• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqi/ Vrau gruan me sqepar, djali: Punonte ajo, të hante ai horri!

18:35 : 14/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

I qetë dhe i hutuar, kështu e ka pritur Bashkim Mekolli kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për dënimin e tij me 35 vite burg.

Bashkim Mekolli

Ai akuzohet se në vitin 2017, vrau me sqepar bashkëshorten e tij, Demirkë Mekolli. Ngjarja e rëndë ndodhi në një fshati të Pogradecit në 24 shtator të dy viteve më parë, ndërsa dje Prokuroria lexoi konkluzionet përfundimtare për Mekollin, i cili akuzohet për dy vepra penale, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Sipas prokurores së çështjes, Pranvera Pustina, nga analiza e bërë fakteve dhe provave të marra në proces, që konsistojnë në dëshmi dhe prova shkresore, rezulton e provuar se i pandehuri i ka konsumuar të dyja veprat penale.

Në lidhje me vrasjen e bashkëshortes, ai ka pasur qëndrim pohues duke e pranuar dhe është shfaqur i penduar gjatë procesit të zhvilluar te Krimet e Rënda, ndërsa akuzën e “Armëmbajtjes pa leje”, i dyshuari nuk e ka pranuar. Sipas Prokurorisë, Mekolli e ka vrarë bashkëshorten e tij me sqepar, duke e goditur disa herë, pas një sherri, ndërsa pas krimit, në momentin që Policia ka kryer kontroll në banesën e tij, ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila përdorej pa leje nga i pandehuri. Ndërkohë, sipas Akuzës, edhe pretendimet e ngritura më herët se Bashkim Mekolli ka pasur probleme psikike, janë rrëzuar nga akti i ekspertimit dhe kartela klinike nga Spitali i Pogradecit.

bashkim_mekolli_pogradec

Lexo edhe:

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

Referuar hetimeve, Bashkim Mekolli ka qenë person i alkoolizuar dhe shpesh ka pasur sjellje të dhunshme me bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Pogradec, ku i pandehuri e ka qëlluar disa herë me sqepar në momentin që viktima ka qenë duke u marrë me punët e shtëpisë. Dyshohet se shkak për vrasjen është bërë gjendja e dehur e Mekollit, i cili shpesh bëhej xheloz për të duke e keqtrajtuar më pas. Ndërkohë, referuar dëshmive të dhëna, viktima njihej si një njëri i qetë dhe e respektueshme në zonë.

Ditë pasi ndodhi ngjarja, në një intervistë për “Panoramën”, babai i të pandehurit, Bashkim Mekolli, i cili është braktisur nga familjarët, është shprehur se djali i tij ishte në depresion dhe se shpesh ka qenë i dhunshëm. Sipas tij, Mekolli ishte shumë i dhunshëm dhe kjo pasi ka vuajtur që herët nga depresioni.

“Gjithë jetën, djali im e ka grindur nusen. Ai ishte me depresion dhe vazhdimisht sillte shqetësime, grindej për hiçgjë. Nusja ishte e mirë dhe e rregullt, por im bir ishte i sëmurë dhe s’kishim çfarë t’i bënim. Vite të tëra me atë gjendje dhe unë thuajse nuk flisja fare me të, sepse çdo herë e kthente në sherr. Ishte shumë agresiv, i dhunshëm dhe vetëm grindej, për vite të tëra kjo gjendje ka qenë”, ka thënë ai.

Djali i viktimës: Të dënohet me burgim të përjetshëm

Disa ditë pas vrasjes së Demirkë Mekollit, për mediat reagoi djali i saj, në atë kohë 16 vjeç, Emiliano Mekolli, i cili nga Italia, kërkoi që babai i tij të dënohej me burgim të përjetshëm, në mungesë të një dënimi më të rëndë. Gjatë intervistës, Emiliano ka treguar se pasi i ati ishte kthyer nga emigrimi dhe kur kishte rënduar përdorimin e alkoolit, dhuna ishte bërë e përditshme.

“Ai na dhunonte barbarisht të dyve dhe konsumonte alkool, 6 vitet e fundit kam parë tmerr me sy”, ka thënë ai. Sipas rrëfimit të djalit të viktimës, Mekolli, me lekët e fituara nga emigracioni në Greqi, kishte blerë një armë, me të cilën kishte shtuar edhe presionin mbi atë dhe nënën. Emiliano nuk e ka fshehur edhe ndjenjën e fajit që nuk mundi të shpëtonte nënën nga dhuna, ndërsa tregon se ajo bënte çfarëdolloj pune që të mbante familjen.

“Ajo ka qenë një nënë për mua, të cilën unë ia fal jetën pa masë. Ajo më rriti me sakrificë dhe mbillte çdolloj lule natyrale për ta shitur. Punonte ajo, për të ngrënë ai horri aty”, është shprehur i riu. Më tej, ai ka treguar edhe për një rast, kur i pandehuri ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ata janë larguar nga shtëpia.

“Ka qenë një herë kur e ka rrahur nënë time barbarisht. Unë nuk kam qenë në ato momente dhe jemi larguar në Lushnje në të afërmit e mamasë, kemi ndenjur 6 muaj dhe kam qenë unë ai që i kam thënë mamasë, hajde të ikim se nuk do ta bëjë më. Nuk e dija se do ndodhte kjo gjë. Jam penduar shumë dhe të më falë për këtë gjë që kam bërë”, ka thënë Emiliano Mekolli.

/Panorama/

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025
SPORT

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025
BOTA

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025
SPORT

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025
AKTUALITET

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025
Para

E mrekullueshme/ Prijeni limonin dhe lëreni pranë shtratit…

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com