• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mediat gjermane jehonë turizmit shqiptar/ Ja si ndikon Qeveria Rama në kulmin e sezonit…

16:20 : 13/03/2019
në AKTUALITET, NDRYSHE, SOCIALE

Televizioni gjerman RTL i ka dedikuar një shkrim në uebsajtin e saj turizmit shqiptar, të cilin e vlerëson si një bukuri të pazbuluar.

Teksa vë në dukje një sërë pikash turistike në Shqipëri si plazhet e mrekullueshme të Ksmailit, apo qytetet e lashta si Berati, Gjirokastra e Butrinti, RTL shkon më tej duke shtuar se Shqipëria ofron siguri dhe nuk është shumë e shtrenjtë për xhepat e turistëve gjermanë.

E ndërsa mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë turizmit dhe bukurive natyrore të Shqipërisë, në anën tjetër qeveria dhe Kryeministri Rama me situatën e krijuar dhe mungesën e investimeve në infrastrukturë bëjnë të kundërtën.

Në vitet e fundit, në kulmin e sezonit turistik, Qeveria programon investime pranë zonave turistike, të cilat pengojnë ose i krijojnë vështirësi turistëve vendas ose të huaj. Gjithashtu tensionet e krijuara për shkak të keqqeverisjes, nivelit të taksave apo aplikimit të gjobave, veccanërisht në zonat turistike, në kulmin e sezonit, ndikojnë jo pak në atë që duhej të ishte shtylla e ekonomisë shqiptare.

Më poshtë shkrimi i RTL

Lexo edhe:

Bie propaganda e Ramës/ Turizmi bën hapa pas, ky sezon veror pritet të jetë më i dobët

“Shkarkimi i drejtorëve, diversion i Ramës”/ Kalemaj: Hiqet vëmendja nga problemet

Bukuria e pazbuluar e Ballkanit

Plazhe fantastike me peizazhe të egra dhe romantike e një kulturë e mahnitshme – dhe për momentin me çmimet më të ulëta në të gjithë Mesdheun. Po flasim për Shqipërinë. Vendi i vogël në Ballkan është një nga destinacionet të pavlerësuara, por ndoshta jo për një kohë të gjatë. “Lonely Planet” e përzgjodhi Shqipërinë si destinacionin e tij absolut të ëndrrave.

Shqipëria nuk e rëndon xhepin tuaj

Nëse Kroacia është plot me turistë dhe Greqia është shumë e shtrenjtë, atëherë ndoshta duhet të bëni një vizitë në Shqipëri. Bregdeti është i bukur, ka shumë histori për të zbuluar dhe plazhet nuk duhet të fshihen nga ato të vendeve të tjera të Mesdheut. Dhe: Është më i lirë se të gjithë!

Në Shqipëri, për pushimet e verës, një apartament për katër persona, për dy javë kushton 750 euro

Shqipëria është për të gjithë

Siguria? Shqetësimi është pa baza. Edhe pse mund të ketë krim të rrugës, ai është jashtëzakonisht i rrallë. Dhe – fatkeqësisht – ky lloj krimi mund të jetë i pranishëm në çdo rajon turistik.

Ka shumë arsye të vizitoni vendin përgjatë deteve Adriatik dhe Jon – plazhet e ëndrrave në Rivierën Shqiptare janë një prej tyre. Por, vendi i vogël ballkanik ka shumë më tepër për të ofruar, përfshirë Alpet e Shqipërisë.

Ka shumë arsye për të vizituar vendin në detin Jon dhe Adriatik – plazhet e ëndrrave në Rivierën Shqiptare janë një prej tyre. Por vendi i vogël ballkanik ka shumë më tepër për të ofruar, duke përfshirë edhe Alpet shqiptare.

