• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Edi Rama te Taulant Balla, ja dosjet që s’preken nga Arta Marku

13:00 : 26/03/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Basir Ccollaku

Duket se presidenti i SHBA, Donald Trump, pas 24 muajsh i ka rimundur demokratët, tashmë në lëmin e drejtësisë, aty ku strategjia e tyre ishte strehuar gjatë. Prokurori i Përgjithshëm, amerikan William Barr thotë për kongresin se hetimet dyvjeçare të prokurorit të Posaçëm Robert Mueller sollën dy konkluzione të rëndësishme:

Së pari, Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka bashkëpunuar me rusët.

Së dyti, presidenti Donald Trump nuk ka penguar drejtësinë.

Lexo edhe:

Prapaskenat/ Kardinalëve që do të zgjedhin Papën u është dhënë nga një dosje, ja çfarë përmban

Dosja “Çyrbja”/ Një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë në Shkallnur

Kjo dosje më së shumti elektorale, sepse si e tillë nisi në hetime, nga pretendimet e demokratëve humbës në zgjedhjet presidenciale, ka një mesazh edhe global, pasi aktorët në këtë histori janë të tillë. Efektet do të pasojnë ndoshta tej hamendjes e pritshmërive.

Një ngjashmëri të tillë, por tek ne me doza të mëdha të trukimit të institucioneve, gjejmë në Tiranë. Përballemi me një marifet, një “Mueller kundër-Trump”, ku Prokuroria, pas kallëzimeve të mazhorancës, ka afro dy vite hetim, për pretendimin e lidhjes së Partisë Demokratike me ndikime ruse, në pagesat e saj për lobingje në SHBA.

Pa ditur detaje të dosjes, fabula rri shtrembër në nisje, ku partnerët politikë të Moskës në Tiranë, i kërkojnë Prokurorisë, të cilën e kanë bërë si departament të Partisë Socialiste, të hetojë të djathtët se kanë kërkuar nga rusët të ndihmohen në fushatë nga amerikanët. Kjo telenovelë është udhëzimi se si mund të gatuash buk gruri me miell misri.

Episodet hetimore të deritanishme më së shumti janë përdorur në moment politike, kur mazhoranca ka qenë në halle hollimi dhe rrënimi, e rrethuar nga skandale të mbetura pezull në Prokurori. E vërteta kushton dhe ajo njëvlerësohet në kosto me drejtësinë. Dosja “Mueller” përveç kohës dhe mijëra dëshmive, pyetjeve, intervistave, mori edhe 40 milionë dollarë, për të mbërritur në konkluzione.

Po në Tiranë?!

Prokuroria ka kryer disa veprime hetimore, pas marrjes së letërporosive nga SHBA dhe Skocia, për lobingjet e PD, pagesat e bëra prej saj. Organi i akuzës pas marrjes në pyetje të kreut të Opozitës Lulzim Basha, dhe eksponentëve të tjerë të lartë të Partisë Demokratike, thotë publikisht se ka të dhëna jo të përputhshme të hetimit me deklarimet.

PD reagon duke thënë se Prokuroria është duke u përdorur politikisht nga mazhoranca. Hetimet nuk kanë përfunduar në Tiranë. Mueller dha konkluzione në mbyllje të hetimeve, tek ne jepen episode kur të dhëna të mëvonshme mund të sjellin situatë përmbysëse ose provuese të pretendimeve aktuale. Më tej, do të jetë edhe Gjykata çmuese e bindjeve nga provat e akuzës. Deri atëherë klima politike e ngarkon çështjen dhe adresimi i telashit tek opozita, kur denoncimet vijnë nga Taulant Balla dhe mos hetimi i Taulant Ballës për dhjetëra denoncime, bëjnë të çalojë çështja edhe pa qenë sakat.

Ftohtësia e qëndrimeve të Prokurorisë nuk përkon me temperaturën e disa dosjeve të cilat i kanë bërë qesharakë afatet hetimore, por trimëruar paligjshmërisht të përfolurit në këto çështje.

Aksioni i Ramës kundër opozitës nisi pas kthimit të tij prej humbjes pesë ditire ku ai bëri takime informale me ishë. Diçka shkon keq me Ramën që do ta rregullojë me prokurorinë kundër opozitës.

Ca dosje të pakrehura në rrugë për t’u bërë lesh:

Edi Rama, Fatmir Xhafa, Vangjush Dako, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Qazim Sejdini, Blendi Klosi, Ditmir Bushati, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja, Erion Veliaj, Emiljano Shullazin, Dritan Dajtin, Lul Berishën, Gert Gjeneralin, e plot të tjerë emra pushteti, këtej dhe andej qelive, rrinë rehat, ndonëse dosjet në ngarkim të tyre, do ta bënin drejtësinë shumë herë më të mirë.

E nisim si pyetje për zonjën Marku dhe vartësit e saj:

A duhej Prokuroria të hetonte kryesisht pas publikimit në media të raportit qoftë edhe konfidencial të OSCE, ku thuhej se kryeministri Edi Rama kishte bërë 200 milionë euro pasuri, të cilat menaxhoheshin nga i vëllai, Olsi Rama, në offshore.?!

