• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Dietologia e njohur: Çfarë të hamë nëse kemi probleme me kapsllëkun

21:43 : 19/03/2019
në SHENDETI

Jo rrallë, shumë prej nesh mund të kenë probleme me konstipacionin. Ushqimi që marrim nuk tretet lehtësisht dhe shkakton fryrje apo dhimbje të barkut dhe probleme të këtij lloji. Dietologia Rolina Naco jep disa këshilla se si mund ta “luftojmë” dhe të zgjidhim problemin e konstipacionit përmes ushqyerjes. Sipas saj, mënyra më e mirë për t’u lehtësuar nga problemet e konstipacionit (kapsllëkut) është të ndryshojmë gradualisht zakonet e të ushqyerit por edhe të mënyrës së të jetuarit, që ndikojnë te konstipacioni.

Ajo vëren se janë tre faktorët që ne kemi në dorë dhe mund t’i ndryshojmë ndërsa flet dhe jep shpjegime për secilin prej tyre. “Nëse kemi një zorrë dembele nga ana gjenetike nuk e ndryshojmë atë, por mund ta përmirësojmë majft”, vëren Naco.

Hidratimi 
Nëse konsumojmë ushqime me përmbajtje të lartë në ujë (jo ushqime të thata, si: makarona, pilaf, pica etj),  por edhe pimë mjaftueshëm ujë gjatë ditës (mesatarisht1.5-2 lt/ditë) do të kemi një defekim më të mirë dhe nuk do të ndikojë në ngurtësimin e feçes.
Frutat dhe perimet janë ato që kanë kryesisht përmbajtje të lartë në ujë, por edhe kosi me qumështin. Gjithashtu edhe gatime me përmbajtje më të lartë në ujë, si gjellët tradicionale apo supat. Por nëse hamë një sallatë me perime dhe pimë edhe ujë është e njëjta gjë për trupin tonë.
Sipas diteologes Naco duhet të mundohemi të shtojmë sasinë e ujit gjatë ditës, si dhe sasinë e frutave dhe perimeve në menunë tonë ditore.

Aktiviteti fizik 
Aktiviteti fizik ndihmon mjaft në qarkullimin e gjakut në gjithë trupin, por edhe të aparatit tretës, duke ndihmuar peristaltikën  e zorrës së trashë dhe defekimet më të rregullta, si  në frekuencë,  por edhe në përmbajtje  etj. Në këtë mënyrë, përveç defekimit më të rregullt parandalojmë ose mbajmë në kontroll sëmundjet e asaj zone dhe që lidhen me qarkullimin e gjakut, siç janë hemoroidet.
Është mirë të përpiqemi të bëjmë 40-60 minuta ecje gjatë ditës dhe të mos qëndrojmë shumë orë  ulur. Mirë do të ishte që çdo 3 orë të kemi një pushim për të lëvizur të paktën10 minuta.

Lexo edhe:

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

Fibrat 
Më parë, fibrat nga drithërat, perimet, frutat apo legumet nuk konsideroheshin të domosdoshme si lëndët e tjera ushqyese. Por më vonë u vu re se edhe pse ato nuk  arrijnë të treten nga aparati ynë tretës janë të domosdoshme për mirëfunksionimin e organizmit, duke e mbajtur atë të shëndetshëm. Përveç se ndihmojnë në një përthithje graduale të lëndëve ushqyese që konsumojmë, duke rritur gradualisht nivelin e sheqerit në gjak dhe duke na ngopur më shpejt, kanë një rol të rëndësishëm në florën intestinale dhe të defekimeve. Naco bën të ditur, se duke marrë parasysh të gjitha fuksionet më lart, Organizatat e Shëndetësisë vendosën një normë ditore. Kështu, mesatarisht na duhen 25-30 gr fibra në ditë, për të patur shëndet të mirë. Fibrat ndihmojnë për të krijuar një masë më të madhe të feçes, përthithin më shumë ujë, ushqejnë bakteret e mira të zorrës së trashë dhe aktivizojnë peristaltikën e zorrës.

