• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Polica ndalon largimin nga vendi të ish-kryeprokurores

15:28 : 31/03/2019
në BOTA

Ish-kryeprokurorja e Anti-korrupsionit Laura Codruta Kovesi shkoi në një rajon policie në Bukuresht të premten në mëngjes për të raportuar pasi i është ndaluar largimi nga vendi.

Një grup përkrahësish brohoritën ndërsa ai doli nga ndërtesa e policisë.

Të enjten Rumania i ka ndaluar Kovesit daljen nga vendi, duke e komplikuar përpjekjen e saj për të fituar postin e ri të Kryeprokurorit Europian dhe kreut të një organi të ri, EPPO, i cili do të trajtojë mashtrimin dhe korrupsionin në nivel të BE-së.

Pasi një departament i posaçëm prokurorësh që hetojnë magjistratët e akuzoi atë për korrupsion të enjten, ajo u vu nën mbikëqyrje policore dhe iu ndalua largimi nga Rumania.

Lexo edhe:

Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në 8 orët e fundit

“Pellazgologët digjitalë”: Rrjetet sociale si burim për shtrembërimin e origjinën së shqipes

Kovesi tha të enjten se asaj gjithashtu i është ndaluar të flasë me shtypin në lidhje me këtë çështje.

“Kjo është një përpjekje për të më mbyllur gojën dhe për të na trembur të gjithë neve në sistemin e drejtësisë që e kemi bërë punën tonë si duhet,” u tha ajo gazetarëve pas një seance prej gjashtë orësh në zyrën e një prokurori të posaçëm të krijuar kohët e fundit për të hetuar magjistratët.

“Disa njerëz me siguri janë të dëshpëruar që unë të mund të fitoj atë vend pune, kështu që nuk më lejohet më të flas me mediat,” shtoi ajo.

Aktakuza, ndalimi i udhëtimit dhe përpjekja për ta heshtur atë u kritikuan nga partitë e opozitës dhe nga disa diplomatë të huaj.

“Jam i shqetësuar nga lajmet këtë mbrëmje se Laura Kovesi është vënë nën ‘kontroll gjyqësor’ nga autoritetet rumune, i është ndaluar largimi nga vendi dhe është ndaluar të flasë me mediat,” shkroi ambasadori i Kanadasë, Kevin Hamilton, në llogarinë e ambasadës në Facebook.

Kovesi është një nga kandidatet kryesore për postin e Kryeprokurorit të BE-së. Një komision i posaçëm përzgjedhës i Parlamentit Europian dhe disa komisione të Parlamentit Europian mbështetën kandidaturën e saj në shkurt.

Por pasi qeveria në Bukuresht e bëri të qartë qëndrimin e saj, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm në BE, COREPER, i cili përfshin krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së, zgjodhi rivalin francez të Kovesit, Jean-Francois Bohnert.

Dy organet e BE-së aktualisht po negociojnë për emërimin.

Kovesi u bë një simbol i luftës kundër korrupsionit në Rumani ndërsa udhëhoqi Agjencinë Anti-Korrupsion të vendit, DNA, për dy mandate me radhë, nga viti 2013 deri në 2018.

Ajo u shkarkua në korrik 2018 në një lëvizje të diskutueshme të bërë nga qeveria e udhëhequr nga Partia Social Demokrate, mbështetur nga Gjykata Kushtetuese.

Pasi u përzgjodh për postin e Kryeprokurorit të BE-së, zyra e re e prokurorisë speciale në Rumani që heton magjistratët e akuzoi atë për shpërdorim detyre, ryshfet dhe dëshmi të rreme dhe e thirri atë për seanca në dy raste të veçanta.

Agjencia Anti-Korrupsion nën drejtimin e Kovesit zemëroi Partinë Social Demokrate, e cila mori pushtetin në dhjetor 2016, duke akuzuar dhe dënuar qindra politikanë dhe zyrtarë publikë, duke përfshirë udhëheqësin e saj, Liviu Dragnea.

Shkarkimi i saj – si edhe lëvizjet nga qeveria për të hequr disa shkelje për korrupsion nga Kodi Penal dhe për të falur disa dënime – kanë tërhequr kritika ndërkombëtare, duke e ndërlikuar presidencën e Rumanisë të Këshillit Europian, e cila përfundon në qershor.

Ndërsa mosmarrëveshja mbi sundimin e ligjit vazhdon, presidenti rumun Klaus Iohannis, një mbështetës i patundur i Kovesit, të enjten caktoi një datë për një referendum kombëtar mbi çështjet e drejtësisë. Ai do të zhvillohet më 26 maj, së bashku me zgjedhjet europiane.

“Drejtësia është një çështje me interes kombëtar dhe qytetarët kanë të drejtën sovrane për të vendosur nëse duhet lejuar apo jo që korrupsioni të bëhet politikë shtetërore,” tha presidenti, duke njoftuar referendumin.

Lajme të lidhura

RAJONI

Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në 8 orët e fundit

19:41 : 26/07/2025
AKTUALITET

“Pellazgologët digjitalë”: Rrjetet sociale si burim për shtrembërimin e origjinën së shqipes

19:30 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

19:12 : 26/07/2025
AKTUALITET

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

18:58 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarret “pushtojnë” Bulqizën dhe Matin, vështirësohet ndërhyrja. Rrezikohen disa biznese

18:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

15 kg drogë në frigorifer, arrestohet shqiptari në Itali

18:22 : 26/07/2025
Para

Kujdes! Këto ushqime të prodhuara në Kinë që janë mbushur me plastikë, pesticide dhe kimikate që shkaktojnë kancer

TË GJITHA

Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në 8 orët e fundit

19:41 : 26/07/2025

“Pellazgologët digjitalë”: Rrjetet sociale si burim për shtrembërimin e origjinën së shqipes

19:30 : 26/07/2025

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

19:12 : 26/07/2025

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

18:58 : 26/07/2025

Zjarret “pushtojnë” Bulqizën dhe Matin, vështirësohet ndërhyrja. Rrezikohen disa biznese

18:35 : 26/07/2025

15 kg drogë në frigorifer, arrestohet shqiptari në Itali

18:22 : 26/07/2025

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

18:06 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com