• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Plakja e popullsisë rrezikon ekonominë kombëtare”

08:56 : 06/03/2019
në AKTUALITET, BOLD BLOG, SOCIALE

Nga Zef Preçi

Tashmë është një fakt i pranuar gjerësisht se rritja e moshës mesatare të popullsisë dhe plakja e saj, nuk janë një fenomen evident vetëm i vendeve të zhvilluara, por edhe në vende si i yni.
Zef Preçi, Drejtor i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike.

Kuptohet se kjo ndodh për shkaqe të ndryshme. Kështu në rastin e Shqipërisë, qysh nga viti 1990 mosha mesatare është rritur me 10 vjetë, ndërsa gjatë dekadës së fundit raportohet se nga vendi janë larguar rreth 500 mijë vetë, shumica në moshe të re. Në studimet e ndryshme sugjerohet se ky fenomen është ndër shpjegimet e mundshme të inflacionit të ulet. Por a provohet kjo ligjësi në rastin e vendit tonë?

Studimet tregojnë se ekziston një ndërvartësi e fortë që përputhet me hipotezën e ciklit të jetës. Do me thënë, presioni inflacionist rritet kur rritet pjesa e dependantëve, dhe anasjelltas; zvogëlohet kur rritet pesha soecifike e popullsisë në moshë pune. Kështu rritja e peshës specifike të popullsisë së moshuar, siç edhe ka ndodhur për shkak të largimit masiv të popullsisë ka ulur vartësinë, por njëkohësisht ka nxitur edhe prirjet deflacioniste, kuptohet në bashkërendim edhe me faktorë të tjerë që nxitin këtë trend.

Lexo edhe:

Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion

Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale

Është intetesante të vihet në dukje se rritja e jetëgjatësisë dhe ulja e numrit të lindjeve ose e rënia e tyre pritet që të ndikojë si në ekonomitë e përparuara, ashtu edhe ato në zhvillim.
Nëse tentojmë të “lexojmë” ekonominë tonë kombëtare në optikën e vartësisë midis plakjes së popullsisë dhe prirjeve deflacioniste, mund të nxirren disa përfundime kryesore, të tilla si:
Së pari, plakja e popullsisë e shoqëruar me largimin e forcave aktive të punës pritet që të ushqejë natyrën asistencialiste të buxhetit të shtetit. Do me thënë, qeveria do të jetë e detyruar që edhe në të ardhmen të destinojë për fondin e sigurimeve shoqërore pjesë të rëndësishme të buxhetit të saj.

Së dyti, duhet pranuar fakti se në rrethanat aktuale dhe në periudhën afatmesme ekzistojnë pak ose aspak kushte për rritjen e shpejtë të nivelit të pensioneve dhe përgjithësisht të fondeve buxhetore për qëllime sociale. Thënë ndryshe, brezi i qytetarëve shqiptarë që janë në dekadën e fundit të punësimit aktiv duhet të jenë të përgatitur për të përfituar një pagesë modeste pensioni.

Së treti, përballimi i gjendjes së krijuar dhe defiçitit të skemës së financimit të sigurimeve shoqërore duhet parë i lidhur ngushtë me vazhdimin e procesit të formalizimit të ekonomisë sonë kombëtare, i parë ky proces si një proces historik dhe që sjellë përfitime të njëkohshme si për punëdhënësit ashtu edhe për punëmarrësit.

Së katërti, nxitja e skemave alternative plotësuese të sigurimeve siç janë skemat private, të shoqëruara me forcimin e mbikqyrjes së fondeve përkatëse dhe ofrimin e lehtësirave fiskale për ta, do t’i shërbente uljes së presionit mbi buxhetin e shtetit për të mbështetur skemën e sigurimeve shoqërore.

Së pesti, njohja e minimumit jetik dhe rivendosja e ekuilibreve midis këtij minimumi dhe pagës së pensionit minimal do ti shërbente dekurajimit të braktisjes së vendit dhe shpopullimit të tij.
Do me thënë, është koha që edhe ne duhet të pranojmë se plakja e fuqisë punëtore mund të godasë ekonominë në shumë mënyra të ndryshme, të tilla si rritja e presionit për më shumë fonde buxhetore në skemën e sigurimeve shoqërore, por edhe në faktin se të punësuarit në 5-10 vitet e fundit përpara daljes në pension kanë tendencë të jenë më pak produktive në punë.

Shkurt, plakja e popullsisë edhe në vendin tonë pritet që të ndikojë edhe në frenimin e ritmeve të rritjes ekonomike në ekonominë tonë kombëtare. Sa më e moshuar popullsia, aq më ngadalë rritet ekonomia, ashtu sikurse është provuar edhe se një popullsi më e moshuar është më pak produktive se popullsia në moshe më të re. /gazetasi.al/

Etiketa: ekonomiplakja e popullsisezef preci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion

09:19 : 04/07/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale

08:10 : 30/06/2025
AKTUALITET

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë

13:30 : 26/06/2025
AKTUALITET

Falimentimi i bizneseve të vogla, në rënie në 8 qarqe

08:30 : 26/06/2025
AKTUALITET

Pastrim parash?! “Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

08:28 : 24/06/2025
AKTUALITET

Pabarazia e kursimeve/ Shqiptari i zakonshëm ka vetëm 3 mijë euro në bankë

16:13 : 23/06/2025
Para

Në kohë krize, edhe qeveritë më të fuqishme taksojnë dijen

TË GJITHA

Zgjat vetëm tre muaj aventura te Partizani, ish-lojtari i Kombëtares largohet nga të kuqtë

19:13 : 04/07/2025

NASA zbulon një lidhje të fshehur midis bërthamës së Tokës dhe ajrit që thithim

19:08 : 04/07/2025

48-vjeçari prej 3 ditësh i zhdukur në Delvinë, kolegu i tij çoban denoncon në Polici

19:08 : 04/07/2025

E shtuna me temperatura deri në 39°C! Ja cilat do të jenë qytetet më të nxehta

18:53 : 04/07/2025

“Pazari i Roskovecit”, Bardho i la mandatin Zegjinesë/ Braho: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor

18:51 : 04/07/2025

Nico Williams i la “thatë”, Barcelona kthen vëmendjen te sulmuesi i Man.United

18:49 : 04/07/2025

EMRAT/ Kryen një sërë vjedhjesh në Angli, arrestohen tre ‘skifterët’ shqiptar

18:33 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com