• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Precedentët/ Denoncimet publike për prokurorin e Durrësit, Bledar Bejko

19:19 : 21/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING
Bledar Bejko

Bledar Bejko

Nga Boldnews.al

Prokurori i Durrësit Bledar Bejko, i cili nuk mori nën hetim Jurgen Kurtin, i vrarë në fillim të kësaj jave, për një episod të dhunshëm ku mbeti i vdekur Agim Arapi në vitin 2017, është një personazh i përmendur disa herë në kronika investigative mediatike.

Vjollca Arapi, bashkëshortja e Agim Arapit, e ka akuzuar publikisht prokurorin Bejko, por edhe policinë e gjykatën e Durrësit të cilët, sipas saj, nuk e arrestuan Jurgen Kurtin, pasi “ata janë korruptuar”.

Jurgen Kurti u vra në një atentat mbrëmjen e së Hënës dhe policia ka si të dyshuar djalin e Agim Arapit, shtetasin Dervis Arapi. Ky i fundit, ashtu si edhe nëna e tij, Vjollca Arapi, e mohuan përfshirjen në atentatin ndaj Kurtit. Por, gjithësesi, deklaratat e tyre duhet të përballen me hetimet e policisë dhe prokurorisë së Tiranës.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

Prokurori Bejko nuk e ka për herë të parë që përballet me akuza publike. Në mesin e vitit 2018, emisioni investigativ ‘Fiks Fare” publikoi rastin e Lorenc Bajramit, i cili kishte kallëzuar në Dhjetor 2017 bashkëjetuesen e tij për “vjedhje”.

Rastin e ndoqi prokurori Bejko. Deri në muajin Maj 2018, denoncuesi Bajrami nuk mori asnjë informacion se çfarë kishte ndodhur me kallëzimin e tij. Ai paraqitet në Prokurorinë e Durrësit, në të cilën sorollatet pa asnjë përgjigje. Në një komunikim me prokurorin Bejko, ky i fundit i thotë kallëzuesit se rastin po e ndiqte një oficer i Policisë Gjyqësore.

Por, pasi u zbuluan dokumentat zyrtarë, rezultoi se prokurori Bejko kishte vendosu mosfillimin e procedimit penal që në Shkurt 2018, pra rreth 3 muaj para se denoncuesi Lorenc Bajramaj të interesohej për ecurinë e hetimit.

Ndërkohë, në vitin 2016, një biznesmen nga Fieri, Nuredin Suli, ka kritikuar publikisht prokurorin Bejko, pasi kishte mbajtur pa veprime, për thuaj 6 muaj dosjen hetimore të vrasjes së vëllait të tij.

Suli, një biznes në hidrokarbure, i shpëtoi një atentati në vitin 2016, gjatë kohës që po ndiqte procesin për vrasjen e vëllait të tij. Pasi i shpëtoi fatmirësisht atentatit, biznesmeni Suli deklaroi publikisht dyshimet e tij për korrupsion në sistemin e drejtësisë gjatë hetimit për vrasjen e të vëllait.

“U interesova personalisht për ecurinë e procesit në prokurorinë Fier në kohën që prokuror i çështjes ishte Bledar Bejko. Ky e mbajti çështjen për 6 muaj”, deklaroi ndër të tjera biznesmeni Suli në atë kohë për median.

“Boldnews.al” publikoi të Mërkurën pjesë nga qëndrimi i prokurorit Bejko në çështjen e vdekjes së Agim Arapit, në prillin e vitit 2017.

Pas një konflikti të ashpër fizik me shtetas Jurgen Kurti, Kujtim dhe Kostandin Ekonomi, vdes shtetasi Agim Arapi. Pas ngjarje, Policia referoi për “vrasje me dashje” vetëm dy vëllezërit Ekonomi, duke mos inkriminuar Jurgen Kurtin.

Bashkëshortja e viktimës, akuzoi, ndër të tjerë edhe prokurorin e çështjes, për hetim të paplotë.

Pas ri-sjelljes në vëmendje të publikut për këtë rast të vitit 2017, në mbrojtje të prokurorit u shfaq publikisht Çerçiz Loloçi, ish-sekretari i Fatmir Xhafajt, në kohën kur ka qenë Sekretar i Rinisë së Partisë së Punës së Shqipëri, në periudhën 1985-1990, sipas deklarimeve të Ilir Demaliajt, personazh me prezencë permanente publike.

Çerçiz Loloçi shkruante, në mbrojtje të prokurorit, se shkrimi i “Boldnews.al” ishte “fake news”. Në bazë të legjislacionit shqiptar, nëse një lajm është apo jo “fake news”, e përcakton gjykata, ku akuzuesi ka barrën e provës për të provuar pretendimin e tij.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025
AKTUALITET

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025
AKTUALITET

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025
BOTA

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025
Para

Aksident me vdekje ...

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com