• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Spektakli 500 mijë euro për prezantimin e Veliajt/ Mister burimi i parave… (FOTO)

21:41 : 22/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Socialiste do të mbajë nesër një tubim për shpalljen e rikandidimit të Erion Veliajt për kryabashkiak të Tiranës në Zgjedhjet Vendore 2019. Për këtë qëllim, në Sheshin Nënë Tereza do të zhvillohet një aktivitet që socialistët e kanë quajtur Kongres Zgjedhor, por që në të vërtetë do të jetë një spektakël vetëlëvdues-mobilizues, plot ngjyra, shkëlqim dhe hare, i cili do transmetohet drejtpërsëdrejti nga të gjitha mediat kryesore të vendit.

Kryebashkiaku Veliaj kërkon të demonstrojë se ai është udhëheqës popullor dhe i rëndësishëm, i dyti më i rëndësishëm pas Ramës dhe drejtuesi i padiskutueshëm i ardhshëm i saj. Prandaj ai po punon me çdo lloj mjeti për të siguruar pjesëmarrje masive nesër për të dëshmuar se ka mbështetje të madhe, të zjarrtë, dhe entuziaste.

Të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste, veçanërisht vetë Veliaj kanë ndërmarrë këtë javë një fushatë të ethshme për mobilizimin e pjesëmarrjes në aktivitetin e nesërm, sikurse kemi raportuar më herët. Të njejtën fushatë kanë zhvilluar edhe drejtuesit dhe punonjësit e Bashkisë Tiranë përmes njoftimeve në faqet e tyre në rrjetet sociale—edhe pse ata janë punonjës civilë dhe e kanë të ndaluar të promovojnë në mënyrë aktive aktivitete partiake.

Një spot televiz dhe njoftime të ngjitura nëpër qytet gjithashtu bëjnë thirrje për pjesëmarrje, sikurse bëri sot përmes një mesazhi në Facebook edhe vetë kryeministri Rama.

Në manifestim e nesërm priten të marrin pjesë rreth 25-30 mijë anëtarë, mbështetës apo simpatizantë të partisë socialiste, një pjesë e të cilëve do të vinë nga e gjithë Shqipëria. Një rol të madh në pjesëmarrje do të marrë administrata publike, pasi pjesëmarrja e punonjësve është bërë e detyrueshme në shumë institucione. Kujdes është bërë për mobilizimin e fëmijëve të shkollave të mesme dhe rinisë në përgjithësi.

Lexo edhe:

Padia ndaj gazetarit dhe “Piranjave”, Veliaj nuk paraqitet në gjyq për shkaqe shëndetësore

Bushati: Veliajn e la në burg Rama! Edhe zgjedhjet në Tiranë i vendos ai

Për të dëshmuar entuziazëm dhe siguri, vecanërisht për të demosntruar se nuk ka krizë politike, Rama dhe Veliaj kanë planifikuar një spektakël luksoz, të ndërtuar e përshtatur veçanërisht për transmetim televiziv, ndaj i kanë dhënë përparësi përdorimit të teknologjisë dhe skenografisë së aktivitetit. i gjithë planifikimi dhe organizimi është realizuar me konsulencë të huaj dhe duke anagazhaur ekspertët më të mirë vendas.

Prej dy ditësh, Sheshi Nënë Tereza dhe bulevardi nga sheshi deri në kryqëzimin e Presidencës janë bllokuar për të përgatitur infrastrukturën e aktivitetit, duke krijuar probleme serioze trafiku, veçanërisht duke bllokuar krejtësisht aksesin e mjeteve të transportit në zonën pas stadiumit kombëtar.

Rreth 10 pjesëmarrës do të ulën në karriket të vendosura në pjesën qendrore të Sheshin Nënë Tereza, kurse pjesa tjetër do të qendrojë në këmbë pas tyre përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Në ballë të sheshit është vendosur një tribunë, si sfond i së cilës shërben një ekran i stërmadh LED, me përmasa 15×5 metra, i cili do të transmetojë materialet propagandistike dhe dekorative të spektaklit.

Për të lehtësuar pjesëmarrësit që janë larg tribunës të ndjekin në detaje ceremoninë, përqark sheshit  dhe përgjatë bulevardit deri afër kryqëzimit të ndërtesës së Kryeministrisë janë vendosur 7 pika përcjellje të zërit dhe imazhit, përmes ekraneve LED me përmasa 5×3 metra.

