• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Intervista e Bashës nga protesta/ Do të vazhdojë deri sa…

14:44 : 16/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha në një intervistë nga protesta e opozitës, se protestat qytetare do të vazhdojnë derisa njeriu përgjegjës për këtë gjendje, të largohet dhe shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Sandër Lleshaj përdori në mënyrë disproporcionale gazin lotsjellës, siç je edhe vetë dëshmitare. Pa larguar Edi Ramën, Shqipëria nuk do të gjejë paqe”, u shpreh ai.

Basha tha se, Shqipërinë nuk e destabilizojnë protestat për vlerat europiane. “Shqipërinë e ka destabilizuar krimi dhe qeveria e bërë njësh me të. Kësaj duhet t’i japim fund”.

“Nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe pa drejtësi. Kush thotë të kundërtën, rreshtohet në krah të krimit të organizuar dhe nuk ka mirëkuptimin tim”, u shpreh ai.

Lexo edhe:

I ati e ka kapur për flokësh, tërhiqet zvarrë vogëlushja në Korçë/ VIDEO

Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom, tani me 50% ulje!

INTERVISTA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE GJATË PROTESTËS PËR GAZETAREN KLODIANA LALA

Lulzim Basha: … Derisa njeriu përgjegjës për këtë gjendje të largohet dhe shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, deri në atë moment ne do të vazhdojmë protestat qytetare kudo ku janë, kjo nuk është lojë me fatet e njerëzve.

Klodiana Lala: Z. Basha, qëndrimet e ndërkombëtarëve kanë qenë që të mos ketë dhunë në protestë, ndërkohë që ka…

Lulzim Basha: Thuaja Sandër Lleshajt këtë. Se ai përdor në mënyrë disproporcionale gazin lotsjellës, siç je edhe vetë dëshmitare. Por nuk ka nevojë fare t’ia thuash, sepse ai dhe kupola e policisë drejtohet nga një kupolë të përbërë nga kriminelë të kapur në trafik droge. Ata janë të parët që duhet të shkojnë para drejtësisë, po ku t’i çosh, sepse Donika Prela dhe Arta Marku janë kukullat e këtyre kriminelëve në drejtësi. Prandaj, kjo protestë është jetike për Shqipërinë, për të rikthyer themelin e një shoqërie të drejtë, që është vota e lirë.

Klodiana Lala: Ka akuza të forta z. Basha që ju po përpiqerni të destabilizoni. Si i përgjigjeni?

Lulzim Basha: Shqipërinë e ka destabilizuar krimi dhe kësaj duhet t’i japim fund. Shqipërinë e ka destabilizuar një qeveri e bërë njësh me krimin, që vjedh paratë e shqiptarëve në mes të ditës, që është kapuir duke vjedhur votat, siç tregon një fashikull e dosjes 339 apo 184, që s’është hapur akoma. Shqipërinë e destabilizojnë kriminelët që i mbyllin gojën medias, që me para apo me kërcënime apo me breshëri automatiku, sepse më vjen keq që po ta them, sepse je përballë, ti e di kush ia ka mbyllur derën Shqipërisë europiane, kriminelët me Edi Ramës. Pa larguar Edi Ramën, këto dyer do të jenë të mbyllura. Pa larguar Edi Ramën, Shqipëria nuk do të gjejë paqe.

Klodiana Lala: Ndërkombëtarët bëjnë thirrje që të mos ketë akte dhune.

Lulzim Basha: Ku i patë aktet e dhunës?

Klodiana Lala: Kishte në fakt disa protestues të cilët hidhnin gurë.

Lulzim Basha: Pasi hodhën gaz ndaj grave dhe vajzave. Të mos e zvogëlojmë këtë në cicmicet e një policie të krimit, që i shërben kriminelëve, më në krye Edi Ramën.

Klodiana Lala: Pra, ju po thoni se…

Lulzim Basha: S’ka nevojë të bëjmë hard-talk. Unë kam vetëm një mesazh politik. Shqipëria është e destabilizuar nga krimi. Ne do t’i japim fund këtij destabilizimi dhe deri atëherë do të jemi vazhdimisht me qytetarët dhe në krah të qytetarëve, kudo ku protestojnë, tek Teatri, tek Unaza, në protesta kombëtare. Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë. Nuk ka demokraci, nuk ka drejtësi, nuk ka parlament, ka kapje të shtetit nga krimi i organizuar dhe nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe pa drejtësi. Kush thotë të kundërtën, me vetëdije apo pa vetëdijë, rreshtohet në krah të krimit të organizuar dhe nuk ka mirëkuptimin tim.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I ati e ka kapur për flokësh, tërhiqet zvarrë vogëlushja në Korçë/ VIDEO

13:13 : 01/08/2025
Lajmet e Dites

Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom, tani me 50% ulje!

13:02 : 01/08/2025
AKTUALITET

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

12:53 : 01/08/2025
AKTUALITET

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

12:44 : 01/08/2025
AKTUALITET

Pas prokurores Gjeli, Rama nuk ndal sulmet edhe ndaj gjyqtarit Balliu

12:27 : 01/08/2025
AKTUALITET

Ushtronin prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 punonjëset e s*ksit nga Kazakistani

12:19 : 01/08/2025
Para

VIDEO/ Përfundon protesta e opozitës, ja mesazhi i fortë i Lulzim Bashës…

TË GJITHA

I ati e ka kapur për flokësh, tërhiqet zvarrë vogëlushja në Korçë/ VIDEO

13:13 : 01/08/2025

Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom, tani me 50% ulje!

13:02 : 01/08/2025

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

12:53 : 01/08/2025

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

12:44 : 01/08/2025

Pas prokurores Gjeli, Rama nuk ndal sulmet edhe ndaj gjyqtarit Balliu

12:27 : 01/08/2025

Ushtronin prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 punonjëset e s*ksit nga Kazakistani

12:19 : 01/08/2025

Panik në aeroportin e Korfuzit, goma e avionit shpërthen gjatë ngritjes

12:14 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com