• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Teo “i tmerrshëm” i ONM, apo thjesht një “show-man”

16:02 : 18/03/2019
në KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Theo Jacobs është ndoshta vëzhguesi ndërkombëtar më i zhurmshëm i procesit të Vetingut. Përplasjet e tij me gjyqtarë e prokurorë gjatë seancave dëgjimore shpesh kanë bërë lajm në median shqiptare.

Ai konsiderohet si “i “tmerrshëm” apo si “pedant” në punën e tij për pastrimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Por, a është vërtetë kaq “i ashpër” në letra, sa tregohet me fjalë?

“Boldnews.al” ka marrë në shqyrtim disa nga rastet, ku z. Jacobs ka debatuar me subjektet e rivlerësimit në seancat dëgjimore pata Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Lexo edhe:

Përplasi me makinë një të moshuar, arrestohet 49 vjeçari në Tiranë

Nis hetimi për helmimin e 70 fëmijëve në kopshtin e Gramshit! Sekuestrohen procesverbalet e kontrollit

Teo Jacobs ishte vëzhguesi i procesit të zhvilluar ndaj Prokurores së Përgjithshme (të Përkohshme), Arta Marku. Ai e konsideroi mungesën e znj. Marku në seancë dëgjimore si “mungesë lidershipi”. Kjo shprehje e tij u shndërrua në lajm për median shqiptare. Po më tej?

“Mungesa e lidershipit” për një gjyqtar apo prokuror të thjeshtë nuk përbën shkak për largimin nga detyra. Por, në rastin kur ky lidership mungon tek titullari i një institucioni shumë të rëndësishëm, është problem i madh. Gjithësesi, shprehja e z. Jacobs nuk shkoi më shumë se thjesht lajm në median shqiptare.

Më pas, z. Jacobs i drejtoi deklaratat e tij të hidhura prokurorit Gent Trenova. Për prokurorin belg, “….disa herë duhet të zgjedhësh mes dy të këqijave; Ose duhet të thuash që ke fshehur këtë kontratë ose ke bërë deklaratë të rremë”, duke iu referuar një marrëdhënieje që prokurori shqiptar kishte krijuar me familjarët e tij.

Trenova, në terma të përgjithshëm, kishte marrë një kredi për të shlyer një kredi tjetër. As korrupsion, as fshehje pasurie dhe mungesë burimesh të ligjshme. Thjesht kontrata kredie për të siguruar një hapësirë banese më të madhe se 50 m2.

Por, si z. Jacobs, edhe strukturat e Vetingut e konsideruan shkelje dhe vendosën shkarkimin e prokurorit, të cilin vite më parë, deputeti i majtë Spartak Braho e quajti ‘Shkëlzen Trenova”, në referencë të miqësisë shkollore që prokurori kishte me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Z. Jacobs u tregua specifikisht i ashpër me kryetarin e Gjykatës së Pukës, Izet Kadana, për një shkëmbim mesazhesh nervoze që ky i fundit kishte pasur me një shtetase të njohur të tij.

Në ato mesazhe, Kadana shprehte pakënaqësinë për faktin që e njohura e tij konkurronte për një post pune në administratën e Prokurorisë së Pukës përballë bashkëshortes së tij. Vëzhguesi i ONM, z. Jacobs iu drejtuar gjyqtarit Kadana me shprehjen: “Nuk kam marrë kurrë si ty”.

Por, përtej kësaj shprehjeje, Izet Kadana nuk u shkarkua për shkak të mesazheve jo-etike. KPK konstatoi problematika në pasurinë dhe integritetin e tij personal. Ndërsa, çështja e sms-ve nuk ishte shkak për largimin e tij nga detyra. Ato ishin të mjaftueshme për të rritur prezencën “e ashpër” të z. Jacobs në median shqiptare.

Vëzhguesi i ONM, Jacobs mori rolin e “mësuesit” përballë ndihmësit ligjor, Artor Ylli, i cili u shkarkua për disa transferta që kishte lejuar në llogarinë e tij, por që i adresoheshin punëdhënësit të mëparshëm.

