• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Padia fiktive/ Gjykata nuk ligjëron paratë e Donika Prelës, i rrëzon padinë (Vendimi)

23:44 : 26/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë gjykimin e nisur pas padisë së Vangjel Prelës, bashkëshortit të prokurores Donika Prela, i cili pretendonte nga ish-punëdhënësi i tij, “Bruci” shpk, pagimin e detyrimeve të papaguara për sigurime shoqërore e shëndetësore ndër vite.

Gjyqtarja Fatime Deçolli ka konstatuar se padia e Vangjel Prelës ishte pa objekt dhe për këtë arsye nuk mund të vijonte shqyrtimi i saj.

Pavarësisht se nuk e ka përmendur termin “padi fiktive”, gjykata e Tiranës ka dhënë një seri elementësh që të orientojnë drejt këtij konkluzioni.

Vangjel Prela ngriti padi ndaj ish-punëdhënësit të tij, “Bruci” shpk në Korrik 2018, në kohën kur bashkëshortja e tij, drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, ishte përfshirë në procesin e Vetingut.

Lexo edhe:

Vajza 3-vjeçare detyrohet të qëndrojë 7 orë në Bashki për takime me babanë dhunues

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

Në këtë padi, të dyshuar edhe nga “Boldnews.al” si fiktive, Vangjel Prela i kërkonte shoqërisë së ndërtimit “Bruci” që t’i paguante kontributet dhe taksat mbi të ardhurat, për disa periudha të largëta kohore, që shtriheshin në harkun 2006-2011.

Nga të dhënat e siguruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), fillimisht rezultonte se Vangjel Prela ishte paguar më pak se sa kishte deklaruar, duke ngritur dyshimin për pasuri me burime të paligjshëm.

Pasi ka konstatuar këtë problematikë gjatë procesit të verifikimit, KPK, në bazë të praktikës normale, i ka dërguar pyetësor Donika Prelës, për të dhënë shpjegimet e saj. Pas këtij komunikimi, një ndër masat justifikuese që ka marrë Prela dhe bashkëshorti i saj, ka qenë ngritja e një padie në gjykatë kundër “Bruci” shpk, në të cilën ta detyronin që të paguante kontributet e papaguara.

Në këtë mënyrë, Vangjel Prela synonte që të merrte një vendim gjykate, në të cilën të justifikoheshin të ardhurat e tij me burime të ligjshme.

Donika Prela e prezantoi si argument mbrojtës ngritjen e kësaj padie edhe gjatë seancës dëgjimore, kur u përball me dyshimet për të ardhura të paligjshme të bashkëshortit të saj, pjesa më e madhe e të cilave janë përdorur për shtimin e pasurive të paluajtshme të familjes.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në 5 Shkurt 2019, e konfirmoi në detyrë Donika Prelën, pavarësisht dyshimeve të shumta për pasuritë dhe integritetit moral.

KPK nuk ka zbardhur ende vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores Prela dhe është e paqartë se si e ka justifikuar ligjshmërinë e të ardhurave të bashkëshortit të saj, ndërkohë që as gjykata nuk ishte shprehur për padinë e ngritur nga Vangjel Prela.

Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 21 Mars 2019, pra më shumë se një muaj nga konfirmimi në detyrë i Donika Prelës, vendosi pushimin e gjykimit ku paditësi Vangjel Prela kërkonte që t’i njiheshin taksat mbi të ardhurat e papaguara, sipas tij, nga “Bruci” shpk.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, ish-punëdhënësi ‘Bruci” shpk, e njëjta kompani që i ka shitur Vangjel Prelës një shtëpi në plazh me vlerë tre herë më të ulët se çmimi i tregut, madje edhe më të ulët se sa kostoja e ndërtimit, pranoi që të paguante kontributet e papaguara ndaj bashkëshortit të Donika Prelës.

Në këtë mënyrë, “Bruci” shpk pranoi në mënyrë indirekte atë që kërkonte edhe Vangjel Prela-që ai ishte paguar më shumë se sa paga e deklaruar në administratën tatimore.

Po ashtu, gjykata konstatoi se ndërmjet Vangjel Prelës dhe “Bruci” shpk nuk kishte pasur asnjëherë mosmarrëveshje, për faktin se bashkëshorti i prokurores Prela nuk i kishte kërkuar asnjëherë më parë pagesën e këtyre kontributeve së pretenduara si të papaguara.

Në vendimin nr. 2066 të vitit 2019, gjykata konstaton se “nuk rezulton asnjë mosmarrëveshje mes palëve të këtij gjykimi, në lidhje me kërkimet e paditësit dhe të drejtat e tij ligjore”. Sipas gjykatës, “nuk u vërtetua që paditësi të ketë kërkuar paraprakisht pagimin e shumës së kontributeve të paderdhura nga i padituri dhe ky i fundit të këtë refuzuar pagesën e kërkuar”.

Gjykata, në vendimin e saj, ngre edhe dyshimin për vonesën e ngritjes së kësaj padie, duke konfirmuar në këtë mënyrë argumentat publikë se nisja e këtij procesi ligjor ishte thjesht një veprim fiktiv nga Donika Prela, për t’u justifikuar para Komisionit të Vetingut.

Në pjesë konkluduese, gjykata ka arritur në konkluzionin se “paditësi i ështe drejtuar gjykatës pa patur asnjë lloj mosmarëveshje apo refuzim për veprim nga i padituri, në kushtet kur padia, e cila është depozituar ne vitin 2018 referon një mosmarrëveshje kontraktore që i perket një periudhe kohore relativisht të largët, sikurse janë vitet 2006-2008 dhe 2010-2011”.

Etiketa: gjykatapadiaPrela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vajza 3-vjeçare detyrohet të qëndrojë 7 orë në Bashki për takime me babanë dhunues

21:00 : 04/11/2025
AKTUALITET

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025
RAJONI

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lala: Një kriminel kërkoi të bëhej i penduari i drejtësisë për të zbardhur zhdukjen e Ervis Martinajt

21:43 : 23/10/2025
AKTUALITET

Pas 3 muajsh, KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

13:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar

20:21 : 21/10/2025
Para

Horoskopi i ditës së Mërkurë/ Këto shenja do të marrin suprizën e madhe

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com