• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Porositi vrasjen e gruas, Krimet e Rënda lënë në burg përjetë autorin…

12:10 : 12/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Krimet e Rënda vendosën burgim të përjetshëm për Fation Karmeshtnën, si ekzekutues i Suela Sulës, dy vite më parë.

Ai akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e pronarit të tij Sadetin Sula, i cili ka porositur krimin.

Letra e viktimës, audio-përgjimet dhe materiali biologjik i ADN-së në thonjtë e saj ishin provat më të forta të Prokurorisë për Krime të Rënda ndaj Fation Karmeshtnës.

Ajo që më shumë ngjan si një skenar filmi, e konsideruar kështu edhe nga familjarët e një prej autorëve, bashkëshortit të viktimës, Sadetin Sulës, sipas Prokurorisë, është “skenar” i një vrasjeje brenda familjes. Referuar akuzës, ngjarja e rëndë kishte motiv dyshimet për tradhti bashkëshortore, ndërsa Karmeshtna, në rolin e ekzekutuesit, është shtyrë nga përfitimet materiale që do të merrte, shkruan Panorama.

Gjatë një hetimi, i cili është shtrirë në një kohë prej 2 vitesh, janë zbardhur dëshmi të rënda të fëmijëve të çiftit, audio-përgjime të rastësishme, letra ku Suela Sula shkruante për periudhën e keqe që po kalonte, duke pasur shpresë se një ditë çdo gjë do të zgjidhej.

Lexo edhe:

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

Ndërkohë, ashtu si Sadetin Sula, i dënuar në Shkallë të Parë, duke u gjetur fajtor nga Gjykata për vrasjen e bashkëshortes së tij, edhe Fation Karmeshtna, e kanë mohuar autorësinë.

Karmeshtna ka thënë se ditën e ngjarjes nuk ka qenë në punë, por fillimisht në shtëpinë e tij me bashkëshorten dhe fëmijët, më pas ka dalë për të zgjidhur një punë të tijën. Por për Prokurorinë, këto pretendime mbeten në nivelin e deklaratave dhe nuk mbështeten në asnjë provë tjetër.

DYSHIMI

Sipas pretencës, motra e viktimës, shtetasja me inicialet F.M., është personi i parë që ka drejtuar gishtin e përgjegjësisë te kunati. Nga dëshmia e saj, mësohet se ditën e ngjarjes është marrë në telefon nga Sadetin Sula, i cili i ka thënë se Suela ishte keq. Pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe u përball me humbjen e motrës së saj, ka dëgjuar mjeken që ka thënë se viktima ka ndërruar jetë, pasi i ka ndaluar zemra.

Për të, ky nuk mund të ishte një shkak sepse Suela nuk ka pasur asnjëherë probleme me zemrën dhe i ka kërkuar Sadetinit të shikonin kartelën. Por, sipas saj, ai nuk ka pranuar dhe kjo ka bërë që të dyshonte dhe e ka akuzuar drejtpërdrejt se ai e kishte vrarë motrën e saj.

“Ditën e ngjarjes më ka rënë telefoni, ishte Sadetini, i cili me një zë të mbytur më thotë se Suela ishte keq. Së bashku me djalin tim kemi shkuar aty, ndërsa na u tha nga infermierja se Suela vdiq, e la zemra. Dyshova, i thashë Sadetinit që le të shkojmë të shikojmë dosjen pse e kanë shënuar kështu, pasi ajo nuk ka pasur asnjëherë probleme nga zemra. Ai nuk pranoi të vinte, duke u larguar dhe unë aty kam shpërthyer dhe thashë kapeni atë se e ka bërë copë vajzën. Marrëdhënia e tyre kishte dy vite që nuk ishte e mirë. Ndërsa Sadetini ndikohej shumë nga Fationi, me ato alibitë e tij për rregullimin e problemeve me magji për të hequr djallin. Shpeshherë, ata i kanë dhënë edhe lëngje, nga të cilat është helmuar dhe ka shkuar në urgjencë”, ka thënë ndër të tjera në dëshmi, motra e Suela Sulës.

AUDIO-PËRGJIMI

Prokuroria thotë në pretencë se audiot ku dëgjohen biseda të Sadetin Sulës dhe Fation Karmeshtnës janë gjetur nga vajza e viktimës, pasi është marrë telefoni nga Prokuroria. Pasi janë konstatuar, këto audio janë dorëzuar në Gjykatë, ndërsa gjatë bisedave dëgjohet që dy bashkëbiseduesit janë shumë të afërt, pasi diskutojnë edhe problemet e familjes së Sadetinit. Në një nga bisedat dëgjohet të thuhet nga ky i fundit se më mirë e mbyste sesa të ndahej. Nga ana tjetër, dëgjohet një bisedë, ku Karmeshtna i thotë se nëse nuk bën punë magjia edhe këtë herë, ai do të kryente punën ndryshe.

Fëmijët pohojnë dhunën e ushtruar nga babai

Dëshmi para Gjykatës kanë dhënë edhe fëmijët e Suela Sulës, të cilët sipas Prokurorisë kanë konfirmuar problemet që kanë pasur prindërit, ndërsa kanë treguar edhe për momente të magjive të kryera nga Fation Karmeshtna në banesën e tyre. “Vajza e çiftit me inicialet S.S. ka dëshmuar se marrëdhëniet e prindërve nuk ishin të mira. Babai shpesh e akuzonte mamanë për marrina, gjëra që ajo nuk i bënte kurrë. Fationi ndikonte te babai duke i thënë se mami kishte marrëdhënie me persona të tjerë. Audiot i kam gjetur pasi mora telefonin e mamasë nga Prokuroria kur kam shkarkuar një këngë”, lexoi prokurori. Ndërkohë, në dëshmi, më tej fëmijët kanë treguar edhe për raste të dhunës fizike dhe psikologjike, ndërsa kanë treguar edhe për një rast, kur sipas tyre, Sadetin Sula e kishte lënë jashtë viktimën.

Etiketa: gruakrimet e rendavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

12:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

12:29 : 08/10/2025
AKTUALITET

Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja

11:21 : 08/10/2025
AKTUALITET

U plagos në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari, zbardhet dëshmia e Ervis Kurtajt: Elvisi u çua nga karrigia dhe…

10:26 : 08/10/2025
AKTUALITET

Opozita kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja

10:13 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi në Kolumbi/ Artur Tushi u qëllua me 11 plumba, detaje rreth vrasjes së shqiptarit

15:41 : 07/10/2025
Para

"Jemi turistë"/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com