• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gara për kreun e Akuzës/ Arta Marku nis “fushatën” keq. Sulmon prokurorët

13:39 : 19/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Arta Marku i parapriu kandidimit për postin e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë, me një sulm të hapur ndaj kolegëve të saj. Gjatë analizës në Prokurorinë e Durrësit, Kryeprokurorja e Përkohshme e konsideroi pavarësinë e prokurorëve si një mundësi të artë për abuzim në kurriz të qytetarëve.

Ky qëndrim kundër pavarësisë së prokurorëve është në kundërshtim të plotë me frymën e Reformës në Drejtësi. Për Markun, mungesa e mekanizmave kontrollues ndaj punës së prokurorëve, i nxit ata të abuzojnë me detyrën, duke vijuar cënimin e imazhit të sistemit të drejtësisë.

Deklaratat e Arta Markut, të cilat janë në një linjë me sulmet e maxhorancës politike, kanë lënë një shije të hidhur tek një pjesë e madhe e prokurorëve. Këta të fundit tashmë janë nën presionin e vetingut, nën presionin e politikës dhe, së fundmi, edhe nga titullarja e institucionit, e cila ka detyrën që t’i mbrojë dhe përfaqësojë përballë shantazheve që vijnë nga jashtë sistemit të Prokurorisë.

Lexo edhe:

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Është e paqartë se ku bazohet Kryeprokurorja e Përkohshme në konstatimin se prokurorët “abuzojnë”. Ajo, në fjalën e saj iu referua rasteve të publikuara në kronikat mediatike, ndërkohë që u justifikua se nuk ka bazë ligjore për nisjen e inspektimeve ndaj prokurorëve.

Por, kjo deklaratë është në kundërshtim me veprimet e saj konkrete. Rreth 6 muaj më parë, Kryeprokurorja e Përkohshme urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor për 10 prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët u përfshinë në një debat procedurial me drejtuesen e tyre, Donika Prela.

Në një fjalim drejtuar popullit në atë kohë, Arta Marku nuk e ngriti pretendimin mbi vakumin ligjor për nisjen e hetimit disiplinor. Në atë listë gjenden emrat e disa prokurorëve, të cilët kanë integritetit moral e profesional për të qenë drejtues dhe anëtarë të Strukturës së Posaçme Hetimore (SPAK) apo për të marrë mandatin e plotë të Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndaj, sot, kur Arta Marku pretendon se nuk ka hapësira ligjore për të nisur procedimin disiplinor ndaj deputetëve, forcohen dyshimet se nisja e hetimit për 10 prokurorët e Krimeve të Rënda mund të ketë qenë thjesht dhe vetëm një manovër e saj për t’i nxjerrë ata nga gara për postin e saj apo për SPAK, nëpërmjet cënimit të imazhit.

Nga ana tjetër, mungesa e mekanizmave ligjorë për kontrollin e prokurorëve është justifikim i kotë, edhe për faktin se Kryeprokurorja e Përkohshme ka në dorë mekanizmin e hetimeve për çdo rast të dyshuar korrupsioni.

Gjatë një viti e gjysëm që është në detyrë, Arta Marku dhe vartësit e saj nuk kanë nisur asnjë hetim penal për prokurorët në detyrë. Ndërkohë, me gishtat e dorës numërohen procedimet penale për gjyqtarë, hetimet për të cilët kanë nisur nga investigimet mediatike.

Gjyqtari i Fierit, Roland Hysi, u arrestua për “korrupsion”, vetëm pasi një emision investigativ publikoi pamjet kur ai i merrte para një shtetaseje.

Për tre nga 5 gjyqtarët e Apelit që zbutën dënimin për Dritan Dajtin, Prokuroria nisi hetimin vetëm pasi ndaj trupës gjyqësore u lëshuan një lumë akuzash nga zyrtarët më të lartë qeveritarë, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

Prokuroria ende nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar nëse ka nisur një hetim për prokurorin e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli. Ai u akuzua në media për përfshirje në korrupsion. Prokurori Çoçoli vijon të jetë në detyrë.

Pas qëndrimit “justifikues” për mungesën e mekanizmave për kontrollin e prokurorëve, Arta Marku vijoi më tej. Ajo i bëri thirrje Parlamentit që të miratojë dispozitën kalimtare, në bazë të të cilës Prokurorit të Përgjithshëm i jepen kompetencat e Inspektorit të Lartë të Drejtësi, një strukturë që pritet të ngrihet së shpejti dhe që ka për detyrë inspektimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kërkesa e Arta Markut duket absurde, në një kohë kur Reforma në Drejtësi kishte si qëllim pikërisht dobësimin e kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm, si për kontrollin e hetimeve penale, ashtu edhe për karrierën e prokurorëve.

Arta Marku, në fjalë të thjeshta, kërkon nga Parlamenti që t’i japë kompetencën për nisjen e procedimeve disiplinore ndaj prokurorëve. Pra, atë element të cilin ekspertët e Reformës në Drejtësi dhe partnerët ndërkombëtarë e kishin konsideruar si mekanizëm të Prokurorit të Përgjithshëm për të shantazhuar dhe ushtruar presion ndaj prokurorëve.

Arta Marku pritet të shpallë kandidaturën e saj për Prokurore të Përgjithshme me mandat 7-vjeçar, në procesin që Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi të Martën e datës 19 Mars 2019.

Lajme të lidhura

SPORT

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025
BOTA

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025
BOTA

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025
Para

“Kufiri i gjelbër”/ Pranga 32 vjeçarit shqiptarë u kapë me...

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com