Dietologia këshillon të shtoni në menunë tuaj ushqime që përmbajnë sasi të larta të fibrave.
Kështu, nga legumet mund të përdorim: fasule, bizele, thjerrëza, qiqra.
Nga drithërat: makarona integrale, oriz integral, bollgur, kinoa, tërshërë, grurë etj.
Nga perimet: preferoni ti konsumoni si te freskta si te gatuara
Nga frutat: Preferoni të jenë të pjekura mirë dhe të konsumohen të plota, bashkë me lëkurën e tyre. “Nuk do të rekomandoja t’i konsumojmë si lëng, pasi në atë mënyrë nuk marrim fibra përveç se kur i konsumojmë si ‘smoothies’”, vijon Naco.
Ajo shpjegon se ushqime, të cilat nuk përmbajnë shumë fibra, si: pilaf, byrek me miell te bardhe  me djath apo gjize, makarona pa perime ose salce, pite, patate mund të japin shqetësime me konsipacionin.
“Tepër e rëndësishme është edhe të ‘edukoni’ zorrën tuaj në një orar, që për ju është më i përshtatshëm dhe që ndodheni në ambientin e shtëpisë suaj, përshembull çdo mëngjes ose çdo darkë”, përmbyll dietologia.

Ushqime me % të lartë në fibra (renditje nga ajo më e larta)

Lloj i ushqimit Masa gr fibrash Kcal Kalori 
Drithëra të tipit  all bran ½ flxh (filxhan caji) 8.8gr 78kcal
Koçkulla ½ flxh 8.1gr 116kcal
Thjerrëza ½ 7.8gr 115kcal
Fasule me pikë të zezë (syzeza) ½ 7.5gr 114kcal
Angjinare ose karçof 1cope 6,5gr 60kcal
Fasule të bardha ½ flxh 6.3gr 154kcal
Qiqra ½ flxh 6.2gr 135kcal
Barbunja ½ flxh 6.2gr 25kcal
Bizele ½ flxh 4.4gr 67 kcal
Dardhë 1 te vogel 4.3gr 81kcal
Perime miks ½ flxh 4gr 59kcal
Manaferra ½ flxh 3.8gr 31kcal
Patate të pjekur me lëkurë 1 te vogel 180gr 3.8gr 161 kcal
Kumbulla të thata ½ flxh 3.8gr 133kcal
Fik të thatë ½ flxh 3.7gr 93kcal
Tërshërë ½ flxh 3.6gr 58kcal
Spinaq ½ flxh 3.5gr 30kcal
Bajame 30gr 3.3gr 164kcal
Mollë me lëkurë 1 mesatare 3.3 72kcal
Lakër Brukseli ½ flxh 3.2gr 33kcal
Makarona integrale ½ flxh 3.1gr 87kcal
Banane (mirë ështe të jetë e pjekur mirë) 1 mesatare 3.1gr 105kcal
Portokall 1 mesatar 3.1gr 62kcal
Kungull ½ flxh 2.9gr 38kcal
Brokoli ½ flxh 2.8gr 26kcal
Kivi (mirë është të jetë i pjekur mirë) 1 mesatare  (76gr) 2.6gr 46kcal
Bamje ½ flxh 2.6gr 26kcal
Pjeshkë 1 mesatare 2gr 42kcal

Udhëzime ekstra   
1. Përdorni 1 lugë vaj ulliri para çdo vakti kryesor.
2. Përdorni edhe më shpesh angjinarë në menunë tuaj javore ose mund të përdorni çaj angjinare të përgatitur me ujë dhe 5-6 fletë angjinare dhe konsumoheni të vakët, tre herë në ditë, 20 minuta para vaktit kryesor: mëngjes, drekë dhe darkë.
3. Pini 1 filxhan çaj me ujë me një lugë mjaltë dhe pak limon, esëll çdo mëngjes
4. Vini ne uje cdo nate pak kumbulla te thata, fiq ose dhe kajsi dhe te nesermen pini ujin dhe hani frutat e thata që ishin te uji.
5. Shtoni te sallatat tuaja fara lini, kungulli apo edhe fara lulekuqeje.
6. Përdorni ‘smothies’ me kivi ose kumbulla apo banane të pjekur fort, me spinaq dhe mjaltë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026
BOTA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026
BOTA

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026
SPORT

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026
BOTA

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026
AKTUALITET

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026
Para

Paralajmërimi/ "Do të publikohen të tjera përgjime për shitblerjen e votave"

TË GJITHA

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş