• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Artan Lame largohet nga ALUIZNI, emërohet drejtor te Kadastra

17:13 : 26/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lirohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, për tu emëruar në një tjetër institucion të rëndësishëm. Raportohet se Artan Lame është emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, agjencia e re e krijuar me ligjin e ri, me shkrirjen e ALUIZNIT dhe ZRPP-ve.

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar emërimin e Lames drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të kadastrës dhe vendimi është firmosur dje.

Ndërkohë, në Fletoren Zyrtare është bërë publike vendimi për shkarkimin e Lames si drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), vendim i firmosur nga zv/kryeministri Erion Braçe.

Lexo edhe:

“Iku vetëm fizikisht”/ Djali i Fatos Nanos: Babai im më mësoi forcën e ringritjes, nuk e kishte frikë humbjen

“Po ndahem me njeriun që kalova një çerek shekulli”, Xhoana Nano: Sot dita më e errët e jetës

Çfarë është Kadastra?

Ligji i miratuar pak muaj më parë, shkrin disa agjenci duke i bashkuar në një. Kështu, Agjencia e Legalizimeve, ajo e Kompensimit të ish-Pronarëve dhe ajo e Hipotekave do të shkrihen për t’u bashkuar nën çatinë e një institucioni, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucion që do të jetë në varësi direkte të Kryeministrit.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të ketë Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë dhe drejtori e zyra varësie në nivel vendor, teksa organizimi dhe numri i strukturave të varësisë përcaktohen nga Kryeministri me propozim të Këshillit Drejtues.

Organet drejtuese të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Drejtues. Këshilli Drejtues do të ketë gjithsej 7 anëtarë, një prej të cilëve është Drejtori i Përgjithshëm.

Anëtarët duhet të kenë formim profesional të fushave të inxhinierisë, gjeodezisë, drejtësisë, ekonomisë, ose administrimit publik, si dhe përvojë pune të paktën 5 vjet në organet e administratës shtetërore. Anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues, nuk janë funksionarë me kohë të plotë dhe zgjidhen përkatësisht si përfaqësues nga: a) Ministri i së Drejtësisë; b) Ministrisë i Financave; c) Ministri përgjegjës për bujqësinë; ç) Ministri përgjegjëse për zhvillimin urban; d) Kabineti i Kryeministrit; dh) Autoriteti shtetëror përgjegjës për informacionin gjeohapësinor.

Agjencia përgatit dhe i paraqet Kryeministrit projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Hartës së Vlerës së Tokës”, që përmban çmimet e referencës së tokës ne Republikën e Shqipërisë. Metodologjia e llogaritjes së këtyre çmimeve përcaktohet me VKM. /BN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Iku vetëm fizikisht”/ Djali i Fatos Nanos: Babai im më mësoi forcën e ringritjes, nuk e kishte frikë humbjen

12:29 : 02/11/2025
AKTUALITET

“Po ndahem me njeriun që kalova një çerek shekulli”, Xhoana Nano: Sot dita më e errët e jetës

12:19 : 02/11/2025
AKTUALITET

Albin Kurti bën homazhe për Fatos Nanon në Tiranë, me të edhe Albulena Haxhiu

12:00 : 02/11/2025
AKTUALITET

Dhunuan biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë

11:56 : 02/11/2025
AKTUALITET

Një buqetë me lule nga PD, Noka dhe Gjekmarkaj homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano

11:43 : 02/11/2025
AKTUALITET

Qiratë jashtë kontrollit/ Tirana, një qytet ku strehimi po bëhet luks për familjet

11:38 : 02/11/2025
Para

Skandal/ Italia kërkon largimin e diplomatit shqiptar, ishte i ...

TË GJITHA

“Iku vetëm fizikisht”/ Djali i Fatos Nanos: Babai im më mësoi forcën e ringritjes, nuk e kishte frikë humbjen

12:29 : 02/11/2025

“Po ndahem me njeriun që kalova një çerek shekulli”, Xhoana Nano: Sot dita më e errët e jetës

12:19 : 02/11/2025

Albin Kurti bën homazhe për Fatos Nanon në Tiranë, me të edhe Albulena Haxhiu

12:00 : 02/11/2025

Dhunuan biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë

11:56 : 02/11/2025

Një buqetë me lule nga PD, Noka dhe Gjekmarkaj homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano

11:43 : 02/11/2025

Qiratë jashtë kontrollit/ Tirana, një qytet ku strehimi po bëhet luks për familjet

11:38 : 02/11/2025

Kosova ndalon në kufi policin serb, i gjenden armë dhe municione shpërthyese

11:29 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com