A duhej Prokuroria të niste hetim për mosveprime të kryeministrit për kanabizimin qindra mijë hektarësh të Shqipërisë?!

Prokuroria thotë se janë 650 mijë dollarëve të PD paguar për lobingje, por të padeklaruara dhe FBI dhe Thesari i USA a kanë në përgjigjen e letërporosive të mbërritura që konfirmojnë pretendimin e paditësve Taulant Balla dhe Edi Rama?!

A është prej më se dy vitesh Saimir Tahiri dhe Prokuroria e drejtësia bashkë me të, ende nuk kanë marrë një vendim për nisje të procesit gjyqsor për antarin më të rëndësiëhm të kabinetit të qeverisë, ish-ministrin e brendshëm për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëtar i një organizate ndërkombëtare kriminale?!

A u hetua në kuadër të ligjit antimafia Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa, dy ish-ministra të brendshëm, njëri I përfshirë në grup criminal të trafikut të drogës, tjetri më vëllanë të dënuar për trafik ndërkombëtar të heroinës?!

A u hetua Damian Gjiknuri për skandalin 40 milionë eurosh, për aferat me gurunë Indian, për tendera të shumtë marramendës?!

A u hetua Arben Ahmetaj për kallzimin e bnërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për skandalin me buxhetin e shtetit?!

Po Ilir Beqja minsitri i shëndetësisë që përcolli koncensionin e chuckup te Vilma Nushi, duke paguar edhe punë të pabërë, sipas vetëdeklarimit të tihj në komision parlamentar?

Po Ditmir Bushati dhe Blendi Klosi a u hetuan për propozimet dhe ndihmën për dhënie shtetësie, përfshirë këtu edhe ministrinë e brendshëm dhe Shërbimin Informativ, për dy indianët që kërkoheshin ndërkombëtarisht për pastrerim të mbi 700 milionë eurove?

Po Qazim Sejdini kryebashkiaku I Elbasanit a u hetuar për afera në të cilat përfshihej dhe dhnëdërri I tij Sanxhaktari Sokol?!

Po Erion Veliaj, a është hetuar për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe shumë kallzime të tjetra në Prokurroi për tendera e abuzime?!

Po Taulant Balla a është hetuar për lidhjet, udhëtimet apo ndihmën biznesmenit që vinte nga bota e trafikut të drogës Edmond Bego dhe rastin e e pranisë në kanosje të oficerit të policisë në Fushëkrujë?

Po Elvis Rroshi i shumëhetuar dënuar, abuzues me një numër të madh çështjesh si ia doli marifetin të jetë sërish pa faj?!

Po ministra e deputetë që gjenden në dosjet 339 dhe 184, përse kanë më shumë se dy vite në hetim dhe lihen të patrazuar nga ligji që kanë shkelur?!

Në vend të këtyre episodeve të pakta në ato dosje të shumta, historia me rusë është pak e holluar, në mos e vonuar. Sepse ka një histori tjertër me rusë në sektorin e naftës dhe energjisë, ku qeveria ka lëshaur pe dhe privilegje të mëdha rusëve, ortakë të Putinit…

Ndoshta këtu nuk mundet të gjitha ti bëjë Prokuroria, por për sa kohë mbajnë detyrën, rrisqet janë udhëtarë të saj. Krimet e Rënda duan gjithnjë pasha të rënda në drejtësi. Gjykata nuk është krejtësisht e shenjtë në këtë inventar të madh të paqartë drejtësie. Ndëshkueshmëria do të sillte gatime më korrekte me bumërat hetimore. Misri sbën dot bukë gruri as anasjelltas. Ndaj vendi është mbërthyer në këtë histori e llojit “Mueller” me rusë, kinezë, turq, mongolë, ku vetëm shqiptarët nuk gjejnë vednin e tyre…

Etiketa: collakudosjemarku

Lajme të lidhura

BOTA

Prapaskenat/ Kardinalëve që do të zgjedhin Papën u është dhënë nga një dosje, ja çfarë përmban

19:47 : 06/05/2025
AKTUALITET

Dosja “Çyrbja”/ Një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë në Shkallnur

16:39 : 20/04/2025
AKTUALITET

EMRAT/ I prishi ndërtesën në Velipojë, 38-vjeçari kërcënon në telefon drejtorin e IMT-së

13:37 : 18/04/2025
AKTUALITET

“Rama ka humbur qetësinë”/ Çollaku: Në SPAK kanë mbërritur dy dosje të trafikut të kokainës

19:31 : 16/04/2025
AKTUALITET

Nga Gjiknuri te Klod Allajbeu, për kë janë dosjet që u hakeruan në SPAK (EMRAT)

08:54 : 04/04/2025
AKTUALITET

Hakerimi/ SPAK: U ndërhy në email-et e prokurorëve, sistemi i brendshëm nuk u cënua

13:28 : 03/04/2025
Para

Grabitën me dhunë familjen, arrest me burg për të rinjtë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

10:00 : 15/05/2025

Analiza: Shqipëria voton, formula vendos!

09:53 : 15/05/2025

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

09:41 : 15/05/2025

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

09:16 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

08:58 : 15/05/2025

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com