• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama, “thonjpapreri” i Nanos që u lind nga kazani mediatik

10:47 : 22/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kur Fatos Nano e thirri për ta bërë Ministër të Kulturës në vitin 1998, Edi Rama bridhte rrugëve të Parisit si një “piktor shëtitës”. Ajo çfarë kishte lënë në jetën “intelektuale” të Tiranës, lidhej me disa shkrime të botuara në gazetën e njohur të periudhës së viteve 90, “Koha Jonë”, por si piktor, profesor, apo sportist, kurrë nuk shkëlqeu, ndonëse i pëlqenta ta ngrinte veten në piedestal, si një artist “kontrovers”, që pak e kuptonin botën e tij të thellë, mëse surreale.

Media e lindi, ajo e mbajti në jetë edhe kur ai nuk ishte në Shqipëri, deri në momentin kur u kthye, tashmë nga një “Barbon me thonj pa prerë” siç e quante Nano, në ministër. Kërkoi që ditën e parë vëmendje dhe atë ia dha media, herë e yshtur, e herë nën ndikimin profesional për këtë personazh ndryshe, larg staturës së zyrtarëve të kohës.

Si gjithnjë Rama nuk ishte për çështje ligjore dhe strategji për ndryshimin e vendit, aq më pak të kishte modesti si ministër. Vetëm një bojatisje që i bëri ministrive, nën moton: “Kthim në identitet”, ishin arsye të mjaftueshme që ai, për mirë apo për keq, të kapte gjithnjë faqet e gazetave dhe ndonjë dritare në televizonet e pakëta të kohës.

Rama kërkonte e donte më shumë, tashmë në një tjetër nismë si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Do mbahet mend që një burrë i gjatë gjezdiste me sëpatë në dorë për të prerë shtyllat e tensionit të ulët që gjendeshin në mes të rrugës. Padyshim që në katrahurën e fillimit të viteve 90’ ai la shenjë, por gjithnjë për dukje dhe aspak thelbin e problemit që Tiranën e rrëmujshme ta kthente në kryeqytet të banueshëm.

Lexo edhe:

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Shkatërroi kioska, tregje të ngjashme me Kandaharin, lokale buzë Lanës, e ca godina më të fisme mes Parkur Rinia, por strategjia e tij ishte e qartë. Ndërsa shkulte llamarina kolibesh e ndërtesa të vogla me blloqe betoni, mbolli pallate të reja, prishi ato pak objekte kulturore që kishin mbetur dhe nisi një tjetër epokë, këtë herë jo më me ndihmën e atij që e ngriti, Fatos Nanos, por me pompimin e bosëve të rinj të medias.

Këta të fundit u kthyen edhe në ndërtues dhe në çdo rast, duhet të faleshin e luteshin nën këmbët e Edi Ramës si kryetar Bashkie. Padyshim që pas çdo leje pallati, përveç akuzave për 20 përqindëshin e famshëm, fshihej mbrojtja mediatike, propaganda dhe një lloj piari e gjitha imazh.

Ai sërish eci, si “ferra” që në fillim zë një qoshëze dhe pastaj mbulon gjithë arën. Rama mori pushtetin në vitin 2013. Në parlament kishte “kartonë jeshil” me të shkuar të fortë kriminale, që nga deputetë të dënuar dhe akuzuar për vrasje, trafik prostitucioni në rrethana rëndëuese, e deri në të dënuar për vjedhës ordinerë.

Me ta erdhi në pushtet, prej tyre u mbajt, por në dëlirin e supermacisë, kanabizoi vendin. Këtu nisi urrejtja e fortë e kryeministrit për median. E quante kazan çdo media vendase që nuk ishte nën suazën e tij që ngrinte alarmin për shqipërinë, që i hapte telashe me nxjerrjen e bojës nga korrupsioni në nivele të larta.

Sulmin ndaj medias sonë e pati tashmë moton e tij ditore dhe kishte shumë votues që e mbështesnin në këtë pikë: “mirë au bën shpifësve”. Sy të tjerë nxitën mediat prestigjioze botërore të zbarkonin në Shqipëri.

Ndërsa kryeministri paguante me paratë e buxhetit shkrime për përmirësim imazhi, gjoja në ndihmë të turizmit, kamerat e televizioneve botërore dhe gazetarët investigativ të shtypit pasqyruan të vërtetën e trishte nga knabizimi dhe lidhjet e forta të politikës dhe strukturave të policisë së shtetit me grupet kriminale.

Vetë media qoftë edhe ajo që ai e konsideron kazan i prishi propagandën, i rrëzoi mitin surreal të shqipërisë që shiste dhe ajo asaj që ishte. Prej medias lindi, prej saj mund të ketë edhe fundin politik, ndonëse më i larë e thonj të prerë.

Etiketa: nanoRamathonjpaprere

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
Para

Metodat Natyrale Në Shtëpi Kundër Zbokthit

TË GJITHA

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025

Lindi foshnjën në banesën në Tiranë dhe e braktisi aty, procedohet 20-vjeçarja indoneziane

13:49 : 29/10/2025

Universiteti i Grazit së shpejti një sallë me emrin e Dr.Vasil Labovitit

13:44 : 29/10/2025

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com