Në një ditë të shënuar si kjo e sotmja, për të gjithë mësuesit dhe ata që vërtetë punuan dhe u impenjuan përtej mësimit teknik, është e pamundur të mos sjellim në vëmendje emrat e atyre që bënë histori në edukimin e brezave të rinjë.
Një ndër to është edhe mësuesja e shkollës së parë femërore në kryeqytet, Servete Maci.
Servete Maçi (1901-1995) mesuese e shkolles se pare femerore ne Tirane dhe e bija e patriotit te palodhur, tironasit Musa Maçi, nje aktivist qe kishte pesuar disa here burgime nga xhonturqit. Servete Maçi e filloi mesim dhenien e gjuhes Shqipe qysh ne moshen 15 vjeçare. Shtyre nga i jati, por edhe nga miqt e t’jatit tironasve Ibrahim Dalliu dhe Jusuf Elezi, ajo e filloi punen e saj me 35 nxenese. Sipas kujtimeve te mesueses se pare veterane Servete Maçi (Petrela) te kesaj shkolle dalin keto te dhena per hapjen e shkolles: “Nje grup patriotesh si Riza Jasa, mesuesi Mahmud Fortuzi erdhen ne shtepine time (Servetes) dhe biseduan me babain tim. Ata i thane atij se kishin vendosur te hapnin nje shkolle femerore shqipe dhe kerkuan qe une te isha mesuesja e pare atje. Une dija vetem te shkruaja dhe te lexoja. Babai im pranoi… Isha teper e re, – shkruan ajo, – vetem 15 vjeçe dhe kisha frike se a do te isha ne gjendje ta permbushja kete detyre per t’i mesuar vajzave gjuhen amtare siç duhej. Por, shoket e babait tim, ne menyre te veçante Ibrahim Dalliu, me binden duke me premtuar se do te me ndihmonin sa here te kisha nevoje”.
Shkolla shqipe qe sot quhet shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Permetit” eshte hapur me 1916 ne kohen e pushtimit Austro-Hungarez. Godina ishte prona e Dulle Kanes. Qe nje ndertese e vjeter e perbere prej tri dhomash, dy nga te cilat ishin pa tavan. Kushtet e mesimit ishin fare te papershtatshme, por megjithate per mesimin e gjuhes shqipe ne te shkruar e ne te lexuar u perdor libri i abetares i Naim Frasheri. Mesimi zhvillohej dy here ne dite me perjashtim te dites se enjte qe zhvillohej vetem para dite (dite pazari). Pushimi behej diten e premte. Armiqte e terbuar te shkolles shqipe ishin antare te klubit Turk te Tiranes. Ata, duke e fyer, perpiqeshin qe ta benin Serveten te linte detyren e mesueses, por nuk ia arriten qellimit.
Ajo u quajt “kaurreshe”, pra si nje grua qe kishte braktisur fene islame. Te nxitur nga dallkauket xhonturq disa femije rrugace e qellonin me gure, kur ajo vinte ne shkolle ose kur kthehej ne shtepi, derisa nje dite arriten ta qellojne me gur ne shpatullen e majte qe i shkaktoi asaj lengimin ne shtrat per pese muaj, por shkolla nuk u mbyll. Shpesh ate e shoqeronte e ema ose nxenesja e saj Hatixhe Jasa. Vendin e mesueses e zune ish nxeneset e saj Hafsa Hasan Haxhimehmeti dhe me pas Alie Myrtezim Kelliçi te cilat benin mesim sipas udhezimeve te mesueses Servete Maçi. Me gjithe kushtet e veshtira (nxeneset ishin here te zbathura e here te pa ngrena) ato mesonin me shume deshire gjuhen shqipe ne te shkruar e te lexuar. Ato gjithashtu mesonin edhe shume kenge patriotike shqipetare. Nje rol te madh ne hapjen dhe organizimin e arsimit ne zonat e pushtuara nga Austro-Hungaria (edhe ne Tirane) ka luajtur Drejtoria e Pergjithshme e Arsimit ne Shkoder dhe Drejtori i Pergjithshem ne ate kohe ka qene Luigj Gurakuqi.
Ne 1917 ne Tirane u hap nje kurs pedagogjik. Ne shkollen femerore erdhi mesuesja e kualifikuar Zenepe Reçi. Gjate vitit 1920, nen qeverine e Sulejman Delvines u bene disa reforma. Sipas dokumentacioneve arkivale te Ministrise se Arsimit te shtetit te ri shqipetar, data 29 gusht 1920 thuhet se, ne Tirane krahas shkollave te tjera, shkolla femerore ne rrugen e Dibres do te kishte tre klasa me mesuese: Zenepe Reçi, Sailia (mbiemri nuk mund te lexohet), Alie Kelliçi dhe Hafsa Hasani.”
Marre prej librit “Kujtime per shkollen e pare (laike) shqipe per vajza ne Tirane” (Doreshkrim) nga Servete Maçi, faqe 33 si dhe nga libri “Historia e Tiranes” i Kristo Frasherit.. /TironaWebsite/