Vendpushimi bregdetar i Ksamilit

Në jug të Shqipërisë është fshati i Ksamilit, që ka një plazh të mrekullueshëm. Një përzierje e guralecëve dhe e rërës formon bazën e tij, çka për rrjedhojë bën që uji i detit të jetë kristal i pastër dhe me reflekse të blues së thellë. Përballë plazheve janë katër ishuj të vegjël, madje dy prej tyre shumë pranë. Dy të tjerët mund t’i arrini më këmbë kur ka zbaticë. Kur koha është e mirë, ju mund të shikoni edhe Korfuzin, që ndodhet nga ana tjetër e Jonit.

Zona antike e Butrintit

Parku Kombëtar i Butrintit është rreth 9,5 hektarë dhe ofron pamje spektakolare. Atraksioni kryesor i parkut është zona antike e Butrintit. Ajo është një nga zonat më të bukura arkeologjike të Shqipërisë (që daton në shekullin 8 para Krishtit) dhe ai është një nga destinacionet turistike më popullore të Shqipërisë dhe një nga atraksionet më të famshme turistike.

Syri i Kaltër

Syri i Kaltër është gjysmë ore me makinë nga Ksamili. Këtu, një lumë i tërë buron nga nëntoka. Ai është burimi më i pasur i ujit në vend. Thellësia e tij llogaritet në më shumë se 25 metra. Për shkak të ngjyrës së tij blu, burimi i ujit nga një liqen malor me temperaturë 12 gradë Celsius quhet Syri i Kaltër.

Gjirokastra – qyteti i 1 000 hapave

Gjirokastra është një qendër kulturore e Shqipërisë, kështu që te ajo ka shumë për të zbuluar. ‘’Qyteti i 1 000 hapave’’ është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO që në vitin 2005 dhe është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Gjirokastra është e veçantë për shkak të pamjes së saj unike.

Berati – Qyteti i një mbi një dritareve

Berati është një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri dhe të impresionon me shtëpitë e bardha, xhamitë dhe kishat. Berati është quajtur edhe “Qyteti i një mbi një dritareve” për shkak të shtëpive tipike, dritaret e të cilave “bien” mbi njëra-tjetrën duke zbukuruar pamjen e qytetit. Në vitin 1961 Berati u shpall qytet-muze. Që nga viti 2008 ai është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO dhe kjo është arsyeja që në tri lagje të vjetra të qytetit, Mangalem, Goricë dhe Kala ndërtimet e reja janë ndaluar plotësisht./TCH/

Etiketa: qeveriashkrimiturizem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bie propaganda e Ramës/ Turizmi bën hapa pas, ky sezon veror pritet të jetë më i dobët

08:38 : 13/07/2025
AKTUALITET

“Shkarkimi i drejtorëve, diversion i Ramës”/ Kalemaj: Hiqet vëmendja nga problemet

16:55 : 12/07/2025
AKTUALITET

PD: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?

11:28 : 12/07/2025
AKTUALITET

Edi Rama si pronari i idiotëve

22:24 : 11/07/2025
AKTUALITET

Transaksione të dyshimta, kontrabandë e pastrim parash, çfarë fshihet pas rezidencës SeeHena

20:13 : 11/07/2025
AKTUALITET

Jo vetëm drejtorët/ Rama do “kokat” e nënkryetarëve të bashkive, mesazh edhe kryetarëve

17:21 : 11/07/2025
Para

Shembet shkolla, ndërrojnë jetë 8 nxënës

TË GJITHA

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

09:04 : 13/07/2025

Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër

09:01 : 13/07/2025

Archie Brown zbulon arsyen pse refuzoi Milanin dhe u transferua te Fenerbahce

09:00 : 13/07/2025

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

08:50 : 13/07/2025

Brugge i kthen përgjigje negative Milanit: Presim oferta më të mira për Jasharin

08:40 : 13/07/2025

Bie propaganda e Ramës/ Turizmi bën hapa pas, ky sezon veror pritet të jetë më i dobët

08:38 : 13/07/2025

U largua nga Egnatia, Zejnullai kërkohet me ngulm nga dy klubet e kryeqytetit

08:30 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com