• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Petro Nini”/ Vrau 4 veta në 2005, Gavoçi sot me Policinë në krah për të nxjerrë banorët jashtë

23:21 : 12/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Pamjet e shëmtuara të përplasjes së Policisë me banorët e një ndërtese pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” i kushtuan vendin e punës kreut të bluve të Tiranës, Kastriot Skënderaj. Për disa orë gjatë së Hënës, familjarët e godinës dy-katëshe kundërshtuar veprimet e Përmbarimit dhe Policisë, të cilat kishin mbërritur në derën e tyre për t’i nxjerrë përjashtë.

Sipas përmbaruesve, prona i takon biznesmenëve Aleksandër dhe Ilir Gavoçi, ndërkohë që familjarët deklarojnë se kanë jetuar për më shumë se 70 vite në atë godinë.

Gjatë përplasjes së dhunshme, një prej banorëve që rrezikon daljen nga shtëpia, iu drejtua medias: “Ky biznesmeni ka vrarë 4 persona dhe sot vjen me Policinë në krah për të na nxjerrë nga shtëpitë tona”.

Lexo edhe:

Operacioni “URA”, gazetarja: Troplinët u përplasen me Dakon për listën e hapur të PS-së

I fundit i Çapjave – Saga e vrasjeve të Elbasanit

Kjo shprehje i referohej një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2005, në Tiranë, ku Ilir Gavoçi së bashku me bodigardin e tij, Ismet Oruçi, vranë 4 persona në lokalin “Olalba”.

“Boldnews.al” po rikthen kronikën e asaj ngjarjeje, të raportuar në median e kohës:

Masakra e përgjakshme në qendër të Tiranës, ku humbën jetën 4 persona dyshohet të ketë si autorë pronarin e tavernës “Olalba” dhe badigardin e tij. Burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit kanë pohuar identifikimin e autorëve të këtij krimi të rëndë, të cilët janë biznesmeni Ilir Gavoçi dhe truproja i tij, Ismet Oruçi.

Pista e parë dhe më e besueshmja për grupin hetimor është ajo e vrasjes pas një grindjeje për motive banale, por drejtuesit e policisë dhe të prokurorisë pohuan se si autorët e këtij krimi ashtu edhe viktimat kanë qënë të implikuar në trafikun e drogës, ç’ka lë vend edhe për drejtimin e hetimeve në pistën e larjes së hesapeve.

“Ne po hetojmë të gjitha versionet e mundshme të masakrës, por paraprakisht mendohet që krimi i rëndë ndodhi për shkak të një konflikti të çastit në mjediset e tavernës”,-pohoi për “Shekullin” një burim nga grupi hetimor. Ali Beqja, 29 vjeç, Altin Djepaxhia, 34 vjeç, ish- oficer në Ministrinë e Brendshme, Alban Kruja, 35 vjeç dhe Elvis Berberi, 25 vjeç, të katërt nga Shkodra, mbetën të vrarë mëngjesin e djeshëm në mjediset e tavernës “Olalba” që ndodhet në afërsi të Gardës së Republikës.

Skema e vrasjes

Taverna “Olalba” ndodhet në bodrumin e një pallati në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, i ndërtuar rreth një vit më parë nga pronari i saj, Ilir Gavoçi, i cili akuzohet si autori kryesor i masakrës.

Ky i fundit njihet nga policia dhe banorët si pronar i një firme ndërtimi dhe i një numri të konsiderueshëm automjetesh, një pjesë e të cilëve të markës “HUMER”. Burime nga grupi hetimor pohojnë se në tavernën e Gavoçit kanë qëndruar deri në orët e para të ditës së djeshme viktimat, të vetmit klientë të tavernës në atë orë të vonë të natës.

Mësohet se katër viktimat, të gjithë nga Shkodra, kanë qenë duke pirë në një tavolinë që ndodhet në të majtë të hyrjes së tavernës. Grupi hetimor ka zbuluar si motiv të krimit ngacmimin e këngëtares së tavernës prej katër viktimave.

“Sipas të dhënave dhe dëshmive të mbledhura në vendngjarje, viktimat e këtij krimi të rëndë kanë qënë duke dëfryer në tavernë, por pak para mesnate kanë ngacmuar këngëtaren e tavernës”,-pohojnë burimet. I pari që ka ndërhyrë ka qënë pronari Gavoçi, i cili u është afruar shkodranëve dhe u ka kërkuar që të mos bezdisin këngëtaren e tavernës, por viktimat kanë vazhduar në të tyren.

“Gavoçi ka dërguar truprojën e tij, Ismet Oruçin që të “këshillonte” klientët, por këta të fundit kanë filluar ta shajnë dhe ta godasin me grushta. Pikërisht ky ka qënë momenti që ndezi gjakrat në konfliktin që përfundoi me katër të vrarë”,-shtojnë burimet nga grupi hetimor.

Viktimat

Njëri prej viktimave është gjetur nga policia pranë tavolinës ku ndodhej pronari i tavernës dhe truproja i tij, një tjetër në mes të lokalit dhe viktima e tretë ndodhej në tavolinën ku kishte qëndruar me miqtë e tij. Jashtë në oborrin e pallatit, sipas policisë është vrarë Elvis Berberi, i cili madje i ka kërkuar ndihmë policit privat që ruante objektin. “Më vranë”,- ka ulëritur ai, duke i kërkuar ndihmë policit privat. Vetëm pak çaste më pas, jashtë lokalit ka dalë Oruçi, i cili ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij.

Nga ekspertimi mjeko- ligjor dhe nga këqyrja e trupave, policia ka vërejtur se tre prej tyre kanë marrë nga një plumb pistolete në kokë, ndërsa Elvis Berberi ka marrë dy plumba, një në kraharor dhe një në pjesën anësore të trupit. Policia ka konstatuar se gjatë krimit të katërfishtë, autorët kanë përdorur dy pistoleta, njëra tip “TT”, si dhe një tjetër të një kalibri 9 mm, që sipas ekspertëve mund të jetë “Bereta”, ose “Zastavë”.

Menjëherë pas krimit, një nga autorët është futur sërish në lokal, nëpërmjet derës së pasme të tij, ka hyrë në garazh dhe më pas ka marrë një automjet tip “Benz” pa targa. Në këmbë, sipas policisë mendohet të jetë larguar pronari i tavernës, Ilir Gavoçi, i cili ka hipur në automjet pak metra më tej. Dëshmitarët i kanë pohuar policisë se dyshja ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Benz” 250 pa targa.

Në vitin 2007, Ilir Gavoçi u dënua me 5 vjet burgim për këtë ngjarje, por ai nuk u arrestua asnjëherë nga Policia. Në vitin 2012, Prokuroria e Tiranës kërkoi shuarjen e vendimit të dënimit, për shkak se ai nuk u arrestua për 5 vjet. Kjo kërkesë u pranua nga gjykata dhe Ilir Gavoçi iu rikthye jetës si qytetar i lirë.

Etiketa: gavociperplasjapetro nini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Operacioni “URA”, gazetarja: Troplinët u përplasen me Dakon për listën e hapur të PS-së

22:35 : 26/05/2025
AKTUALITET

I fundit i Çapjave – Saga e vrasjeve të Elbasanit

21:17 : 18/05/2025
AKTUALITET

Rakipi-Qafalia dhe Gjylameti-Xhaçka, dy “luftërat” e vetme të kandidatëve të PS në Tiranë

09:27 : 16/05/2025
AKTUALITET

Kandidatja dhe vëzhguesit e ‘Mundësia’ u përplasen me numëruesit, policia i nxjerr jashtë KZAZ

14:59 : 13/05/2025
AKTUALITET

Noka: Ja kush është personi që u përplas me mua, i skeduar për vjedhje dhe armë (EMRI)

19:36 : 11/05/2025
AKTUALITET

Patronazhistët zyrë sekrete te ‘Petro Nini’, ikin me vrap pasi zbulohen/ VIDEO

18:08 : 11/05/2025
Para

Kjo është pija alkoolike që ju mundësin të bëni s*ks gjithë natën

TË GJITHA

E trishtë/ Ndahet nga jeta diplomati Ilir Shqina

19:00 : 06/06/2025

Aleati i Trump, Steve Bannon sugjeron dëbimin e Musk në Afrikën e Jugut: Të hetohet për përdorim droge

18:59 : 06/06/2025

Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit

18:49 : 06/06/2025

Fitoi trofeun europian, klubi londinez shkarkon trajnerin

18:32 : 06/06/2025

“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen nga partnerja pas “Ferma VIP”

18:28 : 06/06/2025

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, makina përfundon në kanal

18:14 : 06/06/2025

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

17:58 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com