• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jemi pa Gjykatë Kushtetuese, jo për shkak të Vettingut, por për shkak të Edi Ramës

17:11 : 25/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gazeta e Carlo Bolinos, “shqiptarja.com” shkruan se përgjegjësinë për defunksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese e ka Partia Demokratike. Për ta argumetnuar këtë tezë të vetën që synon të heqë çdo akuzë ndaj kryeministrit si fajtor kryesor për këtë paralzë të paprecedentë, gazeta në fjalë huazon, me gjasë nga imagjinata, disa argumente specifikë.

“Gjykata Kushtetuese nuk funksionon sepse shumica e gjyqtarëve të saj, të gjithë të emëruar nga PD (me mbështetjen e LSI) midis viteve 2007-2013, janë shkarkuar nga Komisioni i Vetingut sepse nuk justifikonin dot pasuritë e tyre, ose pasi kanë dhënë dorëheqjen pikërisht për të shmangur Vetingun”, shkruhet që në hyrje të shkrimit.

Dhe kështu është në fakt. Por ku hyn këtu Partia Demokratike? Vetë shkrimi në baletin e arsyetimit për ta nxjerrë edhe këtu Berishën fajtor, në fakt vë në dukje se problemi qëndron tjetërkund. Sipas këtij shkrimi, thuhet se në vitet 2007-2013, Sali Berisha në bashkëpunim me dy presidentët, Bamir Topi dhe Bujar Nishani, mori në kontroll aparatin e drejtësisë duke emëruar në poste njerëzit e vet.

Mirëpo kjo gjuhë nuk vlen në rastin e gjyqësorit. Është e vërtetë se për gjyqtarin kërkohet intergritet i figurës, por ky integritet është i lidhur dhe buron nga përcaktimet ligjore dhe jo nga qëndrimet politike apo linçuese të partive politike. Për ta bërë të qartë këtë le të sjellim ndërmend mënyrën sesi u shkarkua ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Pavarësisht se ish-kryeministri Sali Berisha akuzonte përditë me akuza nga më të rëndat, në fund fare ai ngriti një Komision Hetimor Parlamentar, i cili përpiloi një raport pas të cilit Presidenti i sapoardhur në detyrë, Bamir Topi dekretoi shkarkimin. Pra u respektua formalisht procedura.

Lexo edhe:

Tension në Detin e Zi/ Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

Kur emërohet një gjyqtar në konsideratë vijnë prerogativat ligjore dhe kushtetuese në fuqi dhe jo kërkesat e parashtruara në kapitullin e Gjenezëz. Gjyakta Kushtetuese është e fundit që mund të akuzohet se ka marrë vendime nën presionin apo në varësi të korrupsionit të anëtarëve të saj. Këtë na e thotë vetë Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila kur ishte në opozitë mburrej dhe quante si metër vlerësimi për antikushtetueshmërinë e vendimeve të qeverisë Berisha, faktin se shumë prej akteve të kësaj të fundit I kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese!

Por a nuk ishte kjo gjykatë të korruptuarish që vendoi për rrëzimin me shumicë unanime të Marrëveshjes së Detit, e cila i dha oksigjen politik të dështuarit Edi Rama, pas zgjedhjeve të vitit 2009?

Edhe në shkrimin në fjalë thuhet se Gjykata e pranoi ligjin për vettingun pas konsultimit me Komisionin e Venecias, çka më së paku na thotë një gjë: Gjykata edhe pse sipas akuzave e pësonte vetë, iu nënshtrua rregullave të sistemit. Pra e bëri lojën brenda logjikës së tij.

Lexoni se çfarë thotë ndër të tjera autori i shkrimit në fjalë:

“Dy prej tyre(anëtarëve) e kishin mbaruar mandatin, por sipas ligjit mund të kishin qëndruar në detyrë derisa të zëvendësoheshin”

Dhe pak më poshtë:

Pra Sokol Berberi nuk shmangu vettingun, kurse Vladimir Kristo dhe Besnik Imeraj ikën sepse donin të shmangin vettingun!!! Por këta mund të qëndronin në detyrë derisa të zëvendësoheshin!!! Si të pajtohen këto të dyja bashkë? D.m.th nga njëra anë ngrihet piedestali i vettingut, kurse nga ana tjetër u bëhet thirrje të akuzuarve si të korruptuar që të marrin përgjegjësinë e të vazhdojnë detyrën – si të korruptuar që janë – derisa të gjenden zëvendësuesit.

Kjo është tepër në fakt për t’u pranuar si serioze.

Detyrimi i Gjykatës Kushtetuese në rapot me reformën në drejtësi përfundoi në momentin kur I hapi rrugë Vettingut si kërkesë e panegociueshme politike –POLITIKE. Pasi në shikim strikt juridik dhe kushtetues, ndoshta procesi mund të hajë debat. Vettingu duhet të niste nga poshtë për të kryer pastrimin e sistemit siç edhe pretendohet, ndërkohë që kjo nisi nga Lart duke lënë pa kokë sistemin vetë dhe duke neutralizuar një mjedis kushtetues ku kontrollohet zbatimi i Kushtetutës.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që u larguan akuzohen sot si të korruptuar, por as PS-ja dhe as mediat që i shërbejnë nuk gjejnë dot një Vendim që ta diskreditojë këtë Gjykatë.

Nga ana tjetër këtu ka dhe një aspekt etik dhe moral. Sot kjo gazetë që është rreshtuar pro qeverisë akuzon Sali Berishën dhe Ilir Metën se kapën drejtësinë. Dhe me të drejtë. Por pse nuk mbahet i njëti qëndrim për deputetët me rekorde kriminale që hynë në Parlament me mbështetjen e Edi Ramës? Nëse tregohemi cinikë mund ta bëjmë dallimin: z. Berisha zgjodhi të korruptuarit e shkolluar dhe me tituj që I komandonte vetë, z. Rama zgjodhi fundin e shoqërisë, që nuk dihet nëse I komandonte apo e komandonin.

Si duhet të veprojë drejtësia në këtë rast, ajo që e ka kaluar vettingun? Me siguri që këtë nuk do na e thotë gazeta apo gazetat e radhës. Sepse Dielli nuk mbulohet me shoshë: Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese, jo për shkak të Vettingut, por për shkak të Edi Ramës. Kjo është e sigurtë.

/respublica.al/

Lajme të lidhura

BOTA

Tension në Detin e Zi/ Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

20:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

20:29 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

20:21 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026
BOTA

Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta

20:04 : 05/06/2026
AKTUALITET

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

19:54 : 05/06/2026
Para

Skedina e sigurtë/ Ja ndeshjet që ju bëjnë fitues

TË GJITHA

Tension në Detin e Zi/ Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

20:37 : 05/06/2026

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

20:29 : 05/06/2026

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

20:21 : 05/06/2026

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026

Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta

20:04 : 05/06/2026

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

19:54 : 05/06/2026

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

19:44 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobet