Ermal Mamaqi ka festuar ditëlindjen e Amarda Toskës mbrëmë në një festë surprizë të organizuar për bashkëshorten.
Moderatori kishte mbledhur stafin e biznesit të tyre për të festuar 37-vjetorin e Amit, ndërsa ndau disa nga momentet më të bukura gjatë festës.
Por më i veçanti ishte momenti kur po luhej kënga e tij me Dr. Florin, “Ku ka si Tirona”.
![]()
Ndërkohë që të pranishmit kërcenin valle, Ermali ishte ulur në një cep duke filmuar veten të përlotur dhe stafin që dëfrehej.
![]()
Moderatori gati qante për mungesën e mikut të tij të ngushtë që u nda nga jeta 5 vite më parë.
Ai kishte shkruar emrin e këngëtarit të ndjerë, ndërsa kishte bërë tag edhe bashkëshorten e tij Blerina.
Më 28 shkurt, Dr. Flori do të festonte 40-vjetorin nëse do të ishte mes nesh!
	    	













