• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Ali Memës/ Basha: Shembull i sportistit dhe suksesit

23:34 : 26/03/2019
në AKTUALITET

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet lidhur me ndarjen nga jeta të ikonës së futbollit, Ali Mema.

Basha, shkruan në një postim në rrjetet sociale se, Ali Mema ishte simbol i besnikërisë, legjendë e përkatësisë së ngjyrave bardheblu të ekipit të kryeqytetit, por para së gjithash ishte shembull i sportistit dhe suksesit.

Mesazhi

Kur mësova me dhimbje largimin nga jeta të Ali Memës, ikonë e futbollit të Sportklub Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, më erdhi në mendje një shprehje që e kam dëgjuar shpesh në fëmijërinë time: “Kush ka luajtur për Tironën dhe Vllazninë, ka luajtur për gjithë Shqipërinë”.

Lexo edhe:

Protesta e 30-të/ Aktivisti: Kemi pjesëmarrës 4 eurodeputetë, do vijnë edhe senatorë e kongresmenë amerikanë

“Lubia gëlltit miliona në tunel dhe beton”, pankartat ‘pikante’ të protestës së 30-të/ FOTO

Këtë frazë e kam dëgjuar që i vogël, në shoqëritë e lagjeve të vjetra tiranase dhe mund të them me bindje të plotë se, nëse nuk ishte shpikur, i shkonte plotësisht për shtat Ali Memës.

Ikonë e futbollit tiranas, dhe pinjoll i Dinastisë “Mema”, kësaj familjeje të madhe kryeqytetase, Ali Mema zgjon veç kujtime krenare tek kryeqytetasit, shkodranët, por edhe tek të gjithë sportdashësit e futbollit, kudo ku janë.

Ali Mema ishte simbol i besnikërisë, legjendë e përkatësisë së ngjyrave bardheblu të ekipit të kryeqytetit, por para së gjithash ishte shembull i sportistit dhe suksesit. Trashëgimia e tij në historinë e dinastisë “Mema”, ku njëkohësisht dhanë kontributin e tyre vëllezërit Haxhiu, Beqiri e Osmani, si dhe pinjollët e tyre Sul e Ardian Mema, është shenjë se vitet e shtojnë lavdinë dhe e ndriçojnë suksesin e Ali Memës.

Kontributi i tij në suksesin e ekipit kryeqytetas të viteve ’60 është i kudogjindshëm, por është legjendar fakti se Ali Mema refuzoi të luante kundër ngjyrave të ekipit të tij të zemrës.

Tani që është mbyllur historia e tij personale, ne, fansat e kudogjindshëm dhe të pangopur për rrëfimet e sprovave të tij, kemi mundësinë të rrekemi të bëjmë bilancin e historisë së tij të pavdekshme sportive dhe qytetare që ka bërë krenar çdo shqiptar, anekënd.

Por unë kam një dëshmi personale e mund të them se shprehja “Kush ka luajtur për Tironën dhe Vllazninë, ka luajtur për gjithë Shqipërinë” është dëgjuar sa herë kemi pasur rastin të flasim për Ali Memën e papërsëritshëm në historinë e futbollit shqiptar.

Sa bukur i rrin Ali Memës kjo shprehje kujtese e mirënjohje mbarëkombëtare!

U prehtë në paqen e Zotit!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e 30-të/ Aktivisti: Kemi pjesëmarrës 4 eurodeputetë, do vijnë edhe senatorë e kongresmenë amerikanë

20:23 : 29/06/2026
AKTUALITET

“Lubia gëlltit miliona në tunel dhe beton”, pankartat ‘pikante’ të protestës së 30-të/ FOTO

20:09 : 29/06/2026
AKTUALITET

Nis protesta e 30-të/ Qytetari thirrje ambasadorit të SHBA: Na i hiq këta politikanë që po vjedhin vendin

19:58 : 29/06/2026
AKTUALITET

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare

19:47 : 29/06/2026
AKTUALITET

Resorti i Darit të APEX-it në plazhin e Pasqyrave, rrezikon rrafshimin e fshatit Manastir

19:40 : 29/06/2026
AKTUALITET

Po trafikonin drogë, çifti shqiptar kapet në portin e Greqisë! Ja ku e fshihnin

19:24 : 29/06/2026
Para

Tragjike/ 13-vjeçari var veten me litar! Emri

TË GJITHA

Protesta e 30-të/ Aktivisti: Kemi pjesëmarrës 4 eurodeputetë, do vijnë edhe senatorë e kongresmenë amerikanë

20:23 : 29/06/2026

“Lubia gëlltit miliona në tunel dhe beton”, pankartat ‘pikante’ të protestës së 30-të/ FOTO

20:09 : 29/06/2026

Nis protesta e 30-të/ Qytetari thirrje ambasadorit të SHBA: Na i hiq këta politikanë që po vjedhin vendin

19:58 : 29/06/2026

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare

19:47 : 29/06/2026

Resorti i Darit të APEX-it në plazhin e Pasqyrave, rrezikon rrafshimin e fshatit Manastir

19:40 : 29/06/2026

Po trafikonin drogë, çifti shqiptar kapet në portin e Greqisë! Ja ku e fshihnin

19:24 : 29/06/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik

19:08 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet