• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Si e bëri Top Channel sërish ‘rilindas’ Ben Blushin

21:14 : 26/03/2019
në OP-ED

Nga Alfred Lela

Një publicist i njohur, thotë ndonjëherë me vetëironi: më ka dalë shkrimi kundër. E ka fjalën, besoj, për rastet kur i kthehet mbrapsht, si bumerang, ndonjë ide apo tezë. Komentatorët politikë duhet të dinë të mos e marrin veten seriozisht, pra të jenë vetëironikë dhe, ta pranojnë, siç bën publicisti ynë, kur idetë e tyre në letër nuk përputhen ndokund me atë që ndodh në realitet. Në këtë artizanat dhe shkencë të parashikimit politik, që britanikët e quajnë punditry (shqiptimi i saj të mos ngatërrohet me banditëri), gabimi është sivëlla i hapit të hedhur në mendim.

Edhe mua më ka dalë një shkrim (ose disa) kundër.

Para një viti e ca, kur Ben Blushi mori detyrën e Drejtorit të përgjithshëm të Top Channel, nuk mund të mos e salutoja me një editorial te Politiko. Jo se ai kishte nevojë për njatjetën time, por mendoj se peizazhi mediatik shqiptar, me mediat tradicionale (mainstream apo të vjetra), në flirt të përhershëm me pushtetin, ia ndjente nevojën faktit që një ish-deputet socialist, i paraqitur publikisht si alternativë e Ramës, të merrte drejtimin e televizionit kryesor në vend, i cili kishte filluar të lëshonte regëtima opozitarizmi ndaj kryeministrit.

Lexo edhe:

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

Në këtë kryqëzim shpresoja se do takoheshin, si nevoja balancuese e shoqërisë dhe e medias për një front kundërshtimi ndaj pushtetit, gjithnjë e më shumë të panginjur të Ramës, ashtu dhe përvoja e kahershme e Blushit opozitar.

Por, Blushi i ‘Koha jonë’ i përket, me sa duket, një kohe që nuk vjen më.

Të paktën kjo është përshtypja e dhënë në muajt e gjatë pas editorialit te Politiko.al. Tempi dhe tehu opozitar, që ai gjeti në syth të shpërthimit, u mpakën nga dita në ditë dhe Top Channel u bë shpejt një media pro-qeveritare. Edhe në kauza të mëdha, që kanë të bëjnë me të shkuarën dhe të ardhmen, të cilat një shkrimtar i ardhur nga politika dhe i arratisur në menaxhment, duhet  t’i përqafojë si të tijat- me çfarë ka mbetur nga intelektuali i rrudhur në menaxher-, Blushi nuk mundi, nuk deshi apo nuk diti të takohej me pretendimet e retorikës së vet publike.

Teatri Kombëtar dhe protesta e studentëve nuk e panë ditën e diellit në kronikat, dhe aq më pak në linjën editoriale të Top Channel.  Sigurisht, Topi është një kanal i madh dhe rrjedhimisht ka të tilla edhe interesat. Madhësia nuk pritet të jetë madhështi, por interesat private apo tregtare duhet të përputhen diku me të publikut.

Sepse, media është një gjë publike edhe kur është private. Duke qenë e tillë, res publica, i duhet të marrë, të pranojë dhe të përtypë, jo vetëm salutimet, por edhe kritikat.

E tillë duhet të jetë koha jonë, edhe pse njerëzit në të nuk janë përherë të saj./politiko.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

15:38 : 27/07/2025
BOTA

Zelensky premton më shumë sulme brenda Rusisë, pasi rritet numri i viktimave në Ukrainë

15:23 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Kamikaz”/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë

15:06 : 27/07/2025
AKTUALITET

Si ra alibia e 115 mijë eurove që u gjetën në kasaforën e Ajola Xoxës

14:54 : 27/07/2025
Para

Opozita e re/ Artan Fuga: Kuvendi, nga spektakël në tragjedi

TË GJITHA

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

15:38 : 27/07/2025

Zelensky premton më shumë sulme brenda Rusisë, pasi rritet numri i viktimave në Ukrainë

15:23 : 27/07/2025

“Kamikaz”/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë

15:06 : 27/07/2025

Si ra alibia e 115 mijë eurove që u gjetën në kasaforën e Ajola Xoxës

14:54 : 27/07/2025

Shqipëria në OKB, Hereni: Thirrje për Veprim Global për parandalimin e Krimeve kundër Njerëzimit

14:35 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com