• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetari zbulon arsyen: Kastriot Skënderaj u shkarkua nga detyra sepse iu kërkua të zhdukte…

12:35 : 13/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Fakte të reja dalin në dritë lidhur me shkarkimin e drejtorit të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderajt.

Përmes një editoriali të publikuar në gazetën Dita, kryeredaktori i saj Ardian Thano shkruan se Skënderaj është shkarkuar për shkak se refuzoi që të ushtronte dhunë në drejtim të bamorëve të Unazës së Madhe, të cilët protestojnë tashmë prej muajsh në mbrojtje të pronës së tyre.

Shkrimi i plotë:

Kastriot Skënderaj ishte deri pak ditë më parë drejtor i policisë së Tiranës.

Për të shmangur para dhe pasgjykimet e atyre që lexojnë por nuk duan të kuptojnë dhe të atyre që kuptojnë por bëjnë sikur nuk lexojnë, po them në fillim që Kastrioti është familjari im, për saktësi, bashkëshorti i motrës.

Lexo edhe:

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

Këtë e them mbi të gjitha sepse shqetësohem për atë që do mendojë për këto rreshta lexuesi i rregullt i Ditës.

Prej tij unë do doja të shkonte në fund të këtij shënimi dhe pas kësaj të gjykojë nëse lidhja ime me këtë zyrtar policie është arsye për të mos e bërë këtë shënim, apo përkundrazi, është pikërisht arsyeja pse duhej bërë.

Derisa të shkojë në fund, unë po i vendos edhe vetë një pikëpyetje bindjes sime që ato çfarë po shkruaj më poshtë, nuk kanë asnjë lidhje me kë është martuar Kastrioti.

I cili do t’i lexojë këto rreshta vetëm sot, njësh me të tjerët. Dhe me siguri nuk do t’i vijë mirë.

Por ky shkrim “për Kastriotin”, në fakt nuk është për Kastriotin.

E vetmja gjë që rrjedh prej lidhjes time me të, është ajo që i intereson më shumë lexuesit: E vërteta.

E mjaftueshme për fat të keq, për ta identifikuar edhe njëherë tjetër Kryeministrin e vendit si të papërgjegjshëm. Mbi të gjitha, mbartës dhe zbatues të një mendësie po aq të rrezikshme e po aq shkatërruese për shtetin, sa ai që ka qenë përpara tij në atë post.

A po e teproj? Premtuam që do shkojmë në fund.

Kryeministri pra, postoi dje, për befasinë time, një deklaratë, në të cilën e lidhte “shkarkimin”e Drejtorit të Policisë së Tiranës me një ngjarje banale pranë shkollës “Petro Nini”.

Deklarata erdhi një ditë pasi Ministri i Brendshëm postoi të njëjtën gënjeshtër, ku spikati një fjali sipas së cilës “nuk mjafton” që policia të zbatojë ligjin (!)

E di që Kryeministri me zellin e një të papuni i kontrollon dhe shpesh i shkruan vetë ato që nxjerrin ministrat në rrjete sociale, por derisa lexova postimin e tij të djeshëm, ende shpresoja që fraza e Lleshit mbi kufijtë e policisë dhe ligjit të ishte vetëm lajthitje e Lleshit; ndërsa poezia me zemra që vinte pas, delli (i shumëpërhapur) letrar i një ushtaraku. Por jo.

Gjithsesi, befasia ime nuk lidhet me Lleshin e rendit por me postimin e Kryeministrit dhe dijenitë e mia mbi “rastin Skënderaj”, për të cilat pak ditë më parë, Kryeministrit iu dërgua një kërkesë për intervistë që mbeti pa përgjigje.

Çfarë di unë për rastin Skënderaj e për të cilat do pyetej në intervistë Kryeministri.

E para gjë që di unë – dhe që e di edhe Kryeministri – është që drejtor Skënderaj ka kërkuar me këmbëngulje prej të paktën dy muajsh të largohet vetë nga detyra për arsye që do t’i them në vijim.

E dyta, drejtor Skënderaj dhe eprorët e tij e kishin marrë vendimin për kalimin e tij në një detyrë tjetër, të paktën dy ditë përpara se të ndodhte i frikshmi episod famëkeq tek “Petro Nini”.

Kryeministri pra, mashtron publikisht duke e lidhur largimin e drejtorit Skënderaj me ngjarjen te “Petro Nini”.

Po është më keq se kaq. E bën të tillë arsyeja reale pse drejtor Skënderaj po kërkonte me këmbëngulje prej dy muajsh të largohej nga detyra.

Pse po e kërkonte? Po e kërkonte sepse Drejtorit të Policisë së Tiranës po i bëhej në vijimësi presion, fillimisht nga Ministri dhe më pas nga vetë Kryeministri që të “zhdukte nga rruga” protestuesit e Astirit me “çdo mënyrë”, madje edhe me të atilla që nuk kanë të bëjnë aspak me ligjin dhe detyrat që ky ligj i cakton policisë.

Kur ministri i zemrave mbi ligjin gënjeu i pari për “shkarkimin” duke e lidhur me “Petro Ninin”, ai në fakt reflektoi debatet e brendshme që ka patur me drejtorin e Tiranës për “kufijtë e ligjit”.

Shprehja e çuditshme, sipas të cilës policia nuk mund të mjaftohet me zbatimin e ligjit  ishte një përgjigje publike për atë që në vijimësi drejtori i Tiranës i ka thënë atij dhe Kryeministrit për kërkesat antiligjore lidhur me protestat: “Nuk dal dot mbi ligjin”.

Në vend të reflektimit, Kryeministri zgjodhi të bëjë atë që bëri: mashtruesin e pacipë publik.

Nuk po flasim për Kastriotin, as kunatin e Thanos.

Edhe sikur “shkarkimi” i drejtorit të Tiranës të kishte vërtetë lidhje me ngjarjen tek “Petro Nini”, një ministër dhe një kryeministër  duhet të vinin në kandar, çfarë peshon më shumë: Të bësh palaçon në rrjete sociale, apo të dëshmosh veprime dhe maturi të heshtur prej burri shteti? Një ngjarje banale apo autoriteti publik i policisë më të rëndësishme në vend?

Edhe sikur shkaku i “shkarkimit” të ishte, pra, ai që nuk është, çfarë mesazhi jep për policinë, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm? Po për atë që do zëvendësojë drejtorin dhe që gjithashtu e di të vërtetën? Po për vartësit e tyre në rrugë në kontakt të përditshëm me qytetarët?

Këto, nëse ngjarja e “Petro Ninit” do ishte vërtet shkaku i largimit të drejtorit të Tiranës. Por nuk është.

Ajo që realisht ka ndodhur, në tërësinë e saj, është e rëndë.

Jo vetëm pse ridëshmohet se Kryeministri është një gënjeshtar i pacipë që e vendos propagandën bajate mbi gjithçka tjetër dhe vulgaritetin politik të momentit mbi interesat afatgjata të shtetit dhe forcimin e autoritetit të tij.

Mbi të gjitha pse rasti “Skënderaj” që nis me presion për “zgjidhje” në anashkalim të ligjit dhe vijon me një mashtrim publik është i njëjtë në mendësi dhe veprim me skandalin e Unazës dhe OST-së.

Kjo e rinjollos dhe e rëndon shumëfish pozitën dhe figurën e Kryeministrit.

“Kur të mos më keni, do më kujtoni. Por deri atëherë ka yhyhy sa kohë” – tha dje ai.

E ka me opozitën, e cila e solli dhe e mban në pushtet.

Po nuk do duhet “yhyhy sa kohë” përpara se votuesi i majtë të mbërrijë tek e vërteta cili ai është realisht, a ka qenë i tillë prej fillimit apo shkau rrugës.

 

 

Lajme të lidhura

BOTA

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025
BOTA

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025
AKTUALITET

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025
RAJONI

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025
SPORT

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

20:58 : 14/06/2025
Para

Basha nga Dibra: Më 16 Mars takimi me historinë

TË GJITHA

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

20:58 : 14/06/2025

Itali/ Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

20:27 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com