• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasuria/ “Garazhi” i prokurorit Genc Qana. Ku i mban gjithë këto makina?!

17:40 : 12/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al 

Prokurori i Tiranës, Genc Qana, rezulton të jetë i apasionuar pas numri të lartë të automjeteve. Në bazë të deklaratave të pasurisë, ai rezulton që të ketë aktualisht në pronësi 5 automjete, për të cilat pyetja më e thjeshtë është: “ku i parkon të gjitha”?

“Boldnews.al” ka konsultuar deklaratat e pasurisë të prokurorit Qana, të cilat janë të publikuara në portalin informativ “spendingdata.al”.

Në deklaratën fillestare, të dorëzuar pranë Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive në vitin 2003, Genc Qana, i cili në atë kohë ishte prokuror tek Krimet e Rënda, shënon se kishte në pronësi një automjet tip Volksvagen. Sipas deklarimit të pasurisë, këtë automjet e ka blerë në shumën 200 mijë lekë.

Lexo edhe:

Gjermania pa kondicionerë përballë të nxehtit, temperaturat rekord detyrojnë ndryshimin e rregullave

Rama nuk e sheh fajin te vetja: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

Një vit më pas, në 2004, prokurori Genc Qana dhe bashkëshortja e tij blejnë dy automjete të tjera. Konkretisht, në Qershor 2004, familja Qana blen një Volksvagen Golf 3, me vlerë 500 mijë lekë.

Rreth 6 muaj më pas, në mes të Dhjetorit 2004, familja Qana blen një automjet tip Fiat Panda, me vlerë 70 mijë lekë të reja.

Pas dy vitesh, në Dhjetor 2006, prokurori Genc Qana e heq nga “koleksioni” i tij automjetin Fiat Panda, duke e shitur me të njëjtën vlerë që e kishte blerë, 70 mijë lekë të reja.

Vetëm pak ditë pasi “lirohet” nga pronësia e këtij automjeti të thjeshtë, prokurori Qana blen një mjet Peugeot, me vlerë 320.000 lekë.

Pra, deri në vitin 2006, sipas deklaratave të pasurisë, prokurori Qana, i cili në atë kohë ushtronte funksionet tek Krimet e Rënda, kishte “koleksionuar” 3 automjete; dy Volksvagen dhe një Peugeot.

Për disa vite, prokurori Qana nuk angazhohet në shit-blerje automjetesh. Në vitin 2008, ai transferohet si zëvendëdrejtues në Prokurorinë e Tiranës.

Rreth 4 vjet më pas, në vitin 2012, Genc Qana rikthen sërish vëmendjen nga “garazhi” i tij. Në dhjetor të atij viti, prokurori shpenzon 14.900 euro për të blerë një automjet Ford Focus C-Max. Sipas deklaratës së pasurisë, ai ka përdorur para nga kursimet e tij, një dhuratë 4 mijë dollarë nga vjehrri i tij, si edhe një hua pa interes në vlerën 5 mijë euro.

Pra, sipas kësaj llogarie, pjesa më e madhe e këtij automjeti është blerë me para të personave të tjerë. Mesa duket, prokurori Qana ka qenë i vendosur për ta shtuar këtë automjet në “koleksionin” e tij.

Por nuk përfundon këtu. Gjithnjë sipas vetëdeklarimit të pasurisë, ai, në vitin 2013, blen edhe një automjet Fiat, me vlerë 150 mijë lekë.

Në total, deri në vitin 2016, prokurori Genc Qana numëron 5 automjete në pronësi të tij e të bashkëshortes.

Në bazë të deklaratave të pasurisë ndër vite, për periudhën 2003-2016, prokurori Genc Qana deklaron se ka blerë 6 automjete, nga të cilin vetëm për njërin deklaron se e ka shitur. Praktikisht, sipas formularëve të pasurisë, ai ka në pronësi 5 automjete, për të cilat vlen sërish pyetja fillestare: “ku i parkon të gjitha”? Aq më tepër që tashmë është vështirësuar shumë parkimin në Tiranë…

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania pa kondicionerë përballë të nxehtit, temperaturat rekord detyrojnë ndryshimin e rregullave

11:29 : 28/06/2026
AKTUALITET

Rama nuk e sheh fajin te vetja: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

11:18 : 28/06/2026
AKTUALITET

“Bëhu mbret”/ Libri i projekteve dhe ndërtimeve në Shqipëri, Rama justifikohet: S’është botimi im

11:03 : 28/06/2026
AKTUALITET

Qarkullonte me armë, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari/ EMRI

10:50 : 28/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Novoselë, një i plagosur

10:43 : 28/06/2026
AKTUALITET

Digjen dy makina gjatë natës në Elbasan! “Audi” dhe “Volkswagen” në pronësi të Egli Hazisllarit

10:33 : 28/06/2026
Para

Pas tragjedisë ajrore, shtetet europiane ndalojnë fluturimet e aeroplanëve. . .

TË GJITHA

Gjermania pa kondicionerë përballë të nxehtit, temperaturat rekord detyrojnë ndryshimin e rregullave

11:29 : 28/06/2026

Rama nuk e sheh fajin te vetja: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

11:18 : 28/06/2026

“Bëhu mbret”/ Libri i projekteve dhe ndërtimeve në Shqipëri, Rama justifikohet: S’është botimi im

11:03 : 28/06/2026

Qarkullonte me armë, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari/ EMRI

10:50 : 28/06/2026

Aksident në Novoselë, një i plagosur

10:43 : 28/06/2026

Digjen dy makina gjatë natës në Elbasan! “Audi” dhe “Volkswagen” në pronësi të Egli Hazisllarit

10:33 : 28/06/2026

Për adhuruesit e Ramës dhe heshtjen e SPAK-ut për Pashalimanin

10:28 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomgrandpashabetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetgrandpashabet girişultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbet