• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasuri të dyshimta/ Në veting prokurorët e Geronit të Fatmirit, Kolë Hysenaj e Genc Qana

17:43 : 21/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur hetimin për dy prokurorët e Tiranës, të cilët kanë hetuar çështjen “Babale”, Kolë Hysenaj dhe Genc Qana. Dy prokurorët janë pjesë e një liste të shortuar me 36 zyrtarë të sistemit të drejtësisë, të cilët do të kalojnë në filtrin e trefishtë të Vetingut-pasurinë, integritetin personal dhe aftësitë profesionale.

Prokurorët Qana e Hysenaj rezultojnë me pasuri të mëdha, të përbërë nga troje, apartamente, pjesa më e madhe e të cilave nga të ardhurat nga paga, por edhe dhurata dhjetra mijëra euro.

“Boldnews.al” ka raportuar edhe më parë për pasurinë e prokurorit Genc Qana, i cili u emërua zv.drejtues i Prokurorisë së Tiranës sapo mori në dorë hetimin e çështjes “Babale”.

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

Në bazë të deklaratave të pasurisë, të publikuara në portalin informativ “spendingdata.al”, prokurori Genc Qana rezulton të jetë pronar i tre apartamenteve, njërin prej të cilëve deklaron se ia ka dhuruar vjehrri. Vlera e kësaj dhurate llogaritet në rreth 100 mijë euro.

Gjithashtu, prokurori Qana rezulton të jetë pronar i 5 automjeteve. Gjithnjë duke iu referuar deklaratave të pasurisë, të dorëzuara prej tij në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), ai ka blerë automjetet në vite të ndryshme dhe nuk ka shënuar të ketë shitur asnjë prej tyre.

Kolegu i tij në çështjen “Babale”, Kolë Hysenaj, gjithashtu rezulton me një pasuri të ekzagjeruar. Por, ndryshe nga Qana, prokurori Hysenaj nuk ka marrë asnjë “dhuratë”. Pasurinë e tij ai e ka zgjeruar nga të ardhurat nga paga, si edhe fitimet nga një lokal i vogël, me 7-8 tavolina, që ka pranë Prokurorisë së Tiranës.

Prokurori Kolë Hysenaj, ka nisur jetën e tij familjare me një shtëpi të blerë në vitin 2001 me vlerë 2 milion lekë të reja. Pjesën më të madhe të shumës së paguar, ai e ka marrë borxh tek familjarët, rreth 1.5 milionë lekë të reja.

Por, sot, gjithnjë sipas deklaratave të pasyrisë, ai rezulton pronar i një toke 1000 m2 në Mullet, të cilat shënon se e ka blerë me vlerë 390 mijë lekë të reja, në vitin 2008.

Gjithashtu, gjatë kohës që ishte drejtues i Prokurorisë së Korçës (në vitet 2016-2017, prokuroi Hysenaj investon rreth 130 mijë euro në pasuri të paluajtshme në qendër të qytetit jug-lindor. Burimi kryesor i pasurisë së tij, shënohet të jetë të ardhurat nga paga, si edhe fitimet nga “biznesi i vogël”, lokali rreth 30 m2.

Prokurori Kolë Hysenaj ka qenë një ndër 100 zyrtarët që gjendeshin në “listën e zezë” të kryeministrit Edi Rama, në verën e vitit 2017. Në atë listë, kryeministri publikoi emrat e zyrtarëve, për të cilët kishte marrë denoncime për përfshirje në veprime korruptive.

Njëlloj si kolegu i tij Genc Qana, edhe prokurori Kolë Hysenaj u promovua në detyrë sapo mori në dorëzimin hetimin e çështjes “Babale”. Nga prokuror i thjeshtë në Tiranë, Kolë Hysenaj u emërua drejtues i Seksionit të Antitrafiqeve në këtë institucion.
Në tetor 2018, Genc Qana dhe Kolë Hysenaj u ngarkuan të hetonin personat e akuzuar për “kallëzim të rremë” ndaj Agron (Geron)Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i dyshuar se vijonte të kryente trafikun e narkotikëve.

Në përfundim të hetimeve sipërfaqësore, Hysenaj e Qana vendosën të merrnin të pandehur denoncuesit, e konkretisht deputetin e sapo-dorëhequr të opozitës, Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi dhe denoncuesin Albert Veliu.

Dy prokurorët nuk kryen asnjë hetim mbi dyshimet e përfshirjes së Agron (Geron) Xhafaj në trafikun e narkotikëve.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025
SPORT

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025
BOTA

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025
SHENDETI

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025
BOTA

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025
Para

Ramës i ka hyrë frika në palcë/ Policia merr ‘peng’ autostradën për kthimin e kryeministrit në Shqipëri

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com