• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhjet në Turqi, vjelje votash me dënimin me vdekje?

13:44 : 31/03/2019
në BOTA

Turqi: Për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan kjo është temë presidenciale: Kreu i shtetit dhe i partisë qeverisëse, AKP e përsërit pa asnjë ngurrim në daljet e tij në fushatën zgjedhore, përkrahësit e tij bërtasin në mitingje, „Ne kërkojmë dënimin me vdekje”. “Heqja e dënimit me vdekje është një gabim i madh!” thekson Devlet Bahçeli, kreu i partisë ultranacionaliste, MHP. „Na lini ta fusim sërish dënimin me vdekje në parlament”, kërkon MHP, që për zgjedhjet lokale ka krijuar një aleancë me partinë AKP. Në Asamblenë e Madhe Kombëtare, AKP dhe MHP kanë shumicën.

Para 15 vitesh Turqia e hoqi dënimin me vdekje. De facto ai nuk ishte zbatuar që prej 35 vjetësh. Por që nga ardhja e Erdoganit në pushtet, dhe partia MHP është partnere e ngushtë e tij, kjo temë rikthehet herë pas herë, sidomos para zgjedhjeve parlamentare e lokale e aq më shumë pas përpjekjes për puç në vitin 2016. Shtrohet pyetja: Vërtet ka përpjekje të aleancës AKP-MHP për të futur dënimin me vdekje apo kjo është më shumë një strategji e presidentit për të mbledhur vota tek elektorati konservator?

Përfaqësues të AKP-së në bisedë me Deutsche Wellen, theksojnë, se fokusi qëndron tek zgjedhjet lokale, dhe nuk shpenzohet energji për të futur dënimin me vdekje. Tema të tjera janë më të rëndësishme aktualisht si gjendja e vështirë ekonomike.

Opozita: Erdogani bën bllof

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

“Gjithmonë kur AKP i ka punët keq, fiksohet pas një teme. Me këtë ajo e çorienton popullin. Por e gjitha është retorikë e fushatës zgjedhore, ne nuk e marrim seriozisht, kësaj i shtohet që nga ana juridike është e pamundur”, shprehet Murat Emir, anëtar i partisë më të madhe opozitare, CHP lidhur me retorikën e rifutjes së dënimit me vdekje. Sipas tij Erdogan ka vetëm një synim – të mbledhë votat e elektoratit nacionalist. Edhe juristja e partisë opozitare prokurde, HDP, Meral Danış Beştaş ndan të njëjtin qëndrim për sulmet verbale të presidentit. „Ai ngroh sërish kafenë e ftohtë e kërkon të manipulojë krenarinë kombëtare të njerëzve. Por njerëzit e kuptojnë këtë.”

Edhe deputeti Lütfü Türkkan, i partisë po nacionaliste İYİ-shikon në deklaratat e presidentit turk fushatë të pastër zgjedhore dhe parashikon që presidenti pas zgjedhjeve nuk do ta marrë më në gojë këtë fjalë të tmerrshme. Partia İYİ- dhe CHP kanë krijuar aleancë për zgjedhjet lokale të 31 marsit. „Nëse Erdogan do të kishte parë një reagim pozitiv tek zgjedhësit, ai do ta kishte futur prej kohësh dënimin me vdekje. Çdo temë dërgohet në parlament, pra është e qartë, që çdo urdhër i Erdoganit shihet në këtë sallë si ligj dhe për më shumë zbatohet.”,

“E pazbatueshme nga ana kushtetuese”

Po nga ana juridike si shihet dënimi me vdekje? Juristi i së drejtës kushtetuese dhe anëtar i CHP-së, İbrahim Kaboğlu e sheh të pamundur rifutjen e dënimit me vdekje. „Madje edhe në luftë, në rast mobilizimi të forcave të armatosura, në vendosjen e ligjit të luftës apo gjendjes së jashtëzakonshme krimet dhe veprat penale nuk mund të ndiqen me prapaveprim.”, thotë Kaboğlu për DW. Ai kujton qëllimin e Erdoganit, ekzekutimin e organizatorëve të përpjekjes për puç ushtarak. Por këtë ai mund ta bëjë vetëm me ndryshimin e kushtetutës dhe kështu me efekt prapaveprues të dënojë edhe këto vepra me dënim me vdekje. Kaboğlu pohon, se aktualisht nuk po punohet nga ana politike për ndryshimin e kushtetutës. Por ai përmend edhe një temë tjetër: Turqia ka nënshkruar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Një rivendosje e dënimit me vdekje do të ishte shkelje e konventës. Me këtë Turqia do të hidhte në erë të gjitha urat lidhëse me Europën. E kjo është sipas mendimit e pamundur.”

Marrë nga DW

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025
BOTA

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025
SHENDETI

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025
BOTA

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025
SPORT

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Para

Vrasjet në Shkodër/ Rudina Hajdari drejton gishtin nga qeveria. Komentuesit: Edhe ti je pjesë e kriminelëve

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com