• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Agroindustria kërcënon: S’ka më qumësht nëse…

15:31 : 07/03/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

“Albanian Food Industry” ka dalë sërish në një konferencë për problemin e uljes së TVSH-së së rimbursueshme nga 20% në 6% për sektorin e agroindustrisë. Me nota të ashpra, përfaqësuesit e industrisë janë shprehur se ky ligj është i padrejtë dhe po ndikon negativisht në ecurinë e aktivitetit të përpunuesve, fermërëve, grumbulluesve dhe tregtarëve. Në deklaratë theksohet se nëse situata nuk zgjidhet deri në 14 mars kur është dhe data e deklarimit të TVSH-së, “Ata nuk do të grumbullojmë asnjë litër qumësht për të cilin do të duhet që të paguajnë 14% tatim mbi vlerën e shtuar”.

Me datë 3 dhjetor 2018 Kuvendi ka miratuar ligjin nr. 96/2018 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar’, sipas të cilit:

“Norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor”, fjalët “20 për qind” zëvendësohen me fjalët “6 për qind”.

Sipas deklaratës për shtyp, me këtë ligj teknicienët e Ministrisë e Ekonomisë dhe Financave propozues të këtij ligji i kërkojnë grumbulluesve, industrialisteve dhe tregtarëve që t’i japin fermerëve 14% më pak në çmim dhe këtë 14%-ësh ia kërkojnë kësaj ketegorie që ta derdhë në buxhetin e shtetit si një taksë shtesë për prodhimin bujqësor dhe fermerët vendas.

Lexo edhe:

Osmani: Nevojitet pajtueshmëri nga deputetët për votim të fshehtë për kryeparlamentar

Përplasen dy makina në Elbasan, dy të plagosur rëndë

“Të bindur në padrejtësinë morale të kësaj takse dhe në pamundësinë ekonomike të fermerit shqiptar për ta paguar këtë taksë apo më keq akoma për t’ia transferuar këtë taksë në rritje çmimi konsumatorit të produkteve vendase, në mes të të cilëve bën pjesë edhe kategoria e 40% më i varfër i popullsisë.  Industrialistët, grumbulluesit dhe tregtarët, përmes zerit të tyre të unifikuar në të gjitha organizatat e biznesit ku ata bëjnë pjesë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të sqaruar fillimisht politikanët dhe politikbërësit e më pas edhe teknicinët që kanë iniciuar këtë vendimmamrrje.

Ndërsa konstatojmë shqetësim dhe angazhim të niveleve më të larta politike për situatën e krijuar, vecanërisht Kabinetin e Kryeministrit, Ministrin e Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural, atë të Sipërmarrjes dhe të Financave, jemi të surprizuar nga qëndrimet e teknicienëve të Ministrisë së Financave, qëndrimet e të cilëve kanë një ‘mentalitet grupi’, të cilin nuk arrijmë ta shpjegojmë.

Pas tre muajsh takime pa konkluzion, një mori shkresash pa përgjigje dhe tashmë qindra million lekë tatim mbi vlerën e shtuar të paguar për muajin Janar nga industrialistët, grumbulluesit dhe tragtarët për llogari të fermerëve, ky grupim i konceptuar nga teknicienët e ministrisë së Financave si taksambledhës të fermerëve ka vendosur që t’ia bëjë të njohur fermerëve se cila është taksa që iu kanë vendosur këta teknicienë, si dhe faktin se mbas muajit Shkurt nuk kanë më mundësi të vazhdojnë të paguajnë për llogari të tyre.

Në të kundërt, nëse industrialistët, grumbulluesit dhe tregtarët do të vazhdojnë ende të paguajnë taksën prej 14% që teknicienët e Ministrisë së Financave u kanë vendosur fermerëve ka shumë gjasa që fermerët të mos kenë më ku të shesin produktet e tyre, pasi këto sipërmarrje do të falimentojnë.

Dje pasdite deri në orët e vona u zhvillua një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Bledi Çuci, Zv. Ministrin e Ekonomisë dhe Financave Z. Elton Haxhi dhe ekipin e këtyre dy ministrive. E falenderojmë Z. Çuci për mirëkuptimin total të gjendjes në të cilën ndodhen fermerët dhe industritë dhe destabilizimin e plotë që shkakton ky rregullim i teknicienëve të Ministrisë së Financave.

Nën shpresën e këtij takimi të fundit ne vendosëm që ta shtyjmë kohën komunikimit të kësaj takse tek fermerët deri në 14 Mars 2019. Duke besuar sinqerisht tek kuptimi i thellë dhe angazhimi i Ministrit përgjegjës për sektorin por njëkohësisht edhe sensibiliteti i Kryeministrit, gjë për të cilën kemi sinjale të qarta dhe të vazhdueshme.

Por, nëse me 14 Mars 2019 ne do të jemi përsëri të detyruar t’u paguajmë taksidarëve të Ministrisë së Financave nga xhepi ynë apo nga kreditë bankare taksën që këta i kanë vendosur fermerëve do jemi të detyruar që këtë fakt t’ua komunikojmë fermerëve dhe më pas ata ta vazhdojnë vetë përpjekjen e tyre, natyrisht duke pasur mbështetjen tonë, por kjo është taksa e tyre dhe rrjedhimisht përpjekja duhet të jetë e tyrja.

Mbas datës 14 Mars 2019 ne nuk do të grumbullojmë asnjë litër qumësht për të cilin do të duhet që të paguajmë 14% tatim mbi vlerën e shtuar, e cila sipas ligjit bazë fiskal, atij të TVSH-së i takon prodhuesit të produktit”, përfundon deklarata.

 

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani: Nevojitet pajtueshmëri nga deputetët për votim të fshehtë për kryeparlamentar

14:49 : 04/07/2025
AKTUALITET

Përplasen dy makina në Elbasan, dy të plagosur rëndë

14:35 : 04/07/2025
BOTA

Turqia vijon “luftën” me zjarret vdekjeprurëse, mijëra banorë të evakuar

14:35 : 04/07/2025
SHOW BIZ

Arrestohet ish burri i Arbana Osmanit, truri financiar për vjedhjen e dhjetëra milionë euro me kinezët e Bankers

14:31 : 04/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Shkodër/ Rrëzohet nga motori, 50-vjeçari niset me ambulancë drejt Traumës

14:30 : 04/07/2025
AKTUALITET

Rrofsh sa malet Edi Rama! “Faleminderit që ekziston!”

14:18 : 04/07/2025
Para

Tomi nga Lushnja thirrje për ndihmë: Dua të bëhem femër, jam i stresuar, më duhen hormone!

TË GJITHA

Osmani: Nevojitet pajtueshmëri nga deputetët për votim të fshehtë për kryeparlamentar

14:49 : 04/07/2025

Përplasen dy makina në Elbasan, dy të plagosur rëndë

14:35 : 04/07/2025

Turqia vijon “luftën” me zjarret vdekjeprurëse, mijëra banorë të evakuar

14:35 : 04/07/2025

Arrestohet ish burri i Arbana Osmanit, truri financiar për vjedhjen e dhjetëra milionë euro me kinezët e Bankers

14:31 : 04/07/2025

Aksident në Shkodër/ Rrëzohet nga motori, 50-vjeçari niset me ambulancë drejt Traumës

14:30 : 04/07/2025

Rrofsh sa malet Edi Rama! “Faleminderit që ekziston!”

14:18 : 04/07/2025

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

14:07 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com