U raportua e zhdukur, gjendet adoleshentja

Vajza 12-vjeçare nga Durrësi, e cila u raportua e humbur ditën e sotme nga familjarët, është gjetur.

Mësohet se 12-vjeçarja, e cila ishte larguar nga shtëpia që prej paradites së djeshme është gjetur në afërsi të pallatit të sportit “Ramazan Njala”, në Durrës.

Kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë raportuar në polici, pasi kanë parë njoftimin e zhdukjes së vajzës në media.

LEXO EDHE  Përmbyset makina me dy këngëtarët shqiptarë brenda! Ja gjendja e tyre (Foto)

E mitura është dërguar në banesën e saj, ndërsa po merret në pyetje edhe nga dy inspektorë të policisë për të kuptuar motivin e largimit të saj pa lejen e familje.