• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit

15:53 : 22/03/2019
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Malcolm Y

Në teatrin politik po luhet farsa e radhës. Estrada merr nota të groteskes. Ngrihet Presidenti, deli burrë dhe thotë do sakrifikohem si ish-presidenti marksist i Kilit kur ky i fundit kishte së paku heroizmin dhe idealizimin që janë të padëgjuara këtejpari. Domosdo, këmba e di se ku e vret këpuca por që të thërresësh për grusht shteti ndërkohë që te fjalia e dytë ke dënuar opozitën për radikalizmin dhe daljen jashtë parlamenti, nuk është dhe aq gjuhë ezopiane. Mos-koordinim me gruan-kryetare që ke në shtëpi apo lojë e dyfishtë për të qenë i mbrojtur në çdo rast? Ky është thelbi.

Fakti që grupi parlamentar i LSI-së eshtë zëvendësuar gati komplet ose të bën të besosh që presidenti po e mban gati grupin e gatshëm për të ndërmjetësuar me Ramën ndërkohë që gruaja është pozicionuar fort në kampin opozitar, pra një me “Frontin” dhe një me “Ballin”, ose se po i shket toka ndër këmbë dhe po vrapon të shpëtojë dicka para se të jetë shumë vonë. Por që i druhet një pakti të mundshëm Rama-Basha i cili do ishte vdekjeprurës për Lëvizjen e Specialistëve të Interesit kjo sdo as mend, as kalem.

Tani që ky këtij mileti i ka ngordhur nervi rezistues dhe ku e keqja është bërë banale dhe pranohet si diçka normale dhe e pashmangshme dhe ku dikush bërtet “mbreti është lakuriq” shihet si zombi apo alien, edhe kjo është përtej shqetësueses. Është dëshpëruese. Nën hije në fakt as bari nuk ngre krye. Niveli i mediokritetit është i frikshëm. Mundësia për pazare e lartë. Parlamenti i mbushur me lloj-lloj zarash që u ka ardhur dita për një rrogë apo pak pension të garantuar. Fundja një jetë është. Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit.

Lexo edhe:

Al Hilal jashtë Botërorit, Inzaghi ankohet: Na u mohua penallti, kështu ma vodhën titullin me Interin

Moti i keq në SHBA! Të paktën 24 viktima, 25 vajza të një kampi veror rezultojnë të zhdukura

Modele në këtë vend për një jetë morale dhe të virtytshme, modele idealistësh apo njerëz me ambicie pozitive ka pak për të frymëzuar shumicën. Pjesa më e madhe e shtresës së mesme ose po ikën, ose po tërhiqet në guackën e saj. Me shpresë se gjërat do ndryshojnë vetvetiu. Shqiptarët kanë parë sa për tre jetë këto tre dekada vend-numëro.

Një pjesë ka vënë bast për qorrollepsjen e liderit të partisë demokratike dhe opozitës. Normal, kur gabon i mençuri, çuditet budallai. Në fakt thelbi është te qëndrueshmëria dhe frymëzimi. Basti me kohën sapo ka filluar. Futja në një lojë pa rregulla loje do ishte katastrofike krahasuar me alternativën aktuale. Mbështetja e munguar e një pjese të komunitetit ndërkombëtar shkurajuese por jo përcaktuese. Përcaktues është vetëm vullneti i sovranit, mbështetja e antarësisë dhe simpatizantëve dhe mbi të gjitha tërheqja pas vetes e një pjese të konsiderueshme të opinionit gri, masës së qytetarëve të paangazhuar, profesionistëve të lirë, intelektualëve, sipërmarrjes së vogël dhe të mesme, njerëzve të pakënaqur me qeverisjen estetike aktuale.

Bast i fituar apo jo këtë do ta tregojë koha. Nëse ka një strategji dalëse, nëse arrihet një konsensus shoqëror për nevojën për ndryshim, nëse sistemi do të reformohet duke ndryshuar rregullat e lojës dhe jo vetëm lojtarët në fushë, për ta bërë garën më meritokratike dhe përfaqësuese, atëherë shpresat për kapërcimin e krizës aktuale dhe garancitë për mospërsëritjen e krizave ciklike janë të mëdha.

Lajme të lidhura

SPORT

Al Hilal jashtë Botërorit, Inzaghi ankohet: Na u mohua penallti, kështu ma vodhën titullin me Interin

08:14 : 05/07/2025
BOTA

Moti i keq në SHBA! Të paktën 24 viktima, 25 vajza të një kampi veror rezultojnë të zhdukura

08:14 : 05/07/2025
BOTA

Policët francezë hyjnë në det me thika, çajnë gomonen me emigrantë të paligjshëm drejt Anglisë

08:09 : 05/07/2025
AKTUALITET

E shtuna “përvëluese”/ Parashikimi i motit për datën 5 korrik, ja sa do të shënojë termometri

08:04 : 05/07/2025
SPORT

Fluminense në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve, triumfon ndaj Al Hilal

08:04 : 05/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025
Para

‘Mikja e Knutit’ rrugëve të Tiranës me veshje sportive, sic nuk e keni parë kurrë

TË GJITHA

Al Hilal jashtë Botërorit, Inzaghi ankohet: Na u mohua penallti, kështu ma vodhën titullin me Interin

08:14 : 05/07/2025

Moti i keq në SHBA! Të paktën 24 viktima, 25 vajza të një kampi veror rezultojnë të zhdukura

08:14 : 05/07/2025

Policët francezë hyjnë në det me thika, çajnë gomonen me emigrantë të paligjshëm drejt Anglisë

08:09 : 05/07/2025

E shtuna “përvëluese”/ Parashikimi i motit për datën 5 korrik, ja sa do të shënojë termometri

08:04 : 05/07/2025

Fluminense në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve, triumfon ndaj Al Hilal

08:04 : 05/07/2025

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com