• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkë por me rroga të ndryshme/ Gara në shifra mes femrave dhe meshkujve shqiptarë

09:26 : 08/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Sot është 8 marsi, që në shumë shtete festohet si dita ndërkombëtare e grave. Kjo është dita kur gratë njihen për arritjet e tyre pa marrë parasysh ndarjet, qoftë kombëtare, etnike, gjuhësore, kulturore, ekonomike apo politike.

Në Shqipëri, shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë, por megjithatë, gratë vijojnë të paguhen më pak sesa burrat, janë më pak të përfaqësuara në biznes dhe në nivele drejtuese, ndërsa kanë ecur më mirë në politikë. Një lajm i mirë është se gratë në nivelet drejtuese paguhen më shumë sesa burrat.

Gratë paguhen 10.5% më pak sesa burrat, por kryesojnë në drejtim

Edhe pse mund të punojnë njësoj, gratë në Shqipëri përgjithësisht paguhen më pak se burrat.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, që i referohen vitit 2017, hendeku gjinor në paga është 10,5 %, çka nënkupton se në total, femrat në Shqipëri paguhen 10.5% më pak sesa burrat. Në raport me vitin e mëparshëm, kur ishte 11.4%, hendeku gjinor është reduktuar lehtë. Paga mesatare e femrave në vend është 46 mijë lekë dhe e meshkujve 51.3 mijë lekë.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Tre profesionet ku gratë paguhen 10-30% më shumë sesa burrat janë: Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë, Asistentë në administrim dhe biznes, Drejtues administrativë dhe komercialë.

Në vlerë absolute, grup profesioni ku femrat paguhen më shumë është “funksion drejtues administrativë dhe komercialë”, të cilat në vitin kishin një pagë mujore prej 156,054 lekësh, më e larta nga të gjitha profesionet e tjera, krahasuar edhe me burrat, duke i bërë gratë që i përkasin kësaj kategorie më të paguarat në vend. Kjo pagë është shumë më e lartë edhe se e meshkujve, të cilët paguhen mesatarisht 121,053 lekë për të njëjtin profesion, apo rreth 35 mijë lekë (30% më pak) sesa femrat.

Profesioni i tretë, më i paguar për femrat është si drejtuese në shtet. Në kategorinë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare e femrave është rreth 85 mijë lekë, por që mbetet 4% më e ulët sesa e meshkujve.

Profesioni ku femrat marrin shumë më pak sesa meshkujt është “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë”, ku paguhen mesatarisht rreth 60 mijë lekë në muaj, ose rreth 36 mijë lekë, ose 37% më pak sesa meshkujt (për pagat sipas profesioneve dhe diferenca femra-meshkuj shiko tabelën në fund).

Gratë pronare mbizotërojnë në bizneset e vogla

Në vitin 2016, përqindja e pronareve/administratoreve gra është 26,8%, sipas INSTAT (të dhënat më të fundit të disponueshme). Përqindja e grave pronare apo administratore në ndërmarrjet e vogla (1-4 të punësuar) është më e lartë se në kategoritë e tjera.

Nga viti 2006 deri në vitin 2016, përqindja e pronareve/administratoreve gra është rritur në të gjitha kategoritë, me rritjen më të madhe në ndërmarrjet me 1-4 të punësuar.

Ndërkohë që në kategorinë e bizneseve me 5 deri në 9 punëtorë, kemi një rritje me gati dyfish të numrit të grave administratore, ose pronare në pesë vitet e fundit. Numri i pronareve gra ose administratore në bizneset me aktivitet ekonomik prodhues ka pasur rënie prej 3% në pesë vitet e fundit, ndërsa te sektori i shërbimeve është rritur me 4%.

Në 2016, sipas shpërndarjes së ndërmarrjeve me pronare apo drejtuese gra me qarqe, vëmë re se në Qarkun e Tiranës, kemi përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve. Ndërmarrjet që zotërohen apo drejtohen nga burrat në 2016, të përqendruara më shumë në Qarkun e Tiranës sërish kanë pasur rënie nga 39,3% në 27,93%, gjithashtu ka pasur dhe një rënie rreth 3% për gratë në Qarkun e Tiranës, krahasuar me vitin 2011.

Ndërmarrjet e reja në vitin 2016 janë të përqendruara kryesisht në Tiranë. Kjo vlen si për ndërmarrjet e zotëruara apo drejtuara nga gratë, ashtu edhe nga burrat. Kukësi mbetet qarku më i ulët me ndërmarrje të reja me pronare/administratore gra për vitin 2016.

Në rritje, interesi për huat

Sipas INSTAT, për periudhën 6-vjeçare (2011-2016) të dhënat e regjistrit të kredive të Bankës së Shqipërisë pasqyrojnë një trend rritës për kredimarrjen për të dyja gjinitë, duke ruajtur dhe diferencat pothuajse të njëjta midis tyre. Numri i grave kredimarrëse është pothuajse sa gjysma e burrave, sikurse dhe shuma mesatare e kredisë së marrë nga një grua është sa gjysma e shumës mesatare të marrë nga një burrë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë mbi numrin e kredimarrësve, kreditë e marra dhe vlera totale e tyre, sipas gjinisë, na tregojnë se gjatë vitit 2016, numri i grave kredimarrëse ka shënuar rritje, ndërsa kreditë që ato marrin duket të jenë me vlera relativisht të vogla. Burrat kredimarrës kanë pësuar një rënie gjatë 2016, por sërish ata vazhdojnë të dominojnë në numrin e kredive të marra dhe me vlera më të larta sesa gratë.

Në një tjetër raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, gratë janë përgjithësisht më korrekte në kthimin e huave në Shqipëri, në raport me burrat.

Gratë mbizotërojnë në politikë

Nëse ka një fushë ku gratë e kanë rritur përfaqësimin e tyre, është në politikë. Në qeverinë aktuale, si asnjëherë tjetër, nga 14 ministri, tetë prej tyre drejtohen nga gratë: Olta Xhaçka (Ministër i Mbrojtjes); Belinda Balluku (Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë); Besa Shahini (Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë); Etilda Gjonaj (Ministër i Drejtësisë); Anila Denaj (Ministër i Financave dhe Ekonomisë); Ogerta Manastirliu (Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale); Elva Margariti (Ministër i Kulturës); Elisa Spiropali (Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin).

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Ndahet nga jeta mjekja e njohur, dedikimi i ish-ministres: Lamtumirë mikja ime!

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş