimin dhe modernizimin e sistemit të burgjeve shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

La Repubblica: Lumenj droge nga Shqipëria në Puglia

13:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

Mbështetje nga SHBA për reformimin dhe modernizimin e sistemit të burgjeve shqiptare

12:55 : 22/05/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon me VIDEO “trenin bullgar” në Elbasan: Ja provat e gjetura në lokalin e vëzhguesit të PS

12:44 : 22/05/2025
AKTUALITET

Durrës – I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

12:33 : 22/05/2025
Lajmet e Dites

Fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni në Kamenicë

12:27 : 22/05/2025
AKTUALITET

Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

12:26 : 22/05/2025
Para

Shokuese! Buburrecat janë përbërës i një prej ushqimeve më të dashura në botë

TË GJITHA

La Repubblica: Lumenj droge nga Shqipëria në Puglia

13:03 : 22/05/2025

Mbështetje nga SHBA për reformimin dhe modernizimin e sistemit të burgjeve shqiptare

12:55 : 22/05/2025

Berisha denoncon me VIDEO “trenin bullgar” në Elbasan: Ja provat e gjetura në lokalin e vëzhguesit të PS

12:44 : 22/05/2025

Durrës – I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

12:33 : 22/05/2025

Fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni në Kamenicë

12:27 : 22/05/2025

Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

12:26 : 22/05/2025

Fermerët e zonës së Lushnjës drejt falimentimit pas breshrit shkatërrues

12:18 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com