Aktori i madh i skenës shqiptare Reshat Arbana u shtrua me urgjencë në pavionin e Kardiologjisë në QSUT për shkak të problemeve me zemrën.
Sipas mjekëve ai pësoi një sëmundje ishemike të zemrës e quajtur Angina Pectoris.
Fatmirësisht gjendja shëndetësore e aktorit të madh është përmirësuar dhe ai ka dalë nga spitali.
Kjo është bërë e ditur edhe nga miku i tij Arben Gjeka, i cili i ka bërë një vizitë në shtëpi Arbanës.