Gara për Kryeprokuror/ Kriteret që vendosi KLP mund të cënojnë procesin

Nga Boldnews.al

Loading...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) caktoi kritere të paqarta për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, të cilët mund të cënojnë të gjithë procesin për zgjedhjen e kreut të institucionit të Akuzës.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, të zhvilluar paraditen e së Martës, anëtarët e KLP miratuan Rregulloren për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Kjo Rregullore përpunon katër kritere bazë për kandidatët, të përbëra nga disa nën-kritere. E, pikërisht, në detajet e nënkritereve gjenden disa elementë, të cilët mund ta shndërrojnë garën në të paracaktuar apo subjekt të ankimimit në gjykatë.

Kriteri 1, Integriteti Profesional
Kriteri profesional ka numrin më të lartë të pikëve. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vlerësojë kandidatët për:
– kohëzgjatjen dhe relevancën e aktivitetit profesional të kandidatëve
– rezultatet e vlerësimeve etiko-profesional
– Rezultatet në arsimin e lartë, në Shkollën e Magjistraturës për ata që kanë përfunduar këtë shkollë, rezultatet e doktoraturës, si edhe në kurset e vazhdueshme të trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës apo kurse trajnimi
– Rezultatet në kurset pasuniversitare, nëse kanë
Ky kriter është lehtësisht i matshëm për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kriteri 2, Integriteti moral
Vlerësimi për këtë kriter është një ndër më të vështirët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi elementët e tij do t’i nënshtrohen subjektivizmit të anëtarëve të KLP.
Gjatë shqyrtimit të kandidaturave për këtë kriter, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vlerësojë:
– reputacionin e kandidatëve në shoqëri dhe tek kolegët për cilësitë morale si ndershmëria, llogaridhënia, reputacioni brenda dhe jashtë aktivitetit profesional.

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi, gjatë mbledhjes së të Martës, e pranoi se matja e këtij kriteri është i vështirë dhe problematik. Sipas tij, në vlerësimin e këtij kriteri, vetë anëtarët e KLP mund të jenë të brishtë ndaj influencave njerëzore.

Ai deklaroi se, pikërisht për këtë arsye, Rregullorja i ka dhënë pak pikë këtij kriteri. Por, siç theksoi ai “edhe ato pak pikë mund të bëjnë diferencën në vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”.

Kriteri 3, Aftësitë organizative e drejtuese
Edhe për këtë kriter, KLP ka parashikuar pikë të larta, duke e vlerësuar si një ndër elementët më të rëndësishëm për Prokurorin e Përgjithshëm të ardhshëm.

Gjatë vlerësimit të këtij kriteri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mbajë në vëmendje:
– Cilësitë e platformës dhe vizionit që do të paraqesin kandidatët para Këshillit të Lartë të Prokurorisë
– Aftësitë që ka dëshmuar kandidati në të shkuarën në vendimmarrje dhe organizative
– Aftësitë e kandidatit në komunikim
– Aftësi për të punuar në grup
– Aftësi për përfaqësim publik.

Kriteret shtesë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përcaktuar disa kritere shtesë për kandidatët për Kryeprokuror, të cilat mund të shkaktojë probleme gjatë procesit të shqyrtimit të aplikimeve.

LEXO EDHE  Koni zbardh skenarin e shkarkimit/ Ja dekanët që bashkëpunojnë me Ramën kundër…

Ligji për “Prokurorinë” parashikon që kandidatët për Kryeprokuror duhet të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose të ketë gradën shkencore “doktor”. Por, KLP ka vendosur që t’u japë më shumë pikë kandidatëve që kanë gradë “profesor i asociuar” apo “profesor”.

Vendosja e këtij kriteri shtesë krijon përshtypjen se kandidatët do të aplikojnë për rektor apo dekan në sistemin universitar dhe jo për Prokuror të Përgjithshëm. Gjithashtu, në bazë të këtij kriteri shtesë, KLP kufizon në maksimum kandidatët që mund të marrin pikët në këtë kriter shtesë.

Për shkak të tejkalimit të parashikimeve ligjore, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm mund të shndërrohet në një objekt debati publik e shqyrtimi gjyqësor, procese të cilat mund të vënë në dyshim të gjithë procedurat e reja.

Krahas kritereve, vetë KLP konstatoi një tjetër problematikë në këtë proces shumë të rëndësishëm. Ndërkohë që kandidatët magjistratë i përfshihen procesit të rivlerësimit nga institucionet e Vetingut, për kandidatët jo magjistratë për kreun e Prokurorisë, verifikimin e pasurisë, integritetit profesional e moral duhet ta bëjë vetë KLP.

Por, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka një kohë shumë të limituar për të kryer vetingun e kandidatëve që vijnë jashtë sistemit të drejtësisë. Sipas ligjit, KLP ka detyrimin që, brenda 45 ditëve nga mbyllja e procesit të aplikimit, të kryejë renditjen e kandidatëve që më pas do ia dërgojë Parlamentit për votim.

Pra, brenda 45 ditëve, KLP duhet të kryejë vetingun e kandidatëve jo-magjistratë për Prokuror të Përgjithshëm, ndërkohë që institucioneve të specializuara të Vetingut u duhet një periudhë disa-mujore për të kryer Vetingun.

Këtë problematikë e konstatoi edhe kreu i KLP, Gent Ibrahimi, i cili, gjithashtu u shpreh se “do të mundohemi që të përfundojmë vlerësimin e kandidatëve jo-magjistratë brenda afatit ligjor, 45 ditë”.

Rezultati i këtij “vetingu të përshpjetuar” mund të jetë gjithashtu objekt ankimimi nga kandidatët magjistratë, për të cilët procesi i rivlerësimit është kryer tejet i thelluar dhe për një kohë shumë të gjatë.

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here