• Kontakt
Wednesday, October 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përcaktohen kriteret/ Ja si do të pranohen maturantët në Universitet…

14:25 : 30/03/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Universiteti i Tiranës ka përcaktuar kriteret për pranimin e studentëve në të 6 fakultetet e tij.

Në këtë mënyrë maturantët kanë mundësi të zgjedhin njërën prej degëve të studimit, duke njohur më parë kriteret.

Maturantët e këtij viti do të konkurrojnë midis tyre me të njëjtët tregues: rezultatet e tre viteve gjimnaz dhe ato të katër provimeve të qershorit.

Diferencën për programet preferenciale do ta bëjnë lëndët formuese, të ndryshme për çdo departament. Tabela përbri përmbledh kriteret zyrtare për të gjitha fakultetet. Këshilla, që çdo vit iu drejtohet maturantëve përpara aplikimit për shkollë të lartë, është konsultimi me kriteret dhe kuotat në programet e dëshiruara.

FAKULTETI i DREJTËSISË

Lexo edhe:

Pamje skandaloze/ Shpërthejnë ujërat e zeza në “Qytet Studenti”, era e rëndë shqetësim për studentët

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

Pranimet në Juridik do të varen nga nota mesatare e gjimnazit, e cila ka 40% të peshës totale të pikëve, rezultateve në katër provimet me zgjedhje e detyrim, që vlerësohen me 20%, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e pikëve, 40%-shi tjetër do të vijë nga lëndët formuese, të tilla si Gjuhë Shqipe, Gjuhë e Huaj (të cilat vlerësohen me nga 10% secila) si dhe Letërsi, Qytetari, Histori dhe Ekonomi.

SHKENCAT SOCIALE

Ashtu si Drejtësia, edhe Fakulteti i Shkencave Sociale vlerëson punën e tre viteve në gjimnaz me 40% në formulën e përllogaritjes së pikëve totale për pranimin e studentëve të rinj. Ndërsa pjesën tjetër e ndan midis rezultateve të provimeve të Maturës si dhe ato në disa lëndë të zhvilluara në gjimnaz: Qytetari dhe Filozofi, Psikologji dhe Sociologji.

FAKULTETI i EKONOMISË

Rezultatet në katër lëndë specifike përgjatë gjithë viteve dhe në provime të Maturës si dhe ai i tre viteve gjimnaz do të përcaktojnë fituesit edhe këtë vit në Fakultetin e Ekonomisë. Të dy treguesit vlerësohen përkatësisht me 50% secili. Matematika, Ekonomia, Fizika dhe Gjuha e Huaj janë lëndët specifike që u jepen më shumë rëndësi dhe maturantët që aspirojnë një degë ekonomiku kanë ende kohë për të mësuar me qëllim që të bëhen pjesë e saj.

HISTORI-FILOLOGJIA

Ky fakultet e ka ruajtur të pandryshuar formulën, me të cilën do të pranojë studentët e vitit të ardhshëm. Tre vitet e shkollës së mesme kanë gjithë peshën kryesore, 80%, ndërsa mesatarja e thjeshtë e katër provimeve të Maturës Shtetërore do të vlerësohet me 20%. Kujtojmë që për të dytin vit, me vendim qeverie, ata që aplikojnë për degët e këtij fakulteti duhet të kenë mesatare shkollimi mbi 7.

GJUHËT E HUAJA

Rezultati kumulativ i mesatares së gjimnazit, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore do të përcaktojnë shumë thjesht fituesit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, kriter ky i njëjtë me vitin e shkuar. Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Gjuhën Angleze, që është në toplistën e preferencave të maturantëve. Për të studiuar Anglisht do të zhvillohet një konkurs pranimi, rezultati i të cilit ka 40% të pikëve, ndërsa shumicën e peshës e ka nota mesatare aritmetike e gjimnazit (përfshirë dhe notat e Maturës). Zotërimi i gjuhës në nivel B2 është kushti i parë për aplikimin për këtë degë. SHKENCAT E NATYRËS Departamente të ndryshme në këtë fakultet kanë përcaktuar varietet kriteresh pranimi. Diku 70% e diku 50%, pjesën më të madhe të vlerësimit studentët e rinj do ta marrin pa diskutim nga puna e bërë në tri vitet e gjimnazit. Ndërsa pjesa tjetër i takon lëndëve të caktuara. Matematika, Fizika, Kimia, Biologjia e TIK janë lëndët preferenciale për programe të ndryshme. /Panorama/

Etiketa: pranimestudenteuniversitet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pamje skandaloze/ Shpërthejnë ujërat e zeza në “Qytet Studenti”, era e rëndë shqetësim për studentët

10:51 : 13/10/2025
AKTUALITET

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

09:10 : 06/10/2025
AKTUALITET

Emigrimi i ‘trurit’ të Shqipërisë! Auditorët boshatisen, këtë vit 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë

08:12 : 06/10/2025
AKTUALITET

INSTAT: Vajzat shqiptare, më të arsimuara se djemtë

22:19 : 27/09/2025
AKTUALITET

Transformimi i studimeve të larta, degët që po preferohen nga studentët

08:44 : 15/09/2025
BOTA

Itali, autori i vra*jes së studentes 22-vjeçare i jep fund jetës në qeli

22:55 : 06/08/2025
Para

Vranë dhe i zhdukën trupin shqiptarit, italianët kërkojnë pafajësinë/ Historia e Astrit Lamaj…

TË GJITHA

Gjendet 40 kg drogë në Mirditë, arrestohen dy vëllezër dhe një tjetër/ EMRAT – PAMJE

09:51 : 15/10/2025

Një send si granatë ofensive alarmon qytetarët në Kukës, dyshohet se është një lodër

09:36 : 15/10/2025

Gazë: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

09:27 : 15/10/2025

Promovimi i romanit Kreuztanne të Ambasadorit Fate Velaj, u kthye në një takim ndërkombëtar

09:13 : 15/10/2025

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

09:09 : 15/10/2025

Alarm për bombë në Kukës, policia rrethon bulevardin

08:59 : 15/10/2025

Aksident në Tiranë, dy të plagosur

08:57 : 15/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com