Nga burimet e Exit.al nga persona që po merren me ofrimin e shërbimeve dhe në bazë të çmimeve të tregut ne kemi llogaritur se kostoja e aktivitetit të nesërm kalon gjysëm milionë euro. Një pjesë e madhe e pajisjeve të marra me qira është marrë për 3-4 ditë, por ne po llogarisim minimumin për dy ditë.

Marrja me qira e pajisjve të ndriçimit, fonisë dhe ekranëve ka kushtuar rreth 80-100 mijë euro. Qiraja e karrikeve të vendosura në shesh është konfirmuar se ka kushtuar 4 milionë lekë ose 32 mijë euro—qiraje e një karrike kushton 200-400 lekë në ditë, në varësi të llojit. Skena dhe të gjitha platformat ndihmëse kanë kushtuar rrth 30 mijë euro.

Prodhimi i spotit reklamues të aktivitetit dhe transmetimi i tij intensiv, prej tre ditësh, në të gjitha mediat e vendit është mësuar se ka kushtuar rreth 60-70 mijë euro.

Regjia, kamerat dhe transmetimi i sinjalit për televizionet gjatë ceremonisë kushton të paktën rreth 25 mijë euro, ndërsa blerja e rreth 90 minutave kohë televizive për transmetimin e drejtpërdrejtë në televizionet e vendit do të kushtojë rreth 100-150 mijë euro—tarifa e transmetimit në televizionet informative luhatet nga 10-20 mijë euro për një orë transmetim ndërsa në ato kombëtare është rreth dy herë më e lartë).

Kostot e tjera kanë kushtuar minimalisht rreth 50 mijë euro.

Në total, kostoja e manifestimet, në një vlerësim të përmbajtur, do të shkojë rreth 400-500 mijë euro.

Manifestimi i nesërm është aktivitet partiak që paguhet nga Partia Socialiste. Kostoja e lartë e tij është përtej burimeve të deklaruara zyrtarisht nga PS dhe është e sigurt që ajo nuk do të raportohet në deklarimet e saj. Sikurse është e sigurtë që shumica e shërbimeve do të faturohen nën vlerën reale apo nuk do të faturohen fare. Në këto kushte një pjesë e madhe e kostos po përballohet ose nga burime jo ligjore ose do të kompensohet me favore kontratash publike.

Në një artikull të mëparshëm ne kemi argumentuar pikërisht këtë fakt. Ilustrimi kryesor  është se edhe në këtë manifestim i gjithë shërbimi video dhe audio por realizohet nga kompanitë ProSound shpk, të cilën ne e kemi quajtur “Ministria e Zërit” për shkak se ajo është thuajse kontraktori ekskluziv i qeverisë me paratë publike. /Exit.al/

Etiketa: 500 mije eurospektakliVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Padia ndaj gazetarit dhe “Piranjave”, Veliaj nuk paraqitet në gjyq për shkaqe shëndetësore

12:20 : 15/07/2025
AKTUALITET

Bushati: Veliajn e la në burg Rama! Edhe zgjedhjet në Tiranë i vendos ai

21:58 : 10/07/2025
AKTUALITET

A mund ta mbrosh Veliajn duke i shërbyer Edi Ramës

15:24 : 09/07/2025
AKTUALITET

Koka: Salianji në burg prej drejtësisë së manipuluar, Veliaj simbol i korrupsionit në Tiranë

22:08 : 08/07/2025
AKTUALITET

“Flluska” e ndërtimit në Tiranë/ Agjenti imobiliar: Po “ftohet” tregu i shit-blerjes së apartamenteve

09:00 : 05/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimi i Veliajt? Rama në dilemë: Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë!

11:16 : 04/07/2025
Para

Ky është sekreti më i madh që fsheh mjalti

TË GJITHA

Rama premton turizëm elitar, autobuzi me turistë bllokohet në rrugët e ngushta të Tiranës

11:32 : 18/07/2025

Tërmet i fortë në Napoli

11:10 : 18/07/2025

Zjarret në vend: 24 vatra në 24 orët e fundit

11:10 : 18/07/2025

Ndezi zjarr për pastrim, por dogji një sipërfaqe toke në Himarë, e pëson 51-vjeçari

11:08 : 18/07/2025

Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi

10:49 : 18/07/2025

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

10:43 : 18/07/2025

Bashkëshorti i saj u bë viral duke u përqafuar me punonjësen! Gruaja e biznesmenit “merr masa”

10:42 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com