Z. Jacobs u shpreh në seancë dëgjimore se “nuk kishte pyetje”, por i shpjegoi subjektit se “jo çdo sjellje ligjore është etike dhe anasjelltas dhe se një gjyqtari do t’i duhet t’i ketë parasysh të dyja”. Si përgjigje, vëzhguesi mori shprehjen me nota ironike nga Ylli: ‘Do i kem në vëmendje gjithë jetën këto leksione”.

Vëzhguesi Jacobs u përball edhe me drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela. Për këtë subjekt, z. Jacobs rezervoi kritika të forta lidhur me burimin e pasurive dhe të të ardhurave të familjes Prela.

Por, përtej qëndrimin deklarativ, z. Jacobs nuk ka ndërmarrë asnjë nismë për të rekomanduar shkarkimin e znj. Prela, pas konfirmimit që ajo mori prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka dorëzuar deri më tani 7 rekomandime për gjyqtarë e prokurorë të konfirmuar në detyrë. Nga ky total, z. Jacobs “i tmerrshmi” ka rekomanduar shkarkimin vetëm në një rast-atë të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Kosova.

Z. Jacobs kërkon shkarkimin e Kosovës, pasi, sipas tij, prokurori nuk është treguar i sinqertë në një kontratë të nënshkruar me vëllain e tij, mbi 20 vjet më parë, për shit-blerjen e një automjeti. Vëzhguesi Jacobs mendon se Adnan Kosova duhet shkarkuar, pasi, sipas llogarive të tij, prokurori nuk mbulon plotësisht një shumë prej 500 mijë lekësh.

Z. Teo Jacobs, para se të vinte në Shqipëri, ka qenë pjesë e institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë në Kosovë, në kuadër të EULEX.

Ai ka ushtruar funksionin e Kryeprokurorit të EULEX-it, në kohën kur ky institucion u përfshi në një skandal korrupsioni të madh, sipas “The Guardian”. Gazeta britanike e konsideroi këtë rast si “krizën më të keqe të politikës së jashtme të Bashkimit Europian”.

Gjithësesi, nuk ka asnjë evidencë zyrtare për përfshirjen e z. Teo Jacobs në veprime korruptive.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasi me makinë një të moshuar, arrestohet 49 vjeçari në Tiranë

12:08 : 25/05/2025
AKTUALITET

Nis hetimi për helmimin e 70 fëmijëve në kopshtin e Gramshit! Sekuestrohen procesverbalet e kontrollit

12:03 : 25/05/2025
AKTUALITET

Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Durrësit Xhevdet Plaku dhe 6 të arrestuarit e tjerë

11:49 : 25/05/2025
SPORT

Inzaghi, Champions dhe lamtumirë nga Interi! Trajneri i thotë “po” klubit të ri

11:46 : 25/05/2025
RAJONI

Dështon për herë të 21-të seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

11:39 : 25/05/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama shkurtoi shpenzimet për shëndetësinë në 2024-ën

11:34 : 25/05/2025
Para

Kapsllëku dhe irritimi i stomakut/ Konsumoni këto ushqime dhe e keni hallin e zgjidhur

TË GJITHA

Përplasi me makinë një të moshuar, arrestohet 49 vjeçari në Tiranë

12:08 : 25/05/2025

Nis hetimi për helmimin e 70 fëmijëve në kopshtin e Gramshit! Sekuestrohen procesverbalet e kontrollit

12:03 : 25/05/2025

Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Durrësit Xhevdet Plaku dhe 6 të arrestuarit e tjerë

11:49 : 25/05/2025

Inzaghi, Champions dhe lamtumirë nga Interi! Trajneri i thotë “po” klubit të ri

11:46 : 25/05/2025

Dështon për herë të 21-të seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

11:39 : 25/05/2025

Qeveria Rama shkurtoi shpenzimet për shëndetësinë në 2024-ën

11:34 : 25/05/2025

Tardelli këshillon Juventusin: Merr Conten dhe Tonalin, nëse doni titullin kampion

11:27 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com