• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vettingu në Polici/ Këto janë gradat që nuk do kalojnë në ‘sitë’

16:28 : 12/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE
?????????????????????????????????????????????????????????

?????????????????????????????????????????????????????????

Projektligji me 10 nene i propozuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, që pritet të votohet në Kuvend, shfuqizon nenet e ligjit për Komisionin Qendror të Vlerësimit dhe Komisionin Vendor të Vlerësimit, si dhe Sekretariatet Teknike të tyre. Ato zëvendësohen nga SHÇBA, që do kryejë verifikimin për të gjithë punonjësit e tjerë të Policisë.

“Një ndër ndryshimet e propozuara nga Lleshaj qëndron në faktin se propozohet që të jetë SHÇBA ajo që do të kryejë vlerësimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë, pra, punonjësit e nivelit të mesëm drejtues dhe atyre të nivelit bazë. Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara, synohet që të ulen kostot e procesit, të shpejtohet koha e shqyrtimit të rasteve individuale dhe të garantohet një standard uniform vlerësimi në fazën e dytë dhe të tretë pa prekur paanshmërinë, pavarësinë, objektivitetin dhe përputhjen e procesit të vlerësimit me parametrat e procesit të rregullt ligjor”, thuhet në relacionin që shoqëron draftin me propozime.

AVANTAZHET
Në relacionin e projektligjit për ndryshime në ligjin e vetingut në Polici, theksohet se kjo zgjidhje ka disa avantazhe të dukshme: Së pari, ka një impakt të ndjeshëm mbi buxhetin e parashikuar. Ngarkimi i SHÇBA-së me vlerësimin e punonjësve në fazën e dytë dhe të tretë, pra, rreth 12 mijë punonjës, i kursen buxhetit të shtetit rreth 260 milionë lekë, duke minimizuar kostot shtesë.
Së dyti, garanton të njëjtin të standard për të gjithë procesin. Duke pasur parasysh se vetë punonjësit e SHÇBA-së do t’i nënshtrohen të njëjtit proces në fazë të parë dhe i njëjti standard do të përcillet përgjatë gjithë procesit në fazat e tjera. Së treti, garanton të njëjtën pavarësi dhe paanshmëri, sa kohë nuk ndryshojnë as kriteret as procedurat e vlerësimit. Së katërti, shkurton kohën e vlerësimeve individuale, sa kohë një pjesë e madhe e informacioneve për punonjësit e Policisë apo Gardës gjenden në arkivat e vetë SHÇBA-së si organi i ngarkuar me monitorimin e punës së tyre dhe në veçanti me aspektet e integritetit, pa harruar rolin e vetë SHÇBAsë në proceset e pajisjes me certifikatë sigurie.

PROBLEMATIKAT
Mekanizmi i parashikuar në ligjin ekzistues, sipas Ministrisë së Brendshme, parashikon ngritjen e një serie organesh për vlerësimin kalimtar të punonjësve të institucioneve në varësi të Ministrisë. Sipas këtij modeli “ujëvarë”, vlerësimi kryhet në tri faza, ku në çdo fazë vlerësohen afërsisht 300, 3 mijë dhe 9 mijë punonjës. Numri i anëtarëve të Komisioneve të Vlerësimit dhe Sekretariateve Teknike mbështetëse është parashikuar të jetë 30, 90 dhe 270. Kjo skemë ka disa avantazhe dhe disavantazhe.
Nga njëra anë, garanton pavarësi, paanshmëri dhe pronësi të procesit të vlerësimit nga vetë strukturat, ndërsa, nga ana tjetë,r kërkon impenjim domethënës të burimeve materiale dhe atyre njerëzore. Këto dy disavantazhe, pra, fakti që kërkohet impenjim i konsiderueshëm i burimeve njerëzore të vetë strukturave, duke pasur parasysh se plot 240 punonjës të nivelit të lartë dhe të mesëm duhet të shkëputen nga detyrat e tyre funksionale dhe të kryejnë procesin e vlerësimit dhe sidomos aspekti financiar, ku, sipas parashikimeve, procesi i vlerësimit do të kushtojë rreth 300 milionë lekë ose rreth 3 milionë dollarë.

Në këto kushte, duke pasur parasysh se vetë elementi financiar ishte një nga arsyet që solli vonesa në implementimin e procesit, Ministria e Brendshme, pas një analize të thellë dhe shumëplanëshe propozon një mekanizëm të ri për vlerësimin, i cili mund të arrijë po të njëjtat objektiva, pra të pavarësisë, paanshmërisë dhe objektivitetit të procesit, me më pak kosto për buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të këtij projektligji, propozohen dy ndryshime thelbësore, pa prekur substancën e kritereve të vlerësimit apo të procedurës së ndjekur. Kriteret ngelen po ato, pra, vlerësimi i figurës, pasurisë dhe i profesionalizmit, siç ngelet po e njëjtë edhe procedura e vlerësimit.

Lexo edhe:

“Shkelje publike e rëndë”, Berisha mbledh deputetët në selinë e PD

BE paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

NDRYSHIMET E PROPOZUARA
NENI 1
Parashikon një përkufizim të ri të termit “Organe të vlerësimit”, duke hequr nga ky përkufizim komisionin qendror dhe komisionin vendor, që ishin përgjegjës për fazën e dytë e të tretë dhe duke futur në vend të tyre Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Hiqet gjithashtu koncepti i trupës së posaçme të vlerësimit.
NENI 2
Ndryshon nenin 5 dhe saktëson se organet e vlerësimit janë vetëm Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe SHÇBA, duke saktësuar edhe mënyrën e organizimit të këtij komisioni, duke hequr referencat që i bëheshin komisioneve të fazës së dytë dhe të tretë.
NENI 3
Ndryshon nenin 6 dhe saktëson dy ndryshimet thelbësore të argumentuara më sipër, pra, kalimin në vlerësimin në fazë të parë të të gjithë punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, si dhe ngarkimin e SHÇBA me vlerësimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, që do të kalojnë vlerësimin në fazën e dytë dhe të tretë.
NENI 4
Ndryshon nenin 13 dhe vendos një afat kohor për funksionimin e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit deri në përfundim të fazës së parë.
NENI 5
Shfuqizon nenet 14, 15, 16, 17, 18, 19, 20, 21, 22 dhe 23 të këtij ligji. Këto janë nenet që rregullonin përzgjedhjen, organizimin dhe funksionimin e komisioneve dhe sekretariateve të fazës së dytë dhe të tretë.
NENI 6
Ndryshon nenin 24, duke saktësuar organizimin përkatës vetëm për Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, sa kohë propozohet ndryshimi i autoritetit përgjegjës për vlerësimin në fazën e dytë dhe të tretë.
NENI 7
Ndryshon nenin 29, pasi me ndryshimin e autoritetit përgjegjës për vlerësimin në fazën e dytë dhe të tretë, nuk ekziston më nevoja që anëtarët e këtyre të kthehen në pozicionet e mëparshme.
NENI 8
Propozon rregullime në gjithë tekstin e projektligjit. Fjalët “…komisionet e vlerësimit…” zëvendësohen me “Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit” dhe fjalët “…sekretariateve teknike…” zëvendësohen me “…sekretariatit teknik pranë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit…”. Gjithashtu, propozohen ndryshime në pjesën e procedurës së vlerësimit për të saktësuar se SHÇBA-ja do të ketë të njëjtat kompetenca dhe do të ndjekë të njëjtën procedurë që ndjek Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
NENI 9
Shfuqizon nenin 68 të ligjit, duke eliminuar afatin 2-vjeçar për përfundimin e procesit. Procesi filloi me gati 9 muaj vonesë dhe nuk mendohet se ky afat mund të respektohet.
NENI 10
Parashikon hyrjen në fuqi të ligjit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shkelje publike e rëndë”, Berisha mbledh deputetët në selinë e PD

21:08 : 14/05/2025
BOTA

BE paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

21:07 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

20:59 : 14/05/2025
SPORT

Lëvizje e papritur, zyrtari i Juventusit jep dorëheqjen para sfidave vendimtare

20:48 : 14/05/2025
BOTA

Incident i frikshëm në një kopsht zoologjik në Francë, 13 persona goditen nga rrufeja

20:47 : 14/05/2025
AKTUALITET

Noka: Socialistët blenë me 10 mijë euro kartat e një fisi në Vlorë, që të mos shkonin të votonin

20:42 : 14/05/2025
Para

VIDEO/ Kupa e Shqipërisë, Luftëtari "surprizon" Partizanin

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Shkelje publike e rëndë”, Berisha mbledh deputetët në selinë e PD

21:08 : 14/05/2025

BE paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

21:07 : 14/05/2025

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

20:59 : 14/05/2025

Lëvizje e papritur, zyrtari i Juventusit jep dorëheqjen para sfidave vendimtare

20:48 : 14/05/2025

Incident i frikshëm në një kopsht zoologjik në Francë, 13 persona goditen nga rrufeja

20:47 : 14/05/2025

Noka: Socialistët blenë me 10 mijë euro kartat e një fisi në Vlorë, që të mos shkonin të votonin

20:42 : 14/05/2025

Dieta e vezëve, a duhet ta provoni për të ulur peshën?

20:31 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com