Dhimbje menstruale? Thojini lamtumirë me këto ushqime

Lexo edhe:

Dhimbjet menstruale ose ndryshe dysmenorrhea, variojnë nga të lehta, deri tek ato që shkaktojnë pamundësi për të lëvizur. Këto dhimbje bëjnë që shumë femra të gjejnë shërim vetëm te qetësuesit, pasi për disa prej tyre këto dhimbje janë të padurueshme dhe i pengojnë zhvillimet e zakonshme të ditës.

Kini parasysh se dhimbjet e tepërta gjatë ciklit mund të jenë një shenjë e problemeve të tjera, si: endometriosis (kiste) ose infeksion në uterus (mitrës). Konsultohuni me mjekun nëse dhimbja është e pakontrollueshme, nëse keni të vjella, gjakderdhje të tepërta ose ethe.

ër ciklin standard, që prek pjesën më të madhe të femrave, Huffington Post ka disa zgjidhje natyrale që ndihmojnë me dhimbjet e barkut, fryrjen dhe luhatjet e humorit.

Konsumoni zarzavate
Kalciumi dhe magnezi ndihmojnë në relaksimin e muskujve, ndaj dhe ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të barkut.

Hiqni dorë nga ushqimet e gatshme
Ushqime, si pica apo produkte tjera të gatshme do ta bëjnë më të vështirë tretjen.

Përdorni fruta 
Papaja është një ndër frutat më të këshillueshme gjatë ciklit. Ajo është pasur me karoten dhe vitamina A e C.

Dilni në diell 
Studime të ndryshme tregojnë se vitamina D3 lehtëson dhimbjet e barkut.

Djersitni 
Ushtrimet çlirojnë qetësues, si endrofina, që do t’ju bëjë të ndiheni të lehtësuara. Rreth 30 minuta aerobi ose not, janë disa prej mënyra për të qetësuar dhimbjen.

Konsumoni fruta të thata 
Janë të pasura me mangan dhe omega 3, që ndihmojnë trupin që të përballojë dhimbjet. Gjithashtu, është e këshillueshme që gjatë menstruacioneve të konsumoni sa më shumë ujë, çaj dhe të bëni joga.

Lajme të lidhura

Para