• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Formularët e pasurisë/ Ish-deputetët e opozitës rrezikojnë gjobën 1 mln lekë

18:28 : 09/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Të gjithë deputetët e opozitës që “dogjën” mandatet rrezikojnë të marrin gjobë 1 milionë lekë të vjetra, nëse nuk plotësojnë deri në fund të javës formularin e deklarimit të pasurisë “pas largimit nga funksioni”.

Ligji “Për deklarimin e pasurive” parashikon që zyrtarët duhet të plotësojnë formularin e fundit të pasurisë brenda 15 ditëve nga largimi nga detyra. Në rast të kundërt, ligji parashikon penalitet që shkon në vlerën e 100 mijë lekëve të reja.

Zyrtarisht, të gjithë deputetët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim që dorëzuan në mënyrë vullnetare mandatet e tyre, janë “të papunë” që prej datës 27 Shkurt 2019, ditë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli vakancën në Parlament.

Lexo edhe:

Detaje/ Qëlloi veten me pistoletë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares në Vlorë

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Kukës/ EMRI

Nga kjo datë, atyre u nis llogaritja e afatit 15-ditor për dorëzimin e formularit të pasurisë “pas largimit nga funksioni”.

Periudha e dorëheqjes nga mandatet parlamentare të opozitarëve përkon me kohën kur të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe deputetët, duhet të dorëzojnë formularët e pasurisë të përvitshëm (periodikë vjetorë). Afati për dorëzimin e deklaratave të pasurisë periodike/vjetore është 31 Marsi.

Por, për deputetët tashmë të larguar nga Parlamenti, ky afat nuk është më në fuqi. Sipas përllogaritjeve, ata duhet të dorëzojnë brenda formularin e pasurisë “pas largimit” brenda datës 14 mars 2019. Me kalimin e këtij afati, Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) aplikon masat administrative gjobë për “vonesë në deklarim”.

Situata e deputetëve të dorëhequr përballë ligjit për “Deklarimin e pasurive” është edhe më e ndërlikuar. Duke iu referuar përcaktimeve ligjore, në fakt deputetët e dorëhequr duhet të plotësojnë njëkohësisht dy formularë pasurie.

Formulari i parë është ai “periodi/vjetor” për vitin 2018. Në këtë formular, ata duhet të plotësojnë të gjithë ndryshimet e pasurisë së tyre (shtesa apo pakësime) nga 1 janari deri në 31 dhjetor 2018.

Ndërsa formulari i dytë i pasurisë është ai “pas largimit nga funksioni”. Në këtë formular, deputetët e opozitës që dogjën mandatet duhet të deklarojnë ndryshimet e pasurisë së tyre nga 1 janari 2019, deri në ditën e dorëheqjes së tyre.

Pra, nëse deputetët e opozitës nuk i kanë plotësuar ende këto dy formularë pasurie, koha në dispozicionin e tyre është shumë e shkurtër.

ILDKPKI, si institucioni përgjegjës për Deklarimin e Pasurive, nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për të “kujtuar” deputetët lidhur me detyrimin për dorëzimin e formularëve dhe afatet ligjore. Prej disa vitesh, ILDKPKI nuk angazhohet për të njoftuar publikisht zyrtarët, nisur nga fakti që drejtuesit e lartë të shtetit presupozohen se e njohin ligjin.

Nga ana tjetër, nuk ka informacion nëse administrata e Kuvendit i ka njoftuar deputetët e dorëhequr të opozitës edhe për detyrimin ligjor për dorëzimin e formularëve të pasurisë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Detaje/ Qëlloi veten me pistoletë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares në Vlorë

14:24 : 14/07/2025
AKTUALITET

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Kukës/ EMRI

14:21 : 14/07/2025
RAJONI

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14:16 : 14/07/2025
BOTA

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14:01 : 14/07/2025
AKTUALITET

Shkarkime masive në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

13:59 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

13:47 : 14/07/2025
Para

VIDEO/ Aksidentohet bashkëshortja e Kryetarit të Bashkisë

TË GJITHA

Detaje/ Qëlloi veten me pistoletë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares në Vlorë

14:24 : 14/07/2025

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Kukës/ EMRI

14:21 : 14/07/2025

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14:16 : 14/07/2025

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14:01 : 14/07/2025

Shkarkime masive në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

13:59 : 14/07/2025

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

13:47 : 14/07/2025

Thethi, albanologu dhe albanofobi

13:46 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com