• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Licensimi i pikave të shitjes së duhanit, pse u tërhoq Edi Rama nga nisma…

18:19 : 20/03/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Qeveria është tërhequr nga qëndrimi i saj fillestar se tregtimi i duhanit do të bëhej në pika specifike të cilat duhet të licencoheshin.

Kjo do të bënte që duhani të mos tregtohej në çdo dyqan sikurse ndodh sot por vëtëm në pika të dedikuara.

Në projektlgijin e ri “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të ndryshuar të nxjerrë tashmë për konsultim bëhet me dije se tashmë licencimi është përjaashtuar nga ky draft.

Ministria e Shëndetësisë pranoi edhe në deklarata publike para mediave se drafti ishte ende në proces ndryshimesh dhe se do të konsultohej me grupet e interesit.

Në komentet e bëra nga vetë Ministria e Shëndetësisë për këtë draft nënvizohet se “kerkesa për të pajisur pikat e shitjes me licence nuk është më pjesë e projektligjit”. Në relacionin që shoqëron projektligjin thuhet se ndryshimet që mbeten në fuqi në draft synojnë të sigurojnë mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga produktet e duhanit si dhe forcim të roli monitorues të Inspektoratit  përgjegjës për Shëndetësinë, në lidhje me  zbatimin e ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga duhani.

Lexo edhe:

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

Ndryshimet e përgjithshme në projektligj janë grupuar në gjashtë pika në relacionin që shoqëron projektligjin duke nënvizuar se bëhen të paktën gjashtë rregullime.

Së pari saktësimi i përkufizimeve të duhanit dhe nënprodukteve të tij si dhe përfshirja në këtë kategori të produkteve të reja të duhanit. Kjo synon të përfshijë në kuadër rregullator çdo produkt ose nënprodukt duhani që është i dëmshëm për shëndetin e popullatës. Gjithashtu nëpërmjet këtyre saktësimeve synohet të forcohet kontrolli i duhanit dhe të shmangen rastet abuzive.

Së dyti detyrimi i prodhuesve dhe/ose importuesve të produkteve të duhanit për të informuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për hyrjen në treg të produkteve të reja të duhanit synon të mbajë të informuar organet përkatëse për dinamikën e hyrjes së produkteve të reja në treg, karakteristikat e tyre dhe për efektet negative që ata kanë në popullatë. Pasja e këtij informacioni pritet të mundësojë monitorim më të mirë të zbatimit të ligjit dhe të përshtatjes së tij në të ardhmen bazuar në produktet e reja që hyjnë në vend.

Së treti ndalimi i shitjes së paketave me numër të reduktuar cigaresh apo me alterim të shijeve pritet të reduktojë blerjen e këtyre produkteve nga konsumatorë që nuk e përballojnë dot çmimin e një pakete të plotë apo nga konsumatorë për të cilët shija karakteristike e duhanit është një element i pakënaqshëm i duhanpirjes dhe në mungesë të shijeve alternative do zgjidhnin të mos konsumonin produktin konvencional.

Së katërti ndalimi i promocionit të indirekt nëpërmjet ngjyrave të logos së produkteve të duhanit dhe vendosjen e tyre në rafte të dukshme bëhet në kuadër të forcimi të kontrollit për moslejimin e promocionit dhe marketimit të produkteve të duhanit si një faktor që stimulon përdorimin e tij në popullatë.

Së pesti ndalimi i përdorimit të cigares elektronike dhe duhanit me ngrohje në ambiente të mbyllura duke aplikuar për të, të njëjtat rregulla si për format konvencionale të duhanpirjes synon mbrojtjen nga ekspozimi i pavullnetshëm ndaj produkteve të duhanit.

Së gjashti forcimi i masave ndëshkuese në rast moszbatimi të ligjit ka për synim të forcojë implementimin e ligjit dhe shtimin e mbrojtjes për qytetarët që ekspozohen në mënyrë të pavullnetshëm ndaj tymit të duhanit, qoftë nga produkte konvencionale qoftë nga produkte inovative./Monitor/

Etiketa: Duhanilicensimeqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025
AKTUALITET

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
BOTA

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

08:25 : 13/11/2025
AKTUALITET

Impianti nuk punon, por pagesat do bëhen! Inceneratori i Tiranës do “djegë” edhe 30 mln € deri më 2028

08:11 : 13/11/2025
Para

Aktorja e pranon hapur: Rolet i kam fituar falë shtratit

TË GJITHA

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025

Humbja me Anglinë, Silvinjo: Jemi ekip në rritje, sulmi bëri shumë mirë

21:48 : 16/11/2025

Si të rimarkohet ligjërimi politik që të kumtojë mesazhe të besueshme

21:34 : 16/11/2025

Protesta e opozitës, Gjokutaj: Bojkoti i demokratëve i shërben vetëm qeverisë, jo kauzës

21:31 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com