• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detajet/ U vra mbrëmjen e sotme, kush ishte Jurgen Kurti, i njohur si menaxher i VIP-ave…

23:19 : 18/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Jurgen Kurti, i njohur si menaxher i VIP-ave, por edhe i dyshuar për dy vrasje njërën në 2016 dhe tjetrën në 2017, u qëllua për vdekje mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën pranë sheshit Wilson dhe stadiumit Selman Stërmasi, ku Kurti u qëllua nga një makinë.

Viktima ishte në këmbë dhe sa kishte dalë nga palestra, ndërsa dyshohet se automjeti që u përdor në krim ishte një Mercedez.

Mbi të është qëlluar 10 herë, ndërsa mendohet se në krim kanë marrë pjesë të paktën dy persona.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka rrethuar zonën, ndërsa Kurti humbi jetën gjatë transportit për në spital.

Lexo edhe:

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

Policia ka ngritur postoblloqe në pika të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa po sekuestrohen kamerat në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ëve.

Ngjarjet kriminale

Kurti u akuzua në 2016 për vrasjen e babait të tij. Lidhur me këtë ngjarje në dosjen e Prokurorisë shkruhet “i pyetur për këtë ngjarje, shtetasi Jurgen Kurti ka deklaruar se rreth orës 19:00 ka rënë dera e banesës së tyre dhe ka dëgjuar babain e tij Arturin të bërtiste, shante dhe ofendonte nënën e tij, por ata nuk e kanë hapur derën dhe ai ishte larguar nga banesa.

Pasi është larguar babai i tij nga banesa, nëna e tij ka njoftuar në telefon vëllain e saj (njëkohësisht dajën e tij), shtetasin Leonard Ristani, i cili ka mbërritur aty. Në banesë në këtë moment ndodhej veç nënës, dajës edhe shoqja e nënës e quajtur K..

Në këtë moment ka marrë në telefon viktima dhe telefonin e ka ngitur Leonardi, të cilin ai e ka sharë dhe ofenduar.

Rreth 15 minuta pas kësaj telefonate ka rënë zilja e derës dhe për të hapur derën ka shkuar Leonardi.

Pasi ka hapur derën, i ati i tij Arturi ka filluar të shtyhej me Leonardin dhe në një moment, i ati i tij ka nxjerrë një thikë të madhe me bisht të kuq dhe menjëherë Leonardi është tërhequr për në brendësi të banesës, pasi ndodheshin te dera e jashtme.

Me këtë thikë, viktima po godiste Leonardin, i cili është rrëzuar në dysheme dhe po godiste me këmbë për të mos lejuar Arturin t’i afrohej me thikë.

Në këtë moment ka parë që babai i tij ka ecur dy-tre hapa për nga dera e jashtme dhe i gjakosur në pjesën e kraharorit ka rënë në korridorin para derës së jashtme.

Ai më pas ka shoqëruar Leonardin për në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore”.

Pas ngjarjes së rëndë ku mbeti viktimë i ati, emir i Jurgen Kurtit do të përfshihej në një tjetër krim, atë të ndodhur në Durrës, ku mbeti i vrarë Agim Arapi. Lidhur me këtë ngjarje u arrestuan edhe dy persona të tjerë, ndërsa për krimin u dënua vetëm njëri prej tyre. Kurti nuk u hetua, ndërsa vrasja u klasifikua si nga pakujdesia.

Në fashikujt hetimor thuhet se thika e përdorur në konflikt mes viktimës dhe autorit është përdorur nga ana e viktimës dhe e ka poseduar ai e jo autori. Ndërsa dy personat e tjerë, Jurgen Kurti dhe K. E nuk janë hetuar më në vijim. Pavarësisht se në fillim, kur ngjarja u bë publike, janë ndaluar të tre si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Menaxheri i VIP-ave

Jurgen Kurti, përtej ngjarjeve kriminale ku rezultoi i përfshirë, direkt ose indirekt, njihej si djaloshi pasanik i ekraneve, që e kishte tejkaluar famën metropolitane, duke u shndërruar në një personazh televiziv që fliste për jetën e tij luksoze.

Ai pëlqente argëtimet ekstreme me jet ski, apo frekuentimin e club-eve verore të shtrenjta të Jugut, në shoqërinë e miqve të tij.

Më herët në media të ndryshme kishte deklaruar ambicien e tij për t’u pasuruar, edhe pse shumë i ri në moshë. Ai kishte regjistruar në QKR një shoqëri, që figuronte si pronar i 10 bizneseve fitimprurëse në Shqipëri.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës njofton se “Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve

Të shtëna me armë në Tiranë, vritet një person

Vrasja në Tiranë, identifikohet viktima/ Emri

Vrasja në Tiranë, policia jep detajet e para

 

Etiketa: jurgen kurtimenaxherivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025
AKTUALITET

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

20:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

10:24 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Vetëm e preku kalin”/ Dëshmojnë familjarët e viktimës në Berat: Autori e goditi papritur me thikë

10:16 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Mos e prek kalin se është i acaruar”/ Detaje nga ngjarja në Berat, si nisi sherri që përfundoi në vrasje

10:09 : 29/10/2025
Para

Horoskopi i datës 19 mars 2019, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com