• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bëri “prokuror” burrin e Ermonelës, gjyqtari Kastriot Selita “harrohet” nga KPK

10:02 : 18/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING


Nga Boldnews.al

Gjyqtari Kastriot Selita është i vetmi subjekt i listës prioritare, i cili nuk ka kaluar ende në procesin e Vetingut, rreth një vit e gjysëm pasi nisi rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjyqtari Selita ishte kryetar i trupës gjykuese, e cila në Shkurt 2019 vendosi përfundimisht që shtetasi Bledar Valikaj, bashkëshort i deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, të emërohet prokuror, pas një procesi gjyqësor me institucionin e Presidentit të Republikës.

Kastriot Selita, i cili është edhe Kryetar i Gjykatës së Apelit Administrativ, u përzgjodh anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në Nëntor 2017.

Për shkak të kësaj përzgjedhje, ai u përfshi në listën prioritare të Komisionit të Vetingut, së bashku me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, si edhe kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Lexo edhe:

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

Komisioni i Vetingut hodhi shortin për caktimin e trupave gjyqësore për 57 zyrtarët e listës prioritare të subjekteve, ndër të cilët edhe për gjyqtarin Selita, në 1 Dhjetor 2017.

Prej asaj kohe, 56 gjyqtarë e prokurorë të listës prioritare kanë përfunduar përballjen me shkallën e parë të Vetingut. Madje, një pjesë e konsiderueshme kanë përfunduar edhe proceset në shkallën e dytë, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Ndërkohë, për numrin 57 në atë listë prioritare, pra për gjyqtarin Kastriot Selita, komisioni i Vetingut nuk ka deklaruar ende përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar.

Gjyqtari Kastriot Selita, ndër të tjera, ka qenë kryetar i trupës gjykuese, e cila në vitin 2016 vendosi që të urdhërojë Presidentin e Republikës për të emëruar “prokuror” shtetasin Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj.

Bledar Valikaj, oficer i Policisë Gjyqësore, konkuroi për t’u emëruar në vitin 2015, në një konkurs të zhvilluar nga Prokurori i Përgjithshëm, bazuar në ligjin e asaj kohe.

Në përfundim të konkursit, Prokurori i Përgjithshëm i asaj kohe, Adriatik Llalla, i dërgoi për dekretim Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, emrat e fituesve të konkursit, përfshirë edhe Bledar Valikajn.

Presidenti Nishani, bazuar në tagrat e tij kushtetues, nuk u shpreh për dekretimin e kandidaturës së Bledar Valikaj brenda 30 ditëve, duke e refuzuar në heshtje emërimin e tij si prokuror.

Valikaj, bashkëshort i deputetes Ermonela Felaj, i drejtohet Gjykatës Administrative, në të cilën kërkon që Presidenti të shprehet dhe të nënshkruajë dekretimin e tij si prokuror.

Me vendimin e datës 6 Shkurt 2019, trupa gjykuese e Apelit Administrativ, e drejtuar nga Kastriot Selita, vendosi përfundimisht që të urdhërojë Presidentin për të emëruar bashkëshortin e Ermonela Felaj në detyrën e prokurorit.

Etiketa: ErmonelakpkSelita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

18:51 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

13:19 : 28/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

10:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

13:45 : 11/07/2025
Para

Moviola/ Shumë momente të diskutueshme në Skënderbeu-Kukësi

TË GJITHA

“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim

18:33 : 20/10/2025

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

18:22 : 20/10/2025

U kap duke shitur drogë, arrestohet shqiptar pa leje qëndrimi në Itali

18:13 : 20/10/2025

Vesa publikon FOTOT nga momentet intime me Mirlind Dakun

18:10 : 20/10/2025

Stoku i dosjeve, KLP: Duhet të rritet numri i prokurorëve në Shqipëri

17:56 : 20/10/2025

Vrasja e të riut shqiptar në Itali, Hekuran Cumani humb jetën duke mbrojtur të vëllanë

17:42 : 20/10/2025

“Humba dinjitetin prej saj”/ Enada Hoxha reagon pas deklaratës së ish-partnerit Gerd Vaso

17:42 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com