• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lajmet që vijnë nga Europa

13:05 : 30/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

I
Projeksionet bazuar në sondazhet e fundit për zgjedhjet në Parlamentin Europian parashikojnë qartazi një fitore spektakolare të së djathtës. Ndërkohë që në pamje të parë të gjithë grupet e mëdha pësojnë një rrudhje duke filluar me grupimin më të madh, atë të Partive Popullore Europiane dhe atë të dytë, grupimin Social-Demokrat, faktikisht të djathtët i bie të dominojnë qartazi mbi gjysmën e euro-parlamentarëve. Kjo për shkak se do ketë rritje të konsiderueshme të grupimit të tretë më të madh, Partive Liberale të ALDE-së që pritet të marrin 72 vende. Mandej si grup i katërt parashikohet të jerë Grupimi i Djathtë i Lirisë Europiane me 61 vende, nga 37 që ka aktualisht dhe më pas vjen Grupimi i Reformistëve dhe Konservatorëve me 53 vende. Këta pasohen nga të Gjelbërit që përgjithësisht pozicionohen majtas dhe një grup më i vogël i të majtëve të bashkuar. Pra në total rreth dy të tretat e konfiguracionit të ardhshëm të legjislativit europian.

II
Me siguri ish-kryeministri britanik Kameron do jetë ndjerë mjaft i dyzuar së fundmi. Mes ndjenjës së fajit për aventurën e referendumit që e futi Britaninë e Madhe në një rrugë pa krye dhe lehtësimit që iku nga pushteti në momentin e duhur dhe ja kaloi kokëcarjen ish-ministres së tij të brendshme, tashmë kryeministre të përkohshme, Theresa May. Të ndarë keqazi me tyre, konservatorët duken konfuzë dhe përballë kanë një opozitë laburiste që duket se nuk po përfiton aspak nga situata për të kapitalizuar elektoralisht apo për të ndërmarrë me kurajo politike mbështetjen unanime të një referendumi të dytë që sic tregojnë sondazhet e kryera së fundmi do kishte një mbështetje masive në favor të qëndrimit në Union. Përveç frenimit të rritjes ekonomike që do vazhdojë sipas projeksioneve me ritme të përshpejtuara nëse nuk ka marrëveshje (No-deal Brexit), eksodit të kapitaleve dhe humbjes së rëndësisë si qendra më e rëndësishme financiare europiane për Londrën, pasojat afatgjata mund të jenë edhe një shkëputje e mundshme nga Britania e Madhe e Skocisë dhe Irlandës së Veriut përmes referendumeve vet-vendosëse në mënyrë që të vijojnë të qëndrojnë në BE.

III
Kina duket se po gjen terren fertil për të penetruar jo vetëm ekonomikisht por edhe gjeo-politikisht me turin e fundit të Presidentit XI Jingping, ku së pari siguroi inkorporimin e ekonomisë së tretë më të madhe europiane (pas Brexit) në projektin e tij të Rrugës së Mëndafshit dhe së dyti joshi krerët europianë dhe homolgët francezë dhe gjermanë me marrëveshje me Airbusin për blerjen e plot 300 aeroplanëve duke sfiduar konkurrentin amerikan Boeing. Një lëvizje që bashkë me projektet e tjera globale komplimentare të “Një Brez, Një Rrugë”, të tilla si projekti 16+1 me vendet e Europës Juglindore, Banka Kineze e Investimeve etj., synojnë kthimin e Kinës nga një fuqi e fortë rajonale në një superfuqi të kalibrit botëror që përdor kryesisht instrumentat ekonomikë si mjet influencues dhe ekspansionist.

IV
Ballkani Perëndimor vijon të jetë një kokëçarje për BE-në, ku mes ngecjes së procesit të dialogut Serbi-Kosovë, protestave masive në Serbi dhe Shqipëri dhe situatës së pashpresë në Bosnje, të vetmit lajme deri-diku të mira vijnë nga Maqedonia që pret të hapë negociatat këtë verë dhe Mal i Zi që vijon të përmbyllë kapitujt negociues dhe në pritje për një antarësim diku nga vitete 2022-2023. Në lidhje me Serbinë, e habitshme deklarata e fundit e Komisioneit për Zgjerim Hahn që u shpreh në Beograd se nuk ka pse të bllokohet Serbia për mungesën e avancimit në dialog me Kosovën ndërkohë që kësaj të fundit në mënyrë të paprecedentë nuk po i jepet ende liberalizimi i vizave, lëre me statusi kandidat. Madje në këtë pikë, Hahn duket se po tejkalon dhe Mogherinin por ndoshta është fundi i shpejtë i mandateve respektive që i shtyn të flasin më tepër si lobistë sesa si shtetarë të kalibrit europian. Shqipëria fatkeqësisht mund të ngelë në klasë edhe në provimin e radhës në qershor, ndërkohë që tre parti parlamentare hollandeze kanë kërkuar të shqyrtohet edhe mundësia e rikthimit të vizave për shqiptarët, këmbana për veshë nuk duan të dëgjojnë.

Lexo edhe:

Vendi rrezikohet sërish nga stuhia! Sinoptikanët: Situatë më problematike në jug

Zjarri përfshin Shelegarin dhe Bregasin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendi rrezikohet sërish nga stuhia! Sinoptikanët: Situatë më problematike në jug

16:09 : 23/07/2026
AKTUALITET

Zjarri përfshin Shelegarin dhe Bregasin

16:02 : 23/07/2026
AKTUALITET

“Rama duhet të largohet, është hajdut”/ Reuters: Gaz lotsjellës kundër protestuesve, qytetarët nuk tërhiqen

16:02 : 23/07/2026
AKTUALITET

Hodhi ujë drejt Ramës, Bardhi përjashtohet nga seanca

15:46 : 23/07/2026
AKTUALITET

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca vijon me kalimin e projektligjeve të rendit të ditës e vetme

15:44 : 23/07/2026
AKTUALITET

Protesta te Kuvendi, shkon në 12 numri i qytetarëve të shoqëruar

15:43 : 23/07/2026
Para

“Qyteti në mëshirën e larjes së hesapeve”/ Reagon kryebashkiakja e Shkodrës pas ngjarjes

TË GJITHA

Vendi rrezikohet sërish nga stuhia! Sinoptikanët: Situatë më problematike në jug

16:09 : 23/07/2026

Zjarri përfshin Shelegarin dhe Bregasin

16:02 : 23/07/2026

“Rama duhet të largohet, është hajdut”/ Reuters: Gaz lotsjellës kundër protestuesve, qytetarët nuk tërhiqen

16:02 : 23/07/2026

Hodhi ujë drejt Ramës, Bardhi përjashtohet nga seanca

15:46 : 23/07/2026

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca vijon me kalimin e projektligjeve të rendit të ditës e vetme

15:44 : 23/07/2026

Protesta te Kuvendi, shkon në 12 numri i qytetarëve të shoqëruar

15:43 : 23/07/2026

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt

15